Pjesa 13

486 51 4
                                    

Ishte e premte dhe Tirana ne fundjave ishte plot party. Tirana me te vertete ishte nje qytet i vogel, por nuk ishte aspak sic e kishte imagjinuar ajo. Nuk ishte nje qytet i vjeter. Rinia edhe ketu ishte e cmendur si dhe ne Amerike, dhe partyt e clubet ishin ku e ku me te mira. Dhe sikur ta kishte ditur vite me pare, qe nuk kishte asnje ligj antialkol, e qe i shitej per te pire edhe vajzave 14 vjec, do te kishte kerkuar shume kohe me pare qe te transferoheshin. Nuk e kishte patur te veshtire te gjente vetveten qe ne castin e pare qe kishin ardhur. Me te lene valixhet ne shtepine e tyre te re kishte rendur jashte, kishte pyetur per pubet e qytetit dhe ia kishin treguar. Dhe aty nuk mund te mbeste pa spikatur nje vajze qe qendronte vetem tek banaku. Madje duke qendruar vetem fitonte edhe bonuse, pije falas teksa argetonte banakieret me muhabet, duke i shperqendruar edhe nga puna e tyre. E ndonjehere, kalonte edhe naten me njerin prej tyre.

Edhe sonte do te shkonte nga Mumja. Kishte degjuar se do behej nje party i madh, duke qene se ishte i ftuar nje DJ i huaj, e si gjithmone ishte vetem.

Rradha per tu futur brenda ishte e gjate, por ajo si frekuentuese e rregullt kishte bere disa miqesi qe i jepnin favore. Si pershembull te futej pa pritur ne rradhe. Kur roja e spikati e futi brenda menjehere. Turma kishte kundershtime por asaj as qe i behej vone. I dhuroi nje te puthur ne faqe rojes dhe pasi la xhaketen tek gardaroba e club u fut brenda. U ul ne cepin e saj te zakonshem te banakut, aty nga ku mund te shihte tere lokalin. Ishte Dejvi qe si gjithmone servirte ne ate cep.

–       Shiko shiko kush u shfaq serisht.

–       Ti e di qe nuk te rri dot larg. Ty dhe koktejleve qe ti me pergatit. – me pas i ktheu kurrizin per i lene te kuptohej qe nuk donte te vazhdonte me biseden. Ndjeu telefonin qe i vibroi ne xhep, e nxorri. Ishte Enea. Pff ky djale po behej i bezdisshem dhe ia mbylli. Nese e pyeste te nesermen do i thoshte qe kishte qene ne gjume. Por  teksa fuste celularin serisht ne xhep, ndjeu qe dikush qendronte prane saj. Ngriti koken per tu ndeshur me shikimin e Eneas. Mat.

–       Te pashe nga larg, por nuk po te shquaja nese ishe ti apo jo.

–       Une jam e pangaterueshme. – i tha ajo si me merzi. Nuk donte te merrej me te. E dinte se cfare do ti kerkonte, por sot kishet ardhur te kenaqej ndryshe dhe po priste Markon dhe shoket e tij qe te shfaqeshin. Ishte e sigurte qe ato do te ishin ketu sonte, i kishte degjuar ne shkolle teksa flisnin.

–       E di qe je. Mund te vish te flasim pak? – i kerkoi ai.

–       Zemer, nese do te me kerkosh per ate gjene e makines, harroje. Jam nje perdorimshe.

–       Ema, nuk dua te bej sex me ty. Dua thjesht te te njoh. Dua te te njoh ty.

–       Dhe pastaj te flejme bashke. I di skemat tuaja. Tani ik me ler te qete. – e perzuri ajo. Nuk donte te flinte me te, pfff. Do te mundohej te niste nje muhabet dhe me pas do ta terhiqte ne krevat.

