U zgjua nga rrezet e diellit qe permes dritares hynin dhe ndriconin dhomen e vogel e te rremujshme. Ishte i vetedijshem por nuk pranonte te hapte syte, sepse i trembej dhembjes qe shkaktonte drita qe versulej permes tyre. I dhimbte koka.Kishte pire, e nuk mbante mend asgje nga nje nate me pare. E dinte qe kjo i ndodhte sepse kishte vite pa pire aq shume. Ishte zene me Amin, por duhet te ishin pajtuar serisht sepse ajo ishte aty krah tij, ndjente ngrohtesine qe rrezatonte trupi i saj ne shtrat. Donte ta zgjonte edhe ate prandaj zgjati doren aty ku duhet te ishte koka e saj per ti perkedhelur floket, por u tremb kur nuk ndjeu ondet e buta te Amit, por ne vend te tyre floke te dendur e te drejte. I frikesuar hapi syte.Ishte Ema. Po flinte me Emen, po ndante ate shtrat me te, ate shtrat ne te cilin kishte fjetur vetem me Amin e tij. Cfare dreqin kishte bere keshtu? U cua menjehere dhe u drejtua per ne banjo, ku do te bente nje dush te gjate, shume te gjate, per te kthjellesuar mendimet e tij e per te shpelare nga trupi aromen e Emes. Cfare kishte bere keshtu? Nje puthje edhe mund te tolerohej, por kjo. Ne ate cast urrente veten, i veshtirosej personi qe shikonte ne pasqyre. E kishte tradhetuar, ajo kishte besim tek ai, ia kishte thene edhe nje nate me pare. Qe kishte besim. E ai me pak alkol kishte thyer besimin e saj. Duhet ti thoshte. Kete nuk mund tia mbante te fshehte. Nuk mund te qendronte, te puthte e te perqafonte me Amin e tij, pa kujtimin e Emes qe do te endej mes tyre. Ajo do te shkaterronte gjithcka, kjo vajze po shkaterronte gjithcka. Qe diten qe ishte bere pjese e tij, qe diten qe ishin perplasur ne shkolle, cdo gje ishte kthyer permbys. Ami nuk do ta falte kurre, nuk do te donte ta shihte me kurre. Nuk ishte i detyruar ti tregonte. Nuk donte ta humbiste. Do bente gjithcka qe ajo te ishte e tij perjete. Kishin qene aq te lumtur, deri sa kurva e vogel ishte futur mes tyre. Mallkonte diten qe i kishte ardhur gjynah per te, diten qe kishte vendorsur te luante rolin e edukatorit per ate vajze te papjekur. Cfare i kishe thene mendja?
Ishte i tere faji i saj. Ajo kishte perfituar prej tij, nuk mbante mend asgje, por nuk kishte se si qe ai vete te kishte deshiruar Emen. Ajo kishte perfituar prej gjendjes se tij per te fjetur me te. Duhet ta kishte kuptuar qe ishte kjo cfare donte qe ne fillim. E shikonte ne shikimin e saj, ate deshire perveluese per ate vete. Dhe kishte gjetur castin e duhur, castin kur ai kishte qene me i lenduar, me i dobet se kurre.
Donte te shkonte e ta terhiqte prej flokesh, ta shante, ti peshtynte ne fytyre, ta flakte nga shtepia e tij. Donte qe ajo te zhdukej njehere e mire nga jeta e tij, bashke me tentakulat e saj ngjitese, me te cilat e kishte mbeshtjelle e nuk e linte te largohej. Donte qe te fshinte cdo moment qe kishte kaluar me te, qe kishte humbur me te, por ajo kishte shkaterruar gjithcka. Kishte lene shenjat e saj ne mendjen e tij, ne trupin e tij e do te ishte pergjithmone aty. Nuk e fshinte dot, nuk e largonte dot nga lekura e tij. E urrente. Po, tani ishte i sigurte qe e urrente ate qenie te peshtire, qe ishte futur vjedhurazi ne jeten e tij, duke perdorur ato taktikat e saj manipuluese, provokuese, per te shkaterruar gjithcka per te cilat ai kishte punuar gjate tere ketyre viteve te gjata.
VOUS LISEZ
Tani Dua te Jetoj (shqip)
Fiction généraleKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...