Pjesa 38

400 44 3
                                    

Doktore me perpareset e bardha,qe serioze ecnin kryelarte neper korridoret e bardha te spitalit, njerez qe kokeulur prisnin ne ankth, te tjere qe qanin per te afermit e tyre, e e te semure qe me ndihmen e infermiereve ecnin me veshtiresi, e ne fytyren iu lexohej dhimbja qe ndjenin. Infermieret nga ana tjeter qendronin te zymta, me vetullat e ngrysura, te lodhura nga perkujdesja e vazhduar qe duhet te tregonin, sikur ne fund te fundit kjo mos te ishte puna e tyre. Kjo atmosfere krijonte nje tablo te ngjyrosur plot dhimbje, frike. Pas dyrve te mbyllura te atij korridori, te semuret lengonin ne ate qe mund te ishte shtrati i tyre i vdekjes. Ato dhoma te vogla ishin te tejmbushura me dhimbje e vuajtje, brenda tyre krijohej nje atmosfere e padurueshme, mbytese. Asnje nuk donte te futej brenda asaj hapesire aspak miqesore, e serisht qendronin e injoronin dhimbjen e te semureve qe i plogeshtonte.

Kishte menduar se pas vdekjes se Silves, nuk do ti duhej te shkelte ne nje vend te tille per nje kohe shume te gjate. Sa kujtime. Teksa priste jashte reanimacionit ku po mbanin Emen, nuk rreshte se kujtuari oret e gjata te pritjes disa vite me pare, athere kur priste doktorin te shfaqej pas deres per ti thene qe ajo do te jetonte. Ajo iku.

E tani serisht priste nje doktor, per ti dhene lajmin e mire qe athere nuk e degjoi dot.

Ema duhet te jetonte. Nuk duhet ta braktiste ne kete bote qe pa te do te humbiste ngjyrat, kete bote qe do te ishte aq bosh pa te.

Nje doktor u shfaq pas deres se dhomes brenda se ciles ndodhej e bija. Dukej i lodhur nga dita e gjate e punes. Kushedi dhe sa ore te gjata do ti duhej te punonte ate nate, e ndoshta do kishte dashur qe Ema mos te ishte shfaqur kurre per ti shtuar edhe me shume pune, por kjo ishte detyra e tij qe duhet ta permbushte me rigorozitet.

–       Zoteri Xhemali?

–       Po. – dhe ne pergjigje te emrit te tij kerceu ne kembe.

–       Gjendja eshte stabilizuar dhe nese pergjgja e trupit te saj eshte ashtu sic presim, mund te zgjohet ne ditet ne vazhdim. Por kjo nuk eshte e sigurte, mund te ndodhe cdo gje.

–       Do te thuash eshte mire?

–       Nuk mund te ve doren ne zjarr per kete, por eshte nje vajze e forte, dhe sic thashe presim qe te permirsohet e te zgjohet ne ditet ne vazhdim. Mund ta shihni per pak.

–       Faleminderit doktor.

Vetem kur doktori u largua drejt zyres se tij, Vilma bashke me Rean e pergjumur u afruan drejt tij.

–       Eshte me mire. – i tha pa pritur per pyetjen qe asnjera nga te dyja nuk dinte si ta drejtonte, me friken qe ai do te ishte shume i lenduar nga nje lajm i mundshem i keq.

–       Fale Zotit. – tha Vilma dhe e shtrengoi ne nje perqafim te ngrohte, me te cilin i dhuronte force e ngrohtesi. Ajo kishte qendruar prane tij edhe ne kete mesele, ajo e kishte mbeshtetur edhe sot sic kishte bere gjithmone. Ajo ishte vertete nje grua e mrekullueshme qe nuk duhej humbur.

Kur infiermierja erdhi ta merrte per ta shoqeruar tek Ema, ai kerkoi qe edhe Rea e vogel te vinte me te. Ajo fillimisht kundershtoi, por me pas pranoi te bente nje perjashtim.

Te dy u futen ne dhomen e mbushur me aparatet mjekesore qe per momentin ishin e vetmja lidhje me jeten qe kishte Ema. Ajo zhurme ritmike e rrahjeve te zemres se saj... Zemra e saj ende rrihte. Ajo ishte akoma gjalle e prane tij. U afrua prane shtratit, ku kete here qendronte shtrire e bija. Me syte e mbyllur, ngjyren e bardhe te akullt te fytyres, ngjyret e buzeve te zbehta, iu duk krejt papritur me e madhe, iu duk sikur krejt papritur ishte kthyer 5 vite ne kohe, dhe perpara tij qendronte shtrire e shoqja. Si athere, shtrengoi ne doren e tij te ngrohte, ate te saj, u gjunjezua perpara atij krevati si te ishte nje altar e me lot ne sy filloi ti lujet Zotit qe mos tia merrte edhe te bijen. Rea qendronte prane tij, e me syte e saj te zbrazet e plot dhimbje shikonte te motren teksa flinte, si nje siluete e pajete perpara saj. Nuk mbante mend kurre ta kishte pare kaq te zymte. AJo edhe ne ditet e saj me te keqija, ishte gjithmone plot energji. Edhe ne oret e saj me te erreta, kur zihej me babin, kishte gjithmone nje buzeqeshje gati per te. E tani ato te dy ishin aty, por ajo po i injoronte. Nuk po i buzeqeshte si gjithmone, nuk po i hapte syte per te.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now