Pjesa 40 ( E Fundit)

1K 66 38
                                    

Maj (nje muaj me vone)

Pershendetje, jam Ema, dhe jam e droguar...

Te pakten kam qene. Nuk e kisha menduar kurre qe do te perfundoja ne nje qender te tille reabilitimi, rrethuar nga njerez qe cdo dite perballen me te njejtin problem si une, qe cdo dite mundohen te luftojne ate deshire te shfrenuar per drogen. Mes jush, ndihem ne shtepi. Ndihem sikur me ne fund perkas diku, e me ne fund kam gjetur njerez qe me kuptojne.

Nuk kam folur kurre me pare, me askend, per ndjenjat e mia gjate ketij muaji te fundit, e me ne fund dua ti nxjerr jashte vetes, jam gati ti cliroj nga burgu i shpirtit tim. Prandaj do te flas gjate, por shpresoj mos te lodheni nga rrefimi im. Sdo te mund ti kerkoj kurre falje disa personave, por ndihem vertete shume fajtore per gjithcka qe kam shkaktuar.

Jeta ime, nuk ka qene nga me te mirat. Nuk do deshiroja per asnjerin nga ju qe te kalonte ne ato qe kalova une. Dhe gjithmone fajesoja fatin, Zotin per tere fatkeqesite e vetem tani po drejtoj gishtin nga vetja. Cdo gje qe na ndodh, eshte rezultat i vete zgjedhjeve tona, e une bera nje sere zgjedhjesh te gabuara. E perfundimi i atij rrugetimi me solli ketu, mes jush.

Kur humba engjellin tim mbrojtes, mamin tim, te vetmen qenie qe ndieja vertete afer, kisha frike. Isha e vetmuar. Ajo ishte mburoja ime ndaj botes. Deri atehere une isha vajza e vogel e llastuar  e krejt papritur u rrita. Krahas dhimbjes se padurueshme me te cilen jetoja cdo dite, duhet te mbaja mbi supe edhe pergjegjesine e rritjes se motres sime te vogel, shtepine. Isha ende nje femije, nje vajze qe kurre nuk mesoi te bashkjetonte me dhimbjen, kurre nuk mesova ta pranoj e ta bej ate pjese timen, sic duhet te ishte. Ajo gjithmone me vinte perfund.

Eshte e kote te nis te rreshtoj sa e sa here kam gabuar, por gabimi im me i madh ishte vendimi per ti dhene fund jetes.

Gjithmone kisha menduar se vdekja do te ishte shpetimi im, e vetem kur endesha midis dy boteve, ne ate kufi aq delikat, me ne fund kuptova qe dua te jetoj. Doja te jetoja per te ndertuar nje fillim te ri, per te shijuar boten qe me rrethon, qe tani krejt papritur eshte me e bukur, me mirkpritese.

Po punoj, po mundohem vertete shume te ndertoj nje te ardhme te re, nga fillimi, por gjithmone do te jem e dobet, sepse themelet e kesaj jete qe nisa ne momentin qe hapa syte ne shtratin e atij spitali, jane te kalbura.

Po mundohem te pranoj realitetin, te ndaloj se shmanguri pergjegjesive te mija, jo vetem ndaj vetes por edhe ndaj familjes sime. Po mesoj ta pranoj dhimbjen.

Por ajo qe vertete me ben te ndihem keq, te zgjohem cdo nate e te gjaj me ore te tera, eshte fakti qe kam lenduar kaq shume njerez.

Babin tim, motren time. U tregova vertete egoiste, kur duke tentuar te vetevritesha mendova vetem per shpetimin tim, e jo per dhimbjen qe po i shkaktoja atyre. I kerkoj vertete falje, jo vetem per kete, por per tere shqetesimet qe une kam sjelle ne ate shtepi, per tere grindjet. Kam lenduar tim ate ne ate pike sa kam frike se thelle brenda tij, ai nuk do te mund te me fale dot kurre. Ai eshte turperuar prej meje, e pse mos te turperohej. Vete une, tani, turperohem nga ajo cfare kam qene, nga jeta e shthurur qe kam bere. Nese do te mund te fshija te shkuaren, do te fshija cdo gje per te shkruar nje jete te denje, nje jete si neper filma. Filmat? Ketu filloi problemi im i vertete. Enderrat. Realiteti me largonte gjithmone larg e me larg tyre. Nuk kishte princa te kalter e princesha, nuk kishte dashuri te perjetshme qe niste ne adoleshence, por une nuk pranoja ti lija keto enderra te iknin. Ndoshta ende nuk kam hequr dore se besuari qe me te dalur nga ajo dere, do te perplasem me dike, qe teksa me sheh ne sy do te me kerkoje falje. Do te humbas ne syte e tij, e do te dashurohem, ashtu si hirushja me princin e saj. Por tani e di qe kjo eshte vetem nje enderr, qe nuk e kam vetem une, por tere vajzat. E me ne fund mesova te ndaj enderrimet nga e verteta.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now