Pjesa 37

380 49 2
                                    

–       E njihni vajzen? Eshte e afermja juaj? – ishte pyetja qe i drejtoi mjeku i urgjences.

–       Jo, jo. Vetem sa e gjeta...

–       Cfare i ka ndodhur?

–       Droge mendoj.

Mjeket e shtrine trupin e saj te ngrire, te dobet ne nje shtrat te ngushte te ambulances.

–       Ndonje menyre se si mund te kontaktojme te afermit e saj?

–       Do te merrem une..

–       Do ta shoqeroni vajzen? – as qe e njihte por nuk iu desh te mendohej gjate per te pohuar me koke, e bashke me mjeket e veshur me perparese te bardha, qe po i jepnin asaj ndihmen e pare, u fut ne ambulance, duke braktisur pas lokalin. Pronari do te nervozohej kaq shume, por kjo ishte me e rendesishme. Behej fjale per nje jete.

Nxorri celularin e vajzes nga xhepi dhe fillimisht vendosi te telefononte te atin. Ishte ai qe me ngulm e kishte telefonuar pak me pare, duhet te ishte merakosur per te.

Nje ze i i ngjirur iu pergjigj menjehere. Si tia thoshte: qe vajza e tij ishte ne nje ambulance rruges per ne spital pas nje overdose, e qe ai e kishte gjetur, por mos te shqetesohej se ajo do te behej mire. A do te behej vertete mire? A do tia hidhte? Mjeket e ndihmes se shpejte nuk i kishin dhene asnje pergjigje. Ndoshta nuk duhet ta ushqente me shpresa te kota.

–       Ema, me ne fund. Po te presim. Vilma ka ardhur. Mungon vetem ti.

–       Hmm, zoteri. – e nderpreu me zerin qe i dridhej.

–       Kush je ti? Cfare ben me celularin e sime bije? Ku eshte Ema? – pra vajza quhej Ema. Pse nuk kishte menduar per familjen e saj por kishte vendosur ti jepte fund jetes ne kete menyre, e vetmuar ne nje vend te felliqur qe asnje nuk e njihte.

–       Zoteri, kam frike se do tju jap nje lajm te keq. Emen po e shoqerojme per ne spital. Eshte nje urgjence.

–       Cfare? Po si? Pse? – cfare i kishte ndodhur te bijes? Ne ate moment e tere bota pereth tij ndaloi se ekzistuari. Harroi Vilmen, Rean, dreken e tyre, gjithcka. Syte iu mbushen me lot. Ema e tij, ne spital. Serisht spital.

–       Gjendja eshte e rende zoteri. Me vjen keq. Mjeket nuk me thone gje, besoj se duhet te vini vete.  Ishte nje overdose droge. – ne ate moment bota u shemb mbi te. Droge? Ajo kishte hequr dore, ajo ishte pastruar? Cfare i kishte ndodhur qe krejt papritur kishte vendosur te kthehej serisht ne ate te shkuar te erret qe edhe ajo vete tashme e urrente. Sapo rindertonin maredhenien e tyre, me ne fund ai ndjente se ajo po i afrohej serisht, qe po i hapej e i besonte. Si valle nuk e kishte kuptuar qe e bija vuante? Kush e kishte lenduar? Telefoni i ra nga dora ne dyshemene e ftohte, ku u perplas duke bere zhurme. Do te kishte rene edhe ai vete, por Vilma dhe Rea renden drejt tij, e ne pergjigje te prekjes se tyre te dashur, shpertheu ne lot. Nuk mund te humbiste edhe ate, nuk mund te humbiste edhe vajzen e tij. E kishte share, ishte inatosur me te, kishte menduar se nuk mundej ta duronte me, ishte bere gati ta perzinte nga shtepia, kishte arritur deri ne kufirin mes dashurise e urrejtjes. Por asnjehere nuk kishte mundur te hidhte ate hap te vetem qe ndante keto dy ndjenja kaq te kunderta. E donte, ishte bija e tij. Gjaku i gjakut te tij. Ishte cka i kishte mbetur nga gruaja e tij e dashur, nga Silvia. Ngjanin aq shume, e teksa shihte te bijen te buzeqeshte, i kujtohej fytyra e ndicuar e se shoqes. Mos po ia merrte ajo valle? Edhe ate e kishte mare malli, edhe tani kerkonte ta takonte serisht? Ajo nuk ishte egoiste, ajo gjithmone kishte menduar per te, ajo donte ta shihte te lumtur. Prandaj do ta ndihmonte qe mos ta humbiste Emen e tij.

–       Babi, babi cfare ka? – pyeste me ngulm Rea e frikesuar.

–       Eshte Ema, duhet te shkoj. Tani, ne spital.

–       Cfare ka ndodhur? – pyeti tani Vilma.

–       Nuk e di, duhet te rend tek ajo.

–       Do te vijme me ty. – por ne ate moment nuk donte askend, donte vetem te rrinte vetem, por as nuk i kundershtoi. Po mendonte me te keqen, e nese Ema do te vdiste, e shpirti i saj te ngjitej lart ne qiell, ai kishte nevoje per nje shpatull ku te qante, kishte nevoje per mbeshtetje. Per dike qe ti kujtonte arsyjet pse duhet te vazhdonte te luftonte e te jetonte, e mos ta ndiqte te bijen ne qiejt e larget. Arsyeja e forca e tij do te ishte Rea.

Donaldi kishte perqafuar fort Amin, ate vajze qe kishte pranuar te ishte gruaja e tij e ardhshme. Po e shtrengonte fort ne krahet e tij, e nuk kishte per ta leshuar nese nuk do te kishte ndjere telefonin qe binte papushim ne xhepin e xhaketes se tij. Ne fillim e injoroi, por kushdo qe ishte nuk kishte ndermend te dorezohej.

–       Pergjigju zemer. – i buzeqeshi ajo.

–       Me fal, nuk doja qe askush te na prishte kete moment.

–       Ska gje Donald. – nxorri telefonin. Ne ekranin e tij, u shfaq emri i Emes. E dinte, e dinte qe ajo vajze do te ishte gjithmone mes tyre. Nuk do ti pergjigjes, nuk mund te fliste me te ne sy te Amit, sidomos pas asaj qe kishte ndodhur ne mengjes. Ajo telefononte per shpjegime, qe ai nuk do tia jepte kurre. – Kush eshte qe nuk po pergjigjesh?

–       Ema. – tha ai me gjysem zeri.

–       Hape. Ndoshta ka ndodhur dicka.

–       Jam i sigurte qe nuk eshte asgje.

–       Hape. Nuk merzitem. Sot me ke bere vajzen me te lumtur ne bote. Nuk ka asgje qe do ta rrembeje kete ndjenje prej meje. As Ema, askush.

Nuk mund te kundershtonte Amin serisht. Ajo mund te dyshonte per dicka, e kjo ishte gjeja e fundit qe ai donte te ndodhte. Nuk mund te shkaterrohej gjithcka, tani qe sapo kishte filluar te merrte forme, prandaj me gjysem zeri e i zene vertete ngushte u pergjigj.

–       Cfare do? Mendova se isha i qarte apo jo.

–       Donaldi? – nuk ishte zeri i qete e melodioz qe kishte pritur ti pergjigjej, por zeri i nje djali.

–       Po. Kush je ti?

–       Dikush. Mora per tju lajmeruar, qe vajza se ciles i perket ky telefon, Ema ne mos gaboj, ndodhet ne rrezik per jeten, e po e cojme ne spital. Mendova se do tju interesonte?

–       Cfare ka ndodhur? Ndonje aksident?

–       Nese mund te quhet i tille. Droge. – e mbylli telefonin. Nuk donte te degjonte me shume. Droge, rrezik per jeten. Ajo kishte provuar te vriste veten, i ishte dorezuar me ne fund pushtetit te droges, e ishte i tere faji i tij. Dreqin, nuk duhet te ishte sjelle aq keq me te, nuk duhet te ishte treguar aq i ashper, por kishte qene vertete i inatosur. Cfare kishte bere keshtu? Nese ajo vdiste, nuk donte te mendonte qe ajo do te vdiste, sepse do te jetonte perjete me peshen e fajit, do te jetonte perjete duke e ditur qe ai ishte nje kriminel, sepse ishte ai qe i kishte marre jeten me sjelljen e tij harbute.

Dreqin, si ishte treguar aq budalla. E njihte, si kishte harruar valle qe jeta e saj gjithmone qendronte e varur ne nje fije. Ajo gjithmone ia kishte permendur qe jetonte vetem per te vdekur, qe nuk kishte asnje arsyje pse te jetonte vertete.

Ndoshta, ishte bere ai arsyeja pse kohet e fundit ajo kishte filluar te shikonte boten me nje sy tjeter, e vete ai ia rrembeu shikimin, e verberoi, duke e zhytur serisht ne terrin te cilit ajo i trembej, ne erresiren prej se ciles ajo donte te shpetonte, prej se ciles ai e kishte nxjerre me aq lehtesi. Nuk e kishte menduar kurre qe ajo do mund te bente kete, te hidhte vete hapin vendimtar drejt fundit, kishte menduar gjithmone se ishte shume e dobet dhe e frikesuar per ti dhene vertete fund gjithckaje.

Ishte ai qe i dha fund gjithckaje per te, dhe e shtyu larg vetes, drejt te vetmit shpetim qe ajo njihte. Ajo nuk paska patur frike te vdiste, thjesht kishte gjetur nje arsyje qe e mbante ende gjalle, e arsyeja kishte qene ai...

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now