30 Mars
Pranvera me ne fund zbarkoi dhe perzuri tutje dimrin plak. Deget e zhveshura te pemeve po vishen serisht me gjethet e njoma, bari eshte rigjeneruar, e ne mes te gjelberise se tij, ngrejne kryet lule te vogla, duke thyer njeshmerine e atij tapeti jeshil. Dhe ne, njerezit po zhveshim veshjet e trasha te dimrit, e pa to ndihemi me te lehte, te rilindur si gjithcka rreth nesh.
Pelerina e nates ka mbeshtjelle kete pjese te rruzullit, e yjet e qendisur ne te, si mijera diej te larget ndricojne zbehte, por asnjeri nuk mposht dominimin e erresires. Kjo e fundit perzen diten tutje e pret qe ajo te shfaqet serisht per te shtyre tutje ate vete. Nje cikel i panderprere, ku dita dhe nata i lejne rradhe njera tjetres, duket sikur kjo eshte loja e tyre, me te cilen nuk lodhen kurre.
Sot, me Donaldin ishim aty, spektatore te arratisjes se diellit, e ndoqem deri sa u fsheh tutje, atje ku ne nuk e ndiqnim dot me. Iku nga ne per te lindur e per te sinjalizuar fillimin e nje dite te re ne anen tjeter te botes. Do te kthehej serisht, sepse nata do ta ndiqte edhe atje, e ai nuk e linte ate asnjehere ta gllaberonte.
Ishte e diele, e Donaldi erdhi te me merrte ne oren 10 ne shtepi. Padyshim qe isha bere gati me kohe, e nga dritarja skanoja rrugen, prisja makinen e tij qe te shfaqej nga casti ne cast. Ishte i perpikte, si gjithmone. Pasi lajmerova babin qe po shkoja, dhe i dhurova nje puthje te shpejte Reas, si nje puhize ere, u zhduka, prezenca ime nuk ndihej ne ate shtepi, sepse une nuk isha me aty.
Babi ishte i lumtur, ai vertete mendonte se Donaldi ishte i dashuri im, e une nuk e kisha kundershtuar kete mendim te tij, ndoshta sepse me pelqente vertete qe nje dite te ishte vertete i tille. I dukej nje djale i mire, e i pelqente qe me ne fund shoqerohesha me njerez per te qene, e jo me horrat e zakonshem, sic i etiketonte ai shoket e mij te dikurshem. Dhe vete ndihesha mire, qe isha shkeputur e kisha lene tutje ate balte ku kisha qendruar e zhytur per aq gjate. Tani ndihesha e paster, por kishte disa njolla, qe nuk mund ti fshija kurre, duhet vetem te mesoj ti fsheh.
Kohet e fundit jam bere shume e thelle, se kuptoj as vete se nga me vijne tere keto fjale. Cuditem se sa e thjeshte eshte te materializoj cdo mendim timin mbi faqet e ketij blloku. Por tani e lashe, do te tregoj per diten e kaluar ne plazh pa tendenca te forta letrare.
Dita ishte akoma e re kur me Donaldin u nisem per ne Durres. Nuk kisha qene kurre jashte Tiranes qe nga ardhja ime ketu. Meqe nuk ka me shance qe te kthehemi ne Amerike, duhet ta marr pak seriozisht eksplorimin e shtetit tim te ri, dhe po e filloj sot. Me Durresin.
Gjate kohes qe Donaldi ngiste makinen, une nuk i flisja. Me pelqente me shume te degjoja muziken e radios e te shikoja nga dritarja, shtepite qe shfaqeshin e zhdukeshin. Dhe shume shpejt arritem ne destinacion. Fillimisht vizituam qytetin, ku ecem krah njeri tjetrit ne shetitoren buze detit. Gjate oreve te dites ishte e shkretuar, por e dija qe me zbarkimi e nates edhe ajo popullohej nga te rinjte. Diku aty, hengrem edhe nje dreke buze detit. Peshk i fresket. Nuk kisha ngrene kurre nje peshk kaq te mire. Ne amerike mund te gjeje gjithandej, e sa here qe mami na e gatuante, im ate gjithmone thoshte: Ky peshk eshte aq i fresket, sa peshkatari qe e ka kapur ka 1 vit qe ka vdekur.
Por dita nuk mbaronte me kaq. Pasi me qerasi me kete dreke, gjithmone me qeraste ai, e une ndihesha vertete ne siklet qe nuk me linte te pakten te paguaja per veten, meqe ta qerasja une nuk behej fjale. (As qe duhet ta mendoja, aq e pamundur ishte), donte te me tregonte plazhin. Serisht udhetuam me makine, lame pas qytetin, pjesen e plazhit mbushur me restorante, lokale me muzike live, qe tani kishin ulur qepenat e prisnin veren e turistet per te rifilluar punen, nje shkemb (shkembi i Kavajes mesa mora vesh) qe kokeforte ngrihej mes relievit te bute bregdetar. Aq kokeforte sa nuk lejonte te kalonin mes tij as valet e radios e pikerisht ne refrenin e kenges sime te preferuar, zeri i nje spikereje italiane mbushi makinen. Ngadalsuam diku me tej, e morem nje rruge te ngushte e te pa asfaltuar qe zgjatej mes pishave, e humbte duke dredheruar mes tyre.
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...