Tetor 2004
Ne oren 8, dola fshehurazi nga shtepia dhe vrapova per tek qoshja e marketit. Isha pak vone dhe shpresoja vertete qe djali te ishte ende aty.
– Mendova se nuk doje te ishe e lumtur. – keshtu me pershendeti kur me pa qe po vija
– Dua, prandaj edhe nxitova kaq shume. – i thashe duke mu marre fryma. AI mu afrua, aq prane sa ndjeja frymemarrjen e ti ne fytyren time. Ishte e rende me ere duhan.
– Paske pire Vodkan. Nuk funksionon me e?
– Nese do te funksiononte nuk do te isha ketu. – alkoli nuk me jepte me te njejten ndjesi clirimi. Kisha fituar rezistence ndaj tij, mund te pija nje shishe te tere, e serisht qendroja ulur,duke u mbytur me hidherimin tim .
– Hajde me mua. – urdheroi djali. Te shkoja me te? Une duhet te isha ne shtepi ne oren 10 ose perndryshe do te isha ne telashe te medha.
– Hmm une nuk mund te qendroj gjate. Babi..
– Prandaj je bebushe. Per te qene e lumtur duhet te thyesh rregullat. Me ndiq, ose ik e mos u duk me. – ai ishte i prere. Prandaj vendosa te shkoj me te. Ne fund te fundit kisha 2 ore kohe.
– Jam Ema.
– T.J. – keshtu me therasin, kaq duhet te dish. Nuk ishte shume i muhabetit prandaj ecen gjate pa shkembyer asnje fjale. Nuk kisha qene kurre me pare ne kete pjese te qytetit, dhe nese ne ate moment doja te kthehesha pas, do te humbisja. Pasi ecen edhe pak, ne fund te nje rrugice ai i hapi deren e nje pub dhe e la te futej perpara e me pas e ndoqi brenda ne lokal. Ishte nje vend i erret e i piset. Ne sfond degjohej muzike e forte house. Ne anen tjtr, perballe hyrjes ishte nje bar i gjate, rreth te cilit qendronin shume njerez me pije ne dore. Nuk do ta kisha gjetur kurre kte vend nese dikush nuk do te ma kishte treguar. T.J pershendeti disa djem, e me pas filloi te marshonte drejt barit. Serisht e ndoqa nga pas. Duhet te ishte klient i rregullt, pasi edhe djemte pas barit e pershendeten miqesisht.
– Paske kapur nje zocke te re T.J? – e pyeti njeri teksa nuk ndante shikimin nga une.
– Ska cte duhet.
– Mund ta ndajme. Qenka dhe fresket.
– Lereni vajzen rehat. – i foli ai tani kercenueshem dhe me pas pa nga une dhe me buzeqeshi. – Je e sigurte me mua vogelushe. – dhe une u ndjeva e sigurte vertete, vecse aspak e lumtur.
– Bryan, na bej 2 uiski si fillim.
– Uiskin e kam provuar. – i kujtova une.
– Nuk fillon festa kaq heret. Relaksohu, ctendosu. Shijoji momentet. Mos jeto me friken e pasojave qe te presin. Jeto per momentin. – te jetoja per momentin. SI mund te jetoja per momentin duke e ditur se cfare me priste kur te kthehesha vone ne shtepi? Ai nuk ishte une, ishte djale si fillim, dhe nuk kishte nje baba qe ishte bere edhe me shume i kujdesshem nga tyre tani qe mami kishte ikur. Pastaj pashe njehere rreth pub, aty kishte edhe vajza. Me te medhaja ne moshe, madje disa qe mund te ishin edhe mosha ime. Ato po jetonin per momentin. Nuk kishte shance qe prinderit te ishin dakort qe vajzat e tyre te vinin ne nje vend te tille. Mora fryme thelle.
– Keshtu. – me tha serisht TJ duke me vendosur goten perpara, pastaj ngriti te tijen dhe vazhdoi – do e pime me fund, per jeten, dhe tere bukurite e saj. – une trokita goten me te tijen dhe bera ashtu sic me tha. Por e rrekelleva ate uiski me nje fund jo per bukurite e jetes, sepse ajo ne syte e mi nuk ishte aspak e tille, por per ti shpallur nje sfide asaj. Une mund ta manipuloja ate. Ajo kishte vendosur qe une te vuaja, epo une gjeja momentet e mia te gezimit femijenor dhe ndonese behesha serisht pjese e rremujes se saj, per vetem pak caste mund te shikoja nga lart cka ajo katranoste. Shikoja njerez qe qanin rreth meje, njerez te merzitur, por ne ato caste une isha larg. E nuk mund te beja asgje per to. Me TJ pime edhe disa shootsa te tjera te cilat ai i porosiste, dhe gjate kohes qe pinim sebashku ai nuk u mundua aspak te dinte me shume rreth meje duke me shqetesuar me pyetje te cilat do te me acaronin, pergjigjet e se cilave do te me merzitnin.