–       Te ben mire te kesh edhe ndonje shoke, jo vetem djem per te te cuar ne krevat. Duhet te respektosh me shume veten. – dhe u largua. Ai vertete donte ta njihte me mire. Kishte degjuar se cfare thonin djemte per te ne shkolle, dhe kur ajo e kishte ftuar te dilnin bashke, kishte pranuar, jo sepse donte te perfitonte prej saj, por sepse donte ta njihte me mire. Nuk kishte asnje shoqe, ishte i sigurte qe nuk kishte asnje te dashur apo shok me te cilin te fliste. Ne syte e tij ajo ishte nje krijese e vetmuar dhe elenduar, qe kishte nevoje per mbeshtjetjen e dikujt, dhe ai donte ti qendronte prane. Ate nate nuk kishte dashur aspak qe te perfundonin ne makinen e tij, por ajo i ishte hedhur persiper. Dhe sado ne kontroll qofte nje djale, ne fund te fundit nuk mund ti rezistonte nje vajze aq perfekte qe i ofrohej vete ne nje pjate te arte. Por nuk kishte patur kurre nder mend ta bente me te. Do kishte ditur ku te ndalte, me pas telefoni i saj kishte rene dhe asaj i ishte dashur te ikte. Dhe kur kishte dashuri ti afrohej ditet ne vijim, per ti ofruar vetem shoqerine e tij, ajo e kishte evituar dhe e kishte shtyre tutje, sic beri edhe tani.

Ema nuk po i ndante syte nga hyrja. Andej nga ora 12 shqoi Markon dhe grupin e tij qe hyne dhe u ulen ne nje tavoline ne cepin tjeter te lokalit. Tani e dinte se ku ishin, me vone kur party te ndizet do te shkonte drejt tyre, sikur i kishte pare krejt rastesisht, do sillej sikur cuditej qe i pa aty, sepse nuk i priste dhe do hidhte dy ose tre shikime provokuese nga Marko, qe nuk do te mund ti rezistonte gjate e do ta ndiqte nga pas. Ne ate pike kontrollin e situates e merrte ajo ne dore. Dhe keshtu ndodhi ne te vertete. Nga ora 1, kur gjysma e lokalit ishin bere tape dhe po kercenin si te cmendur ajo dhe Marko u arratisen drejt banjove, ku ajo e ndoqi nga pas ne banjon e djemve. Ishte bosh. Djemte nuk e kalojne pjesen me te madhe te partyt ne tualet si vajzat duke bere foto, apo duke rregulluar tualin dhe floket.

–       Nuk prisje dot qe party te mbaronte per te me patur e? – dhe i gjuajti tek vithet. Pff sjellje tipike e nje djali halabak. Sa keq qe ishte e vetmja menyre qe dinte per te arritur tek ajo cka donte. Do ti duhej heret a vone te krijonte kontakte te tjera qe mos te duronte me harbutesite e tij.

–       Ti e di se per cfare nuk pres une.

–       Do te te duhet te me paguash. – i kujtoi ai.

–       Nuk te kam mbetur kurre borxhlie, apo jo. – ai i shkeli syrin dhe e terhoqi ne njeren prej banjave dhe mbylli deren me kyc. Pasi e puthi njehere Emen gjate u shkeput prej saj.

–       Mezi po pres te te kem.

–       Nxito athere. – ai nxorri nga xhepi nje pako te vogel me kokaine. Hodhi pak nga pluhuri mbi WC dhe pasi e drejtoi, thithi nje pjese te saj, me pas i hapi rrugen Emes qe te bente te njejten gje. Ajo u perkul dhe thithi drogen brenda vetes. Ajo ndjenja e lumturise qe shperthente brenda saj si mijera fishekzjarre ishte e menjehershme. Tani ndjeher e plotesuar. E adhuronte ate ndjenje. E kur fishekzjarret shuheshin, ishte serisht erresire... Kur u cua, Marko e shtrengoi prane vetes. Nuk mund ta shikonte pasi ai ishte prapa saj dhe egersisht po puthte dhe kafshonte qafen e Emes. Dhuna qe e karakterizonte normalisht tani ishte shumefishuar. E shtyu ate deri tek ndaresja e tualeteve, deri sa ajo ndjente plastiken e ftohte ne faqen e saj, me pas filloi te fuste duart poshte bluzes se saj duke i levizur ato nga perpara. AJo e ndaloi. Tani nuk donte te kishte te bente me te, donte te kercente. Duhet te priste. Ndjeu Markon qe u shkeput prej saj teksa zberthente pantallonat e tij, dhe ajo perfitoi, hapi deren dhe doli nga banja.

–       Hey hey, kucke, ku mendon se po shkon?

–       Me te vertete mendon qe do ta bejme ne nje banjo?

–       E kemi bere me pare. – i kujtoi ai. Naten e pare qe ishin ndeshur me njeri tjetrin dhe ai i kishte dhene nje pjese te droges se tij.

–       Pikerisht. – dhe pastaj doli nga aty. U fut dhe ajo mes njerezve qe kercenin. Nuk kishte fjale te pershkruante ate ndjenje te mrekullueshme qe e kaplloi. Ishte gjithmone si heren e pare qe e provoi...

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now