Pjesa 2

911 68 15
                                    

(Fragment Ditari)

24 Nentor 2004

I dashur ditar...

Nuk me pelqen te filloj me kte shprehje te mbiperdorur ditarin tim te pare. U mendova per dicka ndryshe, por qe jam shume e lumtur per ta vrare mendjen, prandaj edhe une nuk i shpetova dot kthetrave te te dashurit ditar. Njejse, shpresoj te jesh vertete i dashur me mua, dhe i kuptueshem, sepse do ndaj me ty cdo sekret timin. Dhe po tregohem budallaqe, si mund te jesh vertet i dashur e i kuptueshe. Je thjesht nje bllolk, dhe une po te jap jete, duke vulosur ne faqet e tua, copeza te miat. Caste lumturie, si tani, ndoshta dhe hidherimi ne te ardhmen. Cdo gje do jete mes nesh.

Sot jam shuuume e lumtur, sic nuk kam qene asnjehere. Me ne fund e provova edhe une puthjen e pare. Tani shoqet nuk do tallen me me mua, nuk do te me therasin murgeshe. Sepse isha nder te vetmet qe nuk kisha puthur nje djale. Une dhe peshkopet e klases, ato vajzat qe vetem mesonin dhe me predispozita per tu bere lezbike. Sepse kishin turp te flisnin me nje mashkull apo ti hidhnin syte, e sa here djemte e klases benin shaka, ato shikonin shtrember e tere qortim. Une nuk jam e tille. Nuk jam vajza e famshme qe te tere njohin, por as vajza qe te tere evitojne. Une ndihem mire aty ku jam, shumicen e kohes. Ndihem gjithmone ne siklet kur me duhet te sajoj mijera arsyje, mijera plane te paqena, kur me ftojne ne festa ne shtepite e shoqeve dhe une nuk mund te shkoj. Babi im eshte pak fanatik. Jo fanatik qe te me mbylle ne shtepi e te me detyroje te vendos perce. As mysliman i devotshem. Ai thjesht preokupohet per mua. Nuk do qe te me ndodhe gje, dhe mendoj se jam e sigurte vetem mbyllur ne 4 muret e shtepise.

Prandaj teksa shoqet e mia ishin neper festa, duke kercyer e duke shkembyer puthjet e tyre te para, une rendja ne dhomen time dhe qaja. Dhe mami shtrihej gjithmone prane meje ne krevat dhe me thoshte mos te merzitesha. Si mos te merzitesha valle, po humbja kaq shume nga adoleshenca ime. Dhe do te isha e vetmja qe do te shkonte te shkolle te mesme pa puthur ndonjehere. Mami me kujtonte gjithmone qe babi nuk ishte i keq, ai vetem na donte shume, dhe prandaj sillej rrepte me ne. (mua dhe motren time te vogel fare) Pastaj gjithmone fillonte te me tregonte per vendilindjen e tyre, Tiranen. Si ishin takuar e si ishin dashuruar. Nje dite do ta gjeja edhe une nje si babi per mua. Por nje qe do ti linte vajzat te dilnin, e mua nuk do te me duhej te kaloja ore te tera duke ngushelluar vajzen time adoleshente. Sipas mamit babi trembej se do te ndikohesha keq nga shoqeria pafrere e amerikes. Ne tirane nuk kishte gjera te tilla. Nuk behej fjale qe vajza 14 vjec te pinin cigare e te shkonin neper festa si ketu. Cfare vendi i merzitshem duhet te ishte.. Nuk kisha qene kurre, ndonjehere behesha kurioze por pastaj une doja zhurme, rini e festa e jo nje vend shetitoresh mbushur me cifte pleqsh, qe edhe pas viteve martese dukeshin te lumtur e te dashuruar si diten e pare ne krahet e njeri tjetrit.

Bera nje roman (dhe mu lodh dora) por nuk do te le pa treguar per PUTHJEN TIME TE PARE... Tani po qe fitova bileten tme per ne shkollen e mesme.

Shoqja ime e ngushte kishte ditelindjen. Familjet tona jane miq. Edhe ajo si une ka lindur nga prinder shqiptare ne amerike. Mesa kam marre vesh prinderit tane njoheshin qe me pare, por te sajet jane kaq ndryshe. Sa e sa here deshiroj qe te ishin ata prinderit e mi.. :S

Sara, ne pamje engjellore, eshte djalli vete. Ajo eshte e para nga ne qe ka provuar cdo eksperience te rriturish. Cigare, alkol, puthje po e po. E ne fillim, kur dhe vajzat e tjera ishin buze paprekura si une, ajo na pershkruante me detaje si duhet te puthje, kur duhet te mbylleshin syte e kur te terhiqeshe. Me pas detajet e saj filluan te pasuroheshin edeh me ato te shoqeve te mia te tjera, ndersa une kisha mbajtur shenime ne mendjen time. (por ne te vertete cdo gje ishte aq ndryshe)

Sara thoshte qe donte te provonte, dhe hmm hmm. Une ende skuqesha vetem duke e menduar. Dhe nuk ndihesha rehat te bisedoja rreth kesaj me te, megjithese ishte shoqja ime e ngushte.

Dhe sot ishte Sara qe me preu lejen e festes. Kishte njerez nga shkolla dhe disa me te medhenj. Sara ndihej shume rehat, fliste e qeshte me te tere, ndersa une ndihesha pak ne siklet, fillimisht. Pastaj i thashe vetes te harroja cdo gje dhe te kenaqesha. Ndieja shikimet e djemve mbi mua, dhe me sikletosnin vertete, prandaj cdo veprim, kur kerceja e kur bisedoja me ndonje shoqe, e beja pa i andare syte dyshemese.

Pastaj ishte rradha e lojes famekeqe '7 minuta ne Parajse' dhe shishja ndaloi e drejtuar nga une dhe nga Bryan. OMG, Bryan, djali me i bukur i shkolles. Sic e kerkonte tradita na mbyllen ne nje dhome, dhe kishim 7 minuta kohe per te bere cte donim.

Koha filloi. Ne fillim 7 minuta dukeshin aq te gjata, por fluturuan. Dhe trokitja ne dere per te na lajmeruar me zgjoi nga nje enderr.

Hey Ema, apo jo? – me pyeti Brian kur ishim vetem ne dhome.

Po.

Mos u ndiej ne siklet. Me shiko. – dhe kur pa qe une qendroja e ngrire si nje statuje para tij, u afrua prane meje, dhe me duart e tij me preku fytyren, me ledhatoi e pastaj me ngadale me ngriti koken ne menyre qe shikimet tona te ndesheshin.

Une nuk.. Eshte hera e pare. – pranova me turp.

Me pelqejne vajzat qe skane puthur ndonjehere. Do ta mbajme mend gjate puthjen e pare , me pelqen te jem ai djali qe nuk do harrojne. Clirohu.

Mund ti themi qe u puthem dhe te mos bejme gje apo jo?

PO, por pse te genjejme. Eshte kaq e thjeshte. .- nuk e prisja fare. Pa palajmerim buzet e tij ishim mbi te miat. Nuk kishte kolone zanore si ne filma, ose fishekzjarre qe ndriconin por ishte magjike edhe ashtu sic ishte... Nuk kisha kohe te numeroja sa sekonda zgjati, ose te hapja syte e te shikoja se si po sillej ai,s ic me thoshte gjithmone Sara.. Isha 7 metra mbi qiell.. Pastaj trokitja, dhe magjia mbaroi....

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now