– Bry, tani pluhurin magjik per zonjushen. – baristi pergatiti nje coctail per te e ne fund i hodhi dicka brenda. Droge? Kisha degjuar per te, per varesine qe krijohej ndaj saj e sa e demshme ishte, por nuk me behej vone. Ne ate moment isha gati ti shiste shpirtin djallit vetem per te harruar sadopak jeten e perditshme. Dhe nuk u mendova gjate kur Bryan vendosi pijen perpara meje, por e rrekelleva me nje fryme. Por ndryshe nga shotsat, kete here dicka ndodhi. Nuk dija as vete se cfare po ndodhte, ne fillim ndjeva marrje mendsh, pastaj cdo gje rreth meje mori jete, u be me ngjyra. Edhe ai vend i erret e i piset, ne syte e mi u shnderrua ne Paris. Eufori, ishte eufori ajo cka mori kontrollin e qenies sime. Doja te bertisja e ti tregoja botes se isha e lumtur po asaj si behej vone per mua gjithsesi, doja te fluturoja, por nuk kisha krahe.. Ndjehesha e afte te beja cdo gje. Do i isha perhere mirenjohese TJ qe me hapi dyert drejt kesaj magjie te re. Nese nuk do te kisha shkuar ne ate market sot, nese si cdo dite do kisha qendruar ne shtepi, edhe tani do isha duke luftuar me friken qe te me zinte gjumi. Prandaj iu hodha ne qafe shpetimtarit tim.
– Ndjehesh mire bebush?
– Wow. – ishte e vetmja qe munda ti thoja . Ai me terhoqi drejt pistes ku po kercenin disa cifte, e ashtu mes tyre filluam te kercenim edhe ne. Me pas cdo gje u be e zeze. Nuk mbaj mend se cfare ndodhi me pas. Sa do qe mundohem te nxjerr nga inkoshenca ime ato ore, ti perjetoj ne mendjen time perseri, eshte e kohe. Ato jane zhdukur, sikur te mos kene ekzistuar kurre.
.....
Ishte dhimbja e kokes qe me zgjoi. Drita e diellit po me vriste syte, prandaj ne fillim vendosa mos ti hapja. Ndjehesha shume e pafuqishme, nuk isha gati per te nisur ate dite te re, por dikush duhet te gatuante per Rean. Por vetem kur u cova kuptova qe nuk ndodhesha ne shtepine time. Nuk e njohja ate vend. Si dreqin kisha perfunduar aty? Por kur kuptova qe qendroja e zhveshur, terrori me pushtoi. Cfare me kishte ndodhur? Terhoqa carcafin dhe e mbeshtolla rreth vetes, dhe fillova te kerkoja rrobat e mia.
Degjova zhurme qe vinte nga pertej deres, dhe mblodha tere forcat e mia per tu perballur me rrembyesin tim. Mesa mbaja mend une duhet te ishte i tille. Isha e sigurte qe nuk kisha shkuar me deshire ne ate vend. Ishte TJ qe kishte shtruar mbi nje tavoline te vogel druri disa pjata. Supozohej te ishte megjesi per ne te dy. Por perpara se te ulesha e te haja ai kishte shume shpjegime per te me dhene.
– miremengjes. Shpresoj te te pelqejne vezet. – me tha ai teksa me buzeqeshte.
– Jane Ok. Cfare bej ketu?
– Fjetem bashke.
– Do te thuash qe... hmm hmm? – pyeta une. I trembesha pergjigjes qe do te me jepte.
– Mos ki turp ta thuash fjalen. Sex nuk eshte fjale e piset. Dhe jo, nuk ndodhi asgje. Nuk do perfitoja nga ty ne ate menyre. – u qetesova. – dhe nese po vret mendjen per rrobat, volle mbi to. Dhe mu desh ti laja. Dhe ke nje trup shume te mire Ema. – kete koment te fundit e shtoi pasi me pa nga koka tek kembet.
– Faleminderit. – i pershperita me gjysem zeri une. – Jam e virgjer. – shtova me pas, si per ti lene te kuptonte se per cfare po e falenderoja.
– Ma mori mendja. Tani harroje se cfare ndodhi mbreme, ulu te hajme. – bera sic me tha dhe te dy hengrem vezet tona ne qetesi. Sa do doja te rrija me te, tek shtepia e tij. Aty realiteti im nuk mund te me arrinte, por te dy e dinim qe duhet te ikja, prandaj me te mbaruar ai me dha rrobat e mia te thara dhe te dy dolem sebashku nga apartamenti i tij.
– Mund te shihemi serisht nese do. – me tha ai kur erdhi momenti per tu ndare fare prane lagjes sime.
– Nese me premton qe do kete serisht nga ai pluhuri magjik. – i thashe une.
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...