Hapi deren e shtepise se saj, e kur u fut brenda, per here te pare u ndje e sigurte mes atyre 4 mureve. Vrapoi per ne banje ku lau fytyren, dhe per disa caste qendroi duke veshtruar veten ne pasqyre. Rrathet e zinj, kornizonin syte e saj, te cilet kishin humbur tere shkelqimin e tyre, dukeshin te pajete. Fytyra thatime kishte mare nje ngjyre te verdhe, te vdekur. Ne cfare qenie ishte shnderruar valle, pyeste veten. Ishte vyshkur, kishte nevoje per shume perkujdesje qe te lulezonte serisht. Qe te ngjallej, por kush do te kujdesej per te