Pjesa 34

382 45 5
                                    

* ne kete pjese ka nje tregim paralel te ngjarjeve te shkuara dhe te tashme :)

1 Prill

U zgjova me e lumtur se kurre. Hapa syte, e krejt papritur cdo gje qe me rrethonte, bota, ishte bere nje vend me i bukur, nje vend me i gezuar.

Sa doja te ndihesha cdo dite keshtu? Ishte e mrekullueshme, dhe serisht kisha vetem Donaldin per te falenderuar. Donaldi, ai nuk ishte shtrire prane meje. Duhet te ishte zgjuar me pare, e duhet te ishte duke bere nje dush, sepse nga banja degjoja zhurmen e vazhduar te ujit. Si duhet te sillesha tani me te? Duhet ta puthja? Apo duhet ti qendroja larg? Kishim fjetur bashke, ai e kishte dashur te gjithe kete. Edhe une, por nuk do ta kisha detyruar kurre per te ndenjur me mua, nuk do te kisha perfituar kurre prej tij. Por dhe nuk kisha mundur ta refuzoja. Po pse duhej ne fund te fundit, kur ishte vete ai qe po kembengulte aq shume?

Uji pushoi se rrjedhur, zhurma e tij nuk ndjehej me, prandaj edhe une, pasi vesha rrobat qe kisha patur veshur nje nate me pare, shkova drejt kuzhines, ku do te pergatisja ndonje gje per te ngrene, per te dy ne. E  imagjinoja skenen ne mendjen time: Ai do te hapte deren e banjes, shikimet tona do te ndesheshin, do te me buzeqeshte, une gjithashtu. E me pas do te vinte prane meje e une do te ndjeja aromen e fresket te trupit te tij, do te me rrembente nje puthje, e me pas te dy do te uleshim ne te njejten tavoline per te ngrene.

Kaq, me mjaftonte kaq per te qene e lumtur, vertete.

Hapi deren, e ajo ishte aty, ne guzhinen e shtepise se tij, duke gatuar. Ndjente eren e dickaje te skuqur qe i guduliste hundet. Kishte shpresuar qe ajo te ishte ende ne gjume, do te behej gati shpejte e pa bere zhurme qe mos ta zgjonte, e do te zhdukej nga aty. Kur ajo te zgjohej, nuk do ta gjente ne asnje vend, as nje shenim prej tij qe ti thoshte se ku mund te ishte. Do te priste pak, por ai nuk kishte nder mend te kthehej aty, as ne mbremje. Donte te harronte. Me ne fund Ema do te lodhej e do te largohej. Do ti shkruante ndonje mesazh, ndoshta edhe do ta telefononte, e natyrisht ai nuk do ti pergjigjej thirjeve te saj. Ndoshta nuk do ta kerkonte me kurre, e lodhur nga indiferenca e tij. Por nese vazhdonte ti binte telefonit te tij me ngulm, me ne fund do ti pergjigjej, vetem per ti bere te qarte qe nuk kishte me te bente me te. Ne shkolle, do te bente nje kerkese qe ajo te transferohej ne nje grup tjeter, per arsyje te sjelljeve te saj te keqija, qe shqetesonin mesimdhenien. Dekani e kishte qejf, prandaj kerkesa e tij do te pranohej, e keshtu nuk do ti duhej te duronte prezencen e saj shperqendruese as ne shkolle. Ishte kaq e thjeshte, i duheshin vetem pak dite per te mbledhur veten, per te harruar, e me pas do te shkonte tek Ami.

E dinte tashme se cfare do ti premtonte. I ishte dashur te gabonte per te kuptuar qe ishte ajo e vetem ajo gruaja me te cilen donte te kalonte jeten. Do ti premtonte dashuri te perjetshme, besnikeri e mbeshtetje deri ne vdekje. Do ti propozonte per fejese.

Cdo gje kishte qene kaq mire e menduar, kaq e thjeshte deri ne momentin kur hapi deren e tualetit e u gjend balle per balle me Emen. Ajo u kthye drejt tij, dhe i buzeqeshi. Nje buzeqeshje rrezellitese, nje buzeqeshje e nje femije te lumtur qe ka arritur ate qe donte, duke perdorur cdo metode.

I buzeqesha, sic nuk i kisha buzeqeshur askujt me pare, por ai qendronte i ngrire si statujat e perendive te lashta greke perballe meje. I ngrysur.

–       Donald, miremengjes. – thashe une per te thyer akullin. E kuptoja qe ishte nje situate e sikletshme, jo vetem per mua, per te dy. Por nuk mu pergjigj, asnje fjale prej tij, asnje pergjigje.

–       Donald, cfare ke? – e pyeta me zerin qe me dridhej. Ishte aq i venger, kisha frike. Vertete frike.

–       Mblidh gjerat e tua, dhe zhduku nga ketu. – zhduku. Kjo fjale kaq e ashper treti cdo grimce gezimi, perzuri tutje ate ndjenje aq te bukur lumturie. E dija qe nuk duhet te genjehesha, bota nuk ndryshonte dot kaq shpejte, ishte serish i njejti vend i shpelare qe kishte qene gjithmone. Por ai Donaldi i mire, po ai ku u zhduk valle? Kush ishte ky burre i eger e mbushur plot urrejtje qe qendronte perballe meje. Princi im i kalter ishte shnderruar ne nje drago qe po villte mllefin e tij drejt meje.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now