Ishte nata e lindjes se Krishtit. Ai nuk ishte krishtere apo ortodoks, por Ami po. Prandaj kishte pergatitur nje darke shume speciale per te. Cdo gje e kishte gatuar vete ai, me shume dashuri e perkushtim. Kishte pastruar shtepine, dhe kishte mbushur dhomen e ndenjes me drita te kuqe per te krijuar nje atmosfere sa me romantike. Nuk do ta kishte bere kurre kete per vete, apo per kedo tjeter. Por Ami ishte e vecante. Ajo meritonte vetem te ishte e lumtur. Donte ta shikonte te qeshur, ashtu sic ishte gjithmone kur ishte prane tij. Me buzeqeshjen e saj nuk do te lodhej kurre, me ate buzeqeshje donte te plakej.
Zilja e deres tingelloi, e vetem pasi i hodhi nje shikim te shpejte shtepise per te kontrolluar nese cdo gje ishte ne vendin e duhur, nxitoi ta hapte.
– Mirese erdhe e dashur.
– Si mund te mos vija e te shihja se cke katranosur.
– Dicka e vogel. – por vuri re qe me tu futur brenda, ajo mbeti pa fjale. Ai apartament qe ajo ishte mesuar ta shikonte gjithmone rremuje, magjishem ishte transformuar ne nje dritare per ne boten e krishtlindjeve. Aty mes tyre gjalleronte shpirti i festave.
– E ke bere per mua?
– Per ke tjeter? – dhe e perqafoi, e shtrengoi prane vetes. Nuk do ta linte tani, nuk do ta linte kurre te ikte prej tij. Ajo ishte gjithcka per te. Nuk do ta lendonte kurre. Ky ishte nje premtim, qe i bente vetes, nje premtim kundrejt saj.
– Faleminderit Donald.
– Prit, nuk ke provuar akoma ushqimin. Jam munduar shume te gatuaj dicka te hajrit, dhe nuk e di nese do te helmohemi, e mengjesi i neserm do te na gjej ne spital. Por te pakten do te jemi bashke.
– Duhet patjeter te hajme. Mund te porosisim ndonje pice.
– Tallem Ami. Ki pak me shume besim tek une.
Ne fillim, ndihmoi ate te ulej, e me pas u ul edhe vete perball saj. Ne mes te tavolines digjeshin dy qirinj, flaket luanin me ajrin e ndricimi i tyre bente edhe me romantik ate moment. E ashtu nen shoqerine e njeri tjetrit oret fluturuan. Ne oren 12, gotat e tyre u takuan, duke premtuar njeri tjetrin jo vetem nje vit plot lumturi e fat, por edhe nje vit plot dashuri. Aty nen driten e qirinjve qe thuajse ishin tretur, mes atmosferes magjike te Krishtlindjeve premtuar qe do te donin pergjithmone njeri tjetrin. Pergjithmone.
Ema, qendronte e heshtur, shtrire ne dhomen e saj. Nuk i flihej. Ora shenonte 12, ishin Krishtlindje e besimtaret tani kishin mbushur kishat, ku degjonin meshen e pervitshme.
Por kjo nuk ishte edhe festa e saj. Ajo duhet te flinte, por gjumi nuk e zinte. Nuk i ndante syte tavanit, ku dritat e rruges reflektoheshin lehte. Aty, si ne nje ekran te madh, ajo shikonte si nje film cdo moment qe kishte kaluar me Donaldin. Fytyren e tij, ishte gjithmone fytyra e tij qe i shfaqej e para, e vetem teksa e perfytyronte ndjente nje shtrengim ne zemer. Cfare po i ndodhte valle? Nuk kishte nevoje te pyeste me veten. Ajo e dinte, e njihte kete ndjenje. Ishte i njejti shtrengim qe ndjente dikur edhe per TJ.
Brenda saj po rritej nje ndjenje aq e huaj, e bukur. E ajo vazhdonte ta ushqente ate dite pas dite me enderrat e saj, me shpresat se nje dite Donaldi do te ishte i saj. Ne ato momente nuk i dukej aq e pamundur, nuk i dukej aq i paaritshem. Kalonin shume kohe bashke, dhe e dinte qe edhe atij i pelqente shoqeria e saj poa q sa ajo vete shijonte shoqerine e tij.
Po sikur edhe ai te ndjehej ne te njejten menyre? Nuk i kishte folur per Amin prej shume kohes, nuk e permendte kurre ate. Ajo jetonte vetem ne mendjen e saj si nje fantazem. Donte ta vriste kujtimin e saj, por nuk mundej sepse fantazmat nuk mund te vdisnin.
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...