Nuk vonoi dhe shume. Ishte serisht dhimbja e kokes qe e zgjoi, e serisht u zgjua ne nje shtepi te re. Ku kishte fjetur kesaj rradhe, me ke kishte fjatur. Koka po i buciste. Por kur me ne fund hapi syte, dhe pa Donaldin qe i qendronte perballe, u tremb. Pyeste veten si kishte perfunduar aty,si ishin kryqezuar rruget e tyre ate nate. Per here te pare prej shume kohes ndjeu turp dhe uli koken, nuk donte te ndeshjej me shikimin e tij.
– Te kam pergatitur nje caj. – i tha ai dhe i zgjati filxhanin me cajin e nxehte vetem pasi e ndihmoi te ngrihej e te qendronte ulur.
– Faleminderit. – i mori filxhanin dhe pa ndeshur shikimin e tij per asnje moment filloi te pinte pak nga pak.
– Te ka ngrene macja gjuhen? Ajo Ema shkolles flet papushim. – u mundua te niste nje bisede ai. E ndjente qe ajo po ndihej ne siklet. Nuk donte qe te ndihej e zene ngushte.
– Profesor, une.. une.. – macja ia kishte ngrene gjuhe, ai kishte te drejte. Ajo spo dinte cfare te thoshte, nuk dinte si te justifikonte veten, sepse nuk mbante mend se cfare kishte ndodhur.
– Donald. Me therit keshtu. – i tha ai perzemersisht.
– Cfare ndodhi?
– Asgje. Ishe shume e pire. U ndeshem krejt rastesisht ne nje lokal. Nuk mund te te lija aty, nuk dija ku banon dhe te solla ketu. Mendova se nuk do te zgjoheshe deri neser ne mengjes.
– Po me plas koka.
– Ma merr mendja. Duhet te kesh pire shume. – ne ate moment iu kujtua, Marko, droga . Dreqin duhet te gjente Markon dhe te paguante per dozen e mbremshme. I duhet te gjente leke. Por vendosi qe te harronte cdo gje per vetem pak caste. Iu kujtua TJ. Sa kohe kishte kaluar qe athere.
– Donald, me fal.
– Nuk e kisha menduar te tille takimin tone te pare. – i tha ai duke buzeqeshur. – Ate kujtimin ku do njihnim njeri tjetrin.
– Nuk do te kishte takim. Ti ishe i pamundur. – i kujtoi ajo. – Nuk besoj qe krejt rastesisht te kesh ndryshuar mendim per mua.
– Jo. Une nuk kam asnje mendim per ty. Nuk te njoh.
– Une jam vec cka shef. Asgje me shume, asgje me pak. Jam nje vajze qe nuk kaloj pothuajse asnje nate ne shtepi, qe nuk di te dashuroj, argetimi im me i madh eshte te gjej djem e te tallem me to. Dhe ato tallen me mua, por nuk me behet vone. Dhe numeroj ditet qe kalojne nje nga nje, numer pas numri. E cdo dite me afron me shume drejt fundit, vdekjes.
– Shume pesimiste. Vdekjes. Ke nje jete perpara. Do te martohesh, do te krijosh nje familje tenden. E me pas do te duash te jetosh, nuk do te duash te vdesesh.
– Kush do te donte te martohej me mua. Do kishte shume mundesi qe do kisha shkuar me shokun e ngushte ose me vellain e burrit. – kishte kohe qe enderrat e saj per nje familje, per princin e kalter ishin thyer. Nuk donte me asgje prej tyre. Sic i kishte thene Donaldit, donte vetem qe fundi te vinte, te shkonte ne boten tjtr te ishte me prane te emes se ketu, megjithese ate vete e priste ferri. Dhe qe ditet te kalonin me shpejt bente cka bente. Ajo nuk kishte aspak deshire te jetonte per te ndertuar nje te ardhme per veten. Ajo jetonte per te vdekur.
– Mami im ka vdekur. Me merr malli. Cdo dite qe kalon un ndjej qe po i afrohem. E doja shume, e dua shume – e teksa rikujtonte te emen, teksa per here te pare i tregonte dikujt per te, syte iu mbushen me lot. – Me mungon Donald. Isha e vogel, kisha nevoje per te. Isha e humbur. Ndermorra shume vendime te gabuara, bera shume gjera qe nuk duhet te kisha bere, ato me sollen ketu ku jam. Tani kam mbetur ne nje rrjete mekatesh, nuk dal dot me.Duhet ta beja krenare, duhet te rritesha e te behesha nje grua e ndritur si ajo, ndersa tani do te turperohej nese do te me shikonte. – dhe shpertheu ne lot. Kjo ishte e verteta me te cilen jetonte cdo dite. Ajo cka i rendonte ne shpirt. – Nuk dua qe ajo te me shohi keshtu.
– Ema, mos qaj. – ne ate moment ndjeu keqardhje per te. Prandaj iu afrua dhe e perqafoi. Ajo kishte bere gabime, ishte e ndergjegjshme per to. Pse nuk hiqte dore nga e shkuara? Pse nuk fokusohet tek e ardhmja? – Je ende e re, ke ende kohe. Mund te behesh dikush, mund te lesh cdo gje pas. Mund te nisesh nga e para.
– Mu dha ajo mundesi, kur erdha ketu. Nuk mundem. Bie gjithmone pre e te njejtave gabime. – jeta e saj tashme ishte lidhur ngushtesisht me drogen. Kishte provuar te qendronte larg alkolit, droges, por nuk ia kishte dale. Tere trupi i saj kerkonte ato substanca per te funksionuar. Nuk e zinte gjumi nese nuk pinte nje gllenke alkol, i tere trupi i dridhej, e behej paranojake, aksioze.
– Mendoj se je e forte per te kapercyer kete pengese. Zgjidh mire personat qe do qe te kesh prane dhe mund tia dalesh.
– Une te dua ty. – i pershperiti ajo – dua te di qe krahet e tua do jene te hapura per mua cdo dite. Qe ne fund te dites mund te vi dhe te gjej ngushellim tek ti. Mos te me duhet te vrapoj me pa asnje destinacion. Dua qe te jesh ti destinacioni im. – dhe e shtrengoi prane vetes.
– Ema, nuk mundemi. Une jam i lidhur. Kam nje te dashur qe e dua. Nuk mund te futesh mes nesh. – i foli sinqerisht ai. E donte Amin. Ajo terheqje qe kishte ndodhur pak me pare, nuk ishte asgje, nuk ishte dashuri. I ndodhte te tereve qe teksa shihnin nje vajze te bukur perballe tyre, veshur ne rroba qe nxirrnin ne pah ter hiret e saj te donin me shume. Por nuk ishte dashuri. Dashuria ishte ajo cka ai ndjente per Amin. Dhe per kete ishte i sigurte.
– E dashura jote do behej xheloze. – tha ajo dhe u shkeput prej tij. – Bej mire te iki. Jam shume gjera, jam kurve sic me quajn te gjithe, por nuk do futem mes jush. – vetem kur ishte para deres vuri re qe mbante veshur bluzen e Donaldit. E hoqi dhe e hodhi ne toke, pastaj hapi deren dhe u largua. Ndersa ai nuk u cua per ta ndaluar. Sepse ajo kishte te drejte. Ami do behej xheloze. Dhe Ema do kishte qene vec nje pengese mes tyre. Sado qe do te donte qe ta rikthente ate ne rrugen e drejte, nuk do te mund te ishte ai vete kujdestari i saj. Ne fund te fundit, as qe kishte pse te merakosej kaq shuem. Ajo ishte e rritur, kishte jeten e vet, dhe mund te bente cdo gje me te, mund ta hidhte ne nje kosh plerash, e ai nuk kishte pse te shkonte ta merrte e ta drejtonte per te.
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...