Pjesa 7

551 59 8
                                    

Fragment Ditari

E dua shume familjen  time ditar. Kam edhe une ato momente kur ndihem e turperuar prej tyre, kur mendoj se sa ndryshe do ishte jeta ime nese do kisha prinder te tjere. Ndihem ndonjehere xheloze per familjet e shoqeve te mia. Prinderit e tyre duken aq te mire, aq te embel, liberale. Por ndoshta pas perdeve te mbyllura edhe ato transformohen.

Por nese ne nje moment te jetes do te me jepej mundesi te zgjidhja midis ketyre prinderve dhe disa te rinjve, do zgjidhja keto. Ne zemren time kane zene nje vend te pazevendesueshem. Do te me duhet te shqyenin zemren qe ti largonin prej aty.

Babi im eshte i eger, na bertet ndonjehere, por une e di qe ai me do. E ndjej kur me uron naten e mire, kur me shume dashuri me  pyet se si kalova ne shkolle, nga gezimi dhe krenaria qe lexoj ne syte e tij kur marr ndonje note te mire. Nuk me le te dal shpesh, merakoset per mua, mendon se tere te keqijat e botes jane rreshtuar jashte, e presin te me sulen vetem mua. Kjo sepse me do. Edhe une e dua. E ndjej kur me perqafon, kur luan me mua. Kur mundohet te plotesoje cdo deshire timen.

Pastaj eshte mami, ajo eshte engjelli im. Ajo eshte forca ime. Ajo eshte misherimi i cdo miresie te kesaj bote, dhe qendron gjithmone prane meje, eshte e imja. E di qe ajo nuk do te me lere kurre. Mjafton qe une ta theras, dhe ajo niset te vije tek une. Per mua ajo do te kalonte oqeane e mijera kilometra, vetem te me qendronte prane. Te njejten gje do te bej dhe une per te. Do  ta ndjek kudo. Nuk do tal ere kurre te me iki. Do e mbaj gjithmone fort prane vetes. E di qe nje dite do te martohem, por une dhe mami jemi pakete dyshe. Dhendrit do ti duhet te duroje vjehrren e saj.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now