Pjesa 17

458 48 9
                                    

Nentor 2004

Dola nga nje lokal i vogel me TJ. Kaloja cdo nate me te. Ai ishte bere si mentori im qe me mesonte cdo gje. Si duhet te sillesha, kujt duhet ti besoja e kujt jo. Ishte ai qe me mesoi se si duhet te sillesha me meshkujt. Duhet te ishin ato qe me deshironin mua, e jo une te rendja pas tyre. Sipas tij meshkujt terhiqen nga femra qe rrezatonin kondifence, vetbesim, e jo nga vajza te shkermoqura nga pelqimet qe ushqenin brenda tyre per nje djale, arrinin ne piken qe te benin cdo gje vetem vemendjen e tij.

–       Nuk do te jesh me ti ajo qe do te pelqesh. Mbaje vath ne vesh.  Do ti besh djemte te te pelqejne, te te deshirojne, e vajzat xheloze.

–       Por une.. Une nuk jam e tille.

–       Do te behesh. Mos i trego askujt per vuajtet e tua, asnjeri nuk duhet ta di dhimbjen tende. Do qendronin me ty sepse do ndjenin keqardhje.

–       Ti ndjen keqardhje per mua?

–       Me dhimbsesh. – pranoi ai.

–       Une nuk di si te behem terheqese..

–       Ti je terheqese. Je e bukur, ke nje trup qe do gjunjezonte tere meshkujt para teje. Duhet vetem te mesosh ti perdoresh armet e tua. Duhet te mesosh ti provokosh deri ne piken qe do te te deshirojne me mish e me shpirt. E ne ate moment duhet te dish te tehiqesh. Duhet te te duan por mos te te kene.

–       Une nuk jam e tille. Une nuk di te jem provokuese, une nuk di...

–       Do te behesh, por jo tani. Je akoma bebushi im i vogel. – dhe me shtrengoi ne krahet e tij te forte. Aty ndihesha ne shtepi, e sigurte. E dija qe ai nuk do linte qe asgje e keqe te me ndodhte per sa kohe qe qendronte krah meje. U ndava me te si gjithmone disa blloqe me poshte shtepise time dhe bera pjesen e mbetur te rruges me vrap. Pa bere zhurme hapa deren e shtepise Netet e tjera ia kisha hedhur pa u lagur, babin ose e zinte gjumi sa shkelte ne shtepi, ishte i lodhur, e nuk kishte fuqi te kontrollonte per mua dhe Rean. E here te tjera ai nuk ishte kthyer ende nga puna. Nuk duhet te dinte gje per daljet e mia, perndryshe do te me kishte terhequr vemendjen. Por kjo nate nuk ishte e thene te ishte e thjeshte. Sonte ai po me priste ne guzhine, ulur ne nje nga karriget e vogla te tavolines se bukes, mbi te cilen kishte vendosur shishen time boshe te Vodkas. Dreqin, kisha harruar ta hidhja.

–       Ty po te prisja.

–       Ba, une.. une dola te blija ... – nuk dija si te justifikohesha. Kos? Buke? Ishte ora 12. Nuk do toleronte qe vajza e tij te sorrollatej rrugeve kaq vone.

–       Te blije alkol? Cfare donte kjo shishe ketu?

–       Nuk e di. Nuk e kisha pare kurre.

–       Prandaj ka shenja buzekuqi ne shishe. Sa kohe ke qe pin?

–       Nuk kam pse te jap llogari ty. – droga ende ne sistemin tim po me jepte nje guxim te tepruar. Nuk pata aspak frike ti kunderpergjigjesha.

–       Jam yt ate.

–       Aaa, u kujtove qe ke nje shtepi? Sepse une kam 2 muaj qe nuk te shoh.

–       Po shlyem duke punuar. Per ty, per Rean. Nuk dua qe tju mungoje asgje.

–       Po na mungon ti. – shpertheva une. Ai zhduket heret ne mengjes e kthehej ne darke vone kur ishte e pamundur te shkembeje 2 fjale me te.

–       Sa kohe ke qe pin? – kerkoi te dinte serisht. Por kete here ishte me autoritar.

–       Ajo qe ke ne dore esht shishja e 4 ose e 5te. Ajo pije eshte e mrekullueshme. Duhet ta provosh dhe ti, ndoshta do te te zbuse pak.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now