Doli nga shtepia me idete e qarta. Kishte vendosur qe kete dite te mbrapshte ta kthente ne diten me te bukur te jetes se tij. U fut ne argjendari Pirron, ku kerkoi te shikonte unazat e fejeses. Bleu me te bukuren e te gjithave. Nuk iu dridh aspak qerpiku nga cmimi i majme. Ami meritonte gjithcka. Dhe nuk kishte cmim qe nuk ishte i gatshem te paguante per te.
He Zot? Me kthej nje pergjigje. Ne fund te fundit me ke borxh nje te tille. Te kujtohen netet e gjata qe flija duke qare e duke tu lutur qe te me shpetoje nga balta ku po zhytesha, nga ajo balte qe po me perpinte. Cfare beje ti? Ndoshta qeshje me lutjet e mia. Ndoshta ishe ti ai qe me zhyti e me thelle, aty ku nuk mund te te ndjeja me. Me zhyte ne ate terr, aq thelle, sa fjalet e ia mos te mberinin dot me tek ti.
E gjate tere kohes une te lutesha vetem qe te me merrje edhe mua aty lart, krah teje, te me bashkoje me mamin tim.
Por as ti nuk me doje. A nuk jam edhe une bija jote? Gjithmone me kane mesuar qe jemi te gjithe femijet tuaj Zot. Por mua nuk me deshe aty larte me ty. Me harrove ketu ne kete jete te felliqur. Pse me dhurove jeten, kur e dije qe do te ishte kaq e padrejte me mua?
Kerkoja vetem te me zgjasje doren e te me udhehiqje, por tani do te vi vete tek ti. Kete here nuk me ndalon dot..
Isha me e vendosur se kurre. E dija se cfare duhet te beja, edhe vetem nje here, nje here te fundit do te pranoja ne gjirin tim ate te shkuar qe Donaldi me kishte mesuar ta hidhja pas. Edhe nje here, e me pas me ne fund edhe une do te isha e lumtur.
Kete here gjeja qe kerkoja me ngulm, ishte lumturia. Cdo qelize imja po ulerinte, po kerkonte ate ndjenje. Por nuk mund te isha e lumtur duke ecur ne kete toke. Ndoshta lumturia ime ishte aty lart, ne qiell.
E celesi i lumturise time ndodhej ne canten time.
Nxorra medalionin e arte qe dikur kishte qene i mamase sime. Ate medalion, qe diten e funerallit te saj, babi ma kishte besuar mua, qe ta mbaja gjithmone prane vetes, e me te do te kisha prane edhe mamin. Por une nuk e ndjeva kurre ate, megjithese asnjehere nuk dola nga shtepia pa ate varese te florinjte.
Ishte gjeja me e vlefshme per mua, por per arratisjen time te fundit nga kjo bote, do ta flakja tutje. Mami nuk do te merzitej me mua, sepse une po shkoja tek ajo.
Kur atje, ne mes te bardhesise verbuese ta takoja serisht, do ti kerkoja falje per cdo gabim, e do ta perqafoja, atje lart ne te dyja do beheshim nje, e ashtu do jetonim ne perjetesi.
Per te bleu edhe tufen me te madhe e te bukur te trendafilave te kuq. E me lulet ne dore, e me kutine e vogel ne xhep, qendronte perpara deres se shtepise se saj. E dinte qe ajo ishte aty, duke u bere gati per tu larguar.
Mori fryme thelle dhe trokiti lehte. Ishte i vendosur dhe ishte gati.
Nuk iu desh te priste shume, ajo u shfaq ne pragun e deres me floket e mbledhura bisht dhe e veshur me rrobat e shtepise. Ishte aq e bukur, e njome. Dhe do te ishte e tij, perjetesisht.
*
U gjenda perpara lokalit te vogel, te fshehur mes pallateve 5kateshe te Myslym Shyrit, ne ate lokal ku per here te pare u takova me Markon. E sigurte, pa dyshuar per asnje cast ne vendimin qe kisha marre, hyra brenda e pa pare rreth e rrotull, shkova drejt banakut.
– Ca do ketu nje zocke si puna jote?
– Dua mall.
– Te ka marre malli per dike? – u tall banakieri me mua. E njihja, ishte i njejti qe me kishte dhene drogen heren e pare qe kisha perfunduar ketu .
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...