Pjesa 1

1.8K 97 32
                                    

Monotonia, ja se ç'e rrethonte. Njerez te zymte e pa jete, dite te gjata e te merzitshme, te gjitha njesoj. E njejta rutine. Ishte merzitur me cdo gje. Zgjimi ne mengjes ishte bere me i veshtire, mesimi me i padurueshem, pasditja kafeneve, cdo here me nga nje djale te ri, e merzitshme. Ishin te gjithe njelloj, i drejtonin te njejtat pyetje, mburreshin per te njejtat gjera. Ajo vec i degjonte dhe kthente te njejtat pergjigje. Nuk qeshte kurre me shakate e tyre, nuk i tregonte shume per veten. Ajo nuk fliste, vetem degjonte.

Nuk ndihej e plotesuar, e dinte se i mungonte dicka. Por nuk harronte te jetonte e te kenaqej, ne ate monotoni te thate. Nuk ishte vajza qe strukej ne ndonje cep dhe priste qe ta gjenin e ta shpetonin nga burgu i saj. Ajo jetonte. Guxonte, nuk stepej nga paragjykimet e te tjereve, nuk lendohej e shperthente ne te qara prej ofendimeve. Ajo ishte ajo, e nuk turperohej nga vetvetja.

Dhe ne cdo takim ishte ajo qe bente hapin e pare, ishte ajo qe vendoste.

Qendronte ulur ne nje kolltuk krahe nje djali zeshkan e simpatik, ne ambjentin e nje lokali te erret. Ajo provokueshem mbeshteste koken ne supin e tij e merrte fryme prane qafes se djalit, ndersa ai vazhdonte fliste, tregonte per shkollen, mesuesit, ndeshjet e futbollit. U lodh duke e degjuar. Kur do e kuptonte qe ajo nuk donte fjale? Ndoshta nuk po dergonte sinjalet e duhura.

– Enea, u lodha. – tha dhe u shkeput prej tij.

– Do qe te ikim diku tjeter?

– Jo.

– Te lodha duke folur papushim apo jo? – me ne fund po kuptonte – Pse nuk me tregon ti rreth teje? Me thuaj si ishte shkolla andej? Shume ndryshe nga ketu?

– Nuk jemi ketu per te folur per mua. E as qe dua tia di per ty e per dramat e tua. – ai mbeti i shokuar duke mos ia ndare syte. Ajo iu afrua dhe e puthi. Ja, ishte ajo qe merrte gjithmone hapin e pare.

– Ema, je e sigurte? – pyeti Enea duke e larguar nga vetja.

– Ehe. – pershperiti ajo dhe u perqendrua serisht ne buzet e tij. Nuk donte tia dinte sa i zgjuar ishte, sa i ndjeshem e romantik. Ajo nuk luante me ndjenja. Kerkonte vec dicka fizike.

– Ema, mendoj se.. Sapo jemi njohur, une nuk di asgje per...

– Nuk po planufikojme martese e nuk po bejme femije. Une dua te te puth aq sa do edhe ti. Mos me thuaj qe nuk te terheq? – pyeti provokueshem, duke i pershperitur fjalet ne veshin e tij.

– Po, normal qe po. Je shume sexy, por..

– Ska por. Une po te ofrohem dhe ti vazhdon me fjale. Mua nuk me pelqejne fjalet. . – dhe kjo ishte biseda e fundit qe shkembyen ate mbremje. Keshtu jetonte ajo. Ishte e re. Kishte tere jeten perpara per tu bere serioze e per tu stabilizuar vetem me nje mashkull. Tani donte te eksperimentonte, te kenaqej dhe sonte ishte Enea argetimi i saj i rradhes.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now