23 Dhjetor
Sot eshte dita e fundit e shkolles e do te nisim zyrtarisht pushimet tona te krishtlindjeve dhe vitit te ri. Duhet te jem e lumtur, si tere studentet e tjere, por vertete nuk jam. Nuk e di nese kjo do te thote qe nuk do ta shoh Donaldin per me shume se nje jave. Nese nuk eshte shkolla qe na ben te ndeshemi gjithmone me njeri tjetrin, a do te vije ai valle te me kerkoje? Apo edhe une jam thjesht nje detyrim, e keto pushime do te jene edhe nje shkeputje prej meje?
24 Dhjetor
Qendroj ulur prane dritares e shikoj qiellin. Sot nuk ka diell, ai eshte fsheur pas mantelit te trashe te reve qe qielli ka veshur, por pertej tyre ai eshte aty, une e di.
Po lufton rete e akullta me rrezet e tij, por ato sundojne qiellin dimeror.
Po bie shi, nje shi i imet qe nuk pranon te pushoje, qe nuk dorezohet per ti lene vendin bores. Ne Tirane me kane thene qe nuk bie kurre bore. Sa keq, do te ishte e mrekullueshme qe atmosferes se festave qe ka pushtuar qytetin ti shtohej dhe manteli i bute e i bardhe i debores. Dhe prandaj pres ne dritare. Po pres boren, qe ndoshta nuk do te vije kurre. Shiu kryenec do te vazhdoje te bjere pa pushim, per te kujtuar qe ai sundon kete qytet. Edhe nese disa floke debore shkeputen nga rete, e bien lehte, butesisht drejt tokes, shiu do te fshehe ekzistencen e tyre. Mes pikezave te shiut, edhe ato do te dukeshin si te tilla.
Ra zilja. Nje tingull kaq i cuditshme, i panjohur per ne. Asnje nuk vinte te na takonte, ishim gjithmone vetem une, Rea dhe babi. E kete here ndoshta dikush kishte ngaterruar deren teksa shkonte te vizitonte ndonje te aferm per festa. Edhe Vilma nuk ishte dukur me. Nuk e pyeta kurre babin se cfare ndodhi me te. Ndoshta vazhdonin te shihnin njeri tjetrin, ndoshta jo. Nuk guxoja te thyeja akullin me tim ate, kisha frike se nese vertete rruget e tyre ishin ndare, ai do te me fajesonte mua. Dhe thelle brenda vetes edhe une do te fajesoja veten.
Nga ana tjeter, Rea, me afrimin e festave te fundvitit ishte bere me e gezuar, me e hedhurdhe e qeshur. Ishte e vetmja qe transmetonte gezimin qe kishte pushtuar qytetin edhe tek ne. Ishte gjithmone kenaqesi ta shikoje tek kercente nen tingujt e melodive te krishtlindjeve apo teksa kendonte per ne kenget qe i kishin mesuar ne shkolle. E zemra ime kendonte me te, por une heshtja, vetem buzeqeshja lehte e duartrokisja. Per Rean, im ate bleu edhe nje peme Krishtlindjes e me pas te dy bashke mbushen deget e bredhit me sferat shumengjyreshe. Ne fund beme nje fotografi te 3 sebashku para pemes, e babi e vendosi ne nje kornize. Por ne ate foto mungonte dicka, mungonte mami. E sa here e shikoj, pertej fytyrave tona, shikojgjithmone mamin tim, ndjej ngrohtesine e buzeqeshjes se saj. Sa me mungon!!
– Ema, hajde, ke vizita.. – me theriti Rea. Une? Dikush kishte ardhur tek ne per mua? Nxitova shtyre nga kurioziteti per te mesuar se kush ky vizitor i mistershem ishte. E kur hyra ne dhomen e ndenjes qendroja perballe Donaldit, shikimi im i fiksuar tek ai teksa ai me buzeqeshte. Cfare bente ketu? Ne shtepine time? E dinte se ku banoja, me kishte percjelle ne shtepi me pare, por nuk e kisha ftuar kurre brenda, nuk ia kisha prezantuar me babin e Rean. Ne fund te fundit pse duhet ta prezantoja? Ai ishte thjesht dikush qe po me ndihmonte te hidhja nje hap te rendesishem te jetes.
Im ate ishte i habitur, asnje djale nuk kishte ardhur me pare ne shtepine tone, asnje shok i imi.Nuk di te them nese ishte i nevrikosur apo i gezuar... Nuk dija as nese une vete isha e gezuar qe ai ishte aty.
– Hmm, Donald, cfare po ben ketu?
– Erdha te te marr. Dua te te tregoj dicka.
– Une ne fakt, jam pak.. se di. – ishte e sikletshme, te bisedoja me te ne sy te babit tim. Cfare po mendonte ai ne ato caste?
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...