Pjesa 26

384 51 1
                                    

Dhjetor

I dashur ditar, shpresoj qe edhe ti mos te me paragjykosh per tere cmendurite qe kam bere. Shpresoj mos te jesh lodhur nga marrezite e mia pafund qe kane pushtuar faqet e tua. Por gjithmone kam patur nevoje te flas me dike, te shprehem, e teksa askush nuk ishte krah meje per te me degjuar, te kisha ty. E tani ti je dritarja, porta per tek e shkuara. Por une nuk dua te shkoj me aty.

Doja ta flakja tutje ate bllok, te grisja tere faqet e tij, por asnje nga keto veprime nuk do te fshinte cka kishte ndodhur deri me sot. Nuk mund te mohoj te shkuaren, do te ishte sikur te mohoja veten, duhet te mesoj te bashkjetoj me te. Duhet te mesoj ta mbaj ate sa me larg te tashmes, e cdo hap i ri qe po hedh do te thelloje distancen midis dy boteve ku une jetoj. Tani jam e gezuar. Eshte e cuditshme, e kisha harruar se sa magjike ishte kjo ndjenje. Kam rilindur serisht. E tani po mesoj te eci. Por nuk dua te ngrihem ende ne kembe, nuk dua te rrezohem e te vritem serisht. Kete here do te pres, do ta ndjej se kur jam vertete gati.

Sa kohe kisha pa mbushur faqet e ketij ditari me historite e mia. Nuk do te humb kohe per te shkruar cfare ka ndodhur gjate tere kesaj kohe. Nuk dua te rikujtoj asgje. Ato kujtime i kam mbyllur diku, e nuk dua ta hap ate qeli te mendjes sime, i kam denuar per te jetuar perjetesisht aty.

Tani dua te shkruaj per tere eksperiencat e bukura qe kam patur fatin te jetoj muajin e fundit.

Dimri ka trokitur, e cdo gje rreth meje ka nisur gjumin e gjate dimeror, ndersa une po jetoj pranveren time. Kete here vertete po fluturoj, nuk ka me toke nen kembet e mia, jam vetem une dhe qielli, une dhe lumturia. E nuk kam frike, sepse Donaldi eshte prane meje, e di qe ai eshte aty, gati te me prese edhe nese une bie. Eshte ai qe me fali krahet, duhet te falenderoj vec ate qe me hapi syte ndaj nje jete ndryshe.

Tani shkoj cdo dite ne shkolle,nuk kam munguar ne asnje leksion qe nga ajo dite ne kafe. Ne fillim ndeja veshtrimet perveluese te te gjitheve mbi mua, por koha ecen, e me kohen harrohet gjithcka.E tani jam thjesht nje studente, tani nuk jam me as bushtra qe te tere pergojonin, tani jam vetem Ema. Me ne fund jam vetem une.

E pas mesimit, zhytem mes librave te mi, mesoj per ore te tera, e kur kam kohe ndonjehere takoj edhe Donaldin. Ai eshte i gatshem sa here e telefonoj. Ka frike te leshoje doren time edhe per vetem nje cast. E une ndjej se mund te kem besim tek ai. Ndjehem mire me te, shume mire. Tani droga ime e vetme eshte ai.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now