♪ 4

419 34 27
                                    

'Ç'ishte ajo aty?' iu hakërrye Laura. Dukshëm s'qe aspak e lumtur prej ndërhyrjes së saj.

'Dhashë mendimin tim' bëlbëzoi.

'Dhe kush e kërkoi mendimin tënd Dua?' i kujtoi me atë pyetje se sa e pavlerë qe në sytë e tjetrës.

'Hmm, mendova se ...' Kërkoi për një përgjigje që do justifikonte pse dreqin kish futur hundët ku s'i takonte. E vërteta ish që s'kish menduar aspak.

'S'të kërkon kush të mendosh. Je këtu për të mësuar. Që do të thotë të dëgjosh shumë dhe të flasësh vetëm kur të kërkohet' hipi në makinë e priti që ajo të hipte pas saj, për tu rikthyer në zyrat e Blickstein PR.

'Duke qenë se më kërkove të dëgjoj CD dhe... hmm, ti dëgjoja'

'Të kërkova që të ndiheshe se po bëje diçka zemër. E kisha ndarë mendjen që do ti mbështesja që kur kërkuan me vendosmëri e pa ia bërë syri tërr që ti bëja të famshëm' e bëri të ndihej edhe më e pavlerë. Puna e saj një tallje. E të mendoje se i qe mburrur Kait, për diçka që s'kish qenë kurrë në dorën e saj.

'Bëre zgjedhjen e duhur' vendosi ti drejtohej si një kolege. Tjetra mund ta nënvlerësonte, por s'do të vazhdonte lojën e Laurës e të nënvlerësonte veten. Askush s'mund t'i vidhte aftësinë për të formëzuar një mendim, dhe as fjalët për ta shprehur atë. 'Indulgjenca është një këngë e freskët, tinguj që rezonojnë rock-un e vërtetë që shumë njerëzve u mungon'

'Po e bën prapë' u përtyp Laura. Uli xhamin e ndezi një cigare, tymi së cilës u përplas në fytyrën e Duas.

'E di, dhe s'do të kërkoj ndjesë që po them çfarë mendoj'

'Vazhdo' i kërkoi të fliste këtë herë.

'Njerëzit janë ngopur prej komercializmit. Po mbytet me to. Mund ti servirim diçka të re dhe ti edukojmë që të pëlqejnë e dëgjojnë këtë'

'I ke parë ata të tre?' Nënqeshi Laura.

'Ehë' pohoi. Mjaft herë - i kish parë të sfidonin Laurën, të dominonin një skenë të improvizuar, të nervozonin atë e së fundmi të aprovonin me një mendim të sajin.

'Janë të bukur' komentoi Laura. 'E di çfarë do të thotë kjo?'

'Di qe s'do të thotë që s'mund të bëjnë muzikë të mirë. Bukuria s'i privon nga kjo'

'Por ama gocat e reja, edhe minorene, sërisht do lagin të mbathurat për to. Do blenë postera e do këndojnë në kor. S'duam apo jo, të të rriten me mërinë që nxisin këngët e tyre'

'S'mund ti kërkosh të ndryshojnë e të humbasin origjinalitetin e tyre sepse disa çerre do duan fytyrat e tyre'

'Mundem' kundërshtoi Laura 'Por s'do ta bëj. Përkohësisht'

'Jo?'

'Do provoj ti promovoj me këngën tënde. Nëse reagimi që përftoj s'është ai që pres, puthi lamtumirë pozicionit tënd në kompani'

'Dhe nëse shkon mirë?' shtyu fatin e saj por Laura e pa të paarsyeshme ti përgjigjej.

E vërteta ish që kontrata e saj me kompaninë skadonte për fare pak, e vetëm tani Dua ndihej sikur vërtetë po i jepej mundësia të mësonte diçka teksa njëkohësisht ndihej edhe më e sigurtë tek vetja.

Prandaj, nëse ekzistonte një mundësi e vogël që Laura do lobonte për ta mbajtur aty, ish nëse kënga paraqitej e suksesshme.

E Dua bëri atë që s'kish bërë kurrë më parë. I kërkoi shoqeve të saj të pakta, e ato më pas shoqeve të tyre të tjera, që të kërkonin që kënga të lutej në stacione të ndryshme radiofonike në ato emisionet e dedikuara. E pas një jave, s'qenë vetëm mikeshat ato që kërkonin ta dëgjonin sërisht e sërisht.

DekadencëWhere stories live. Discover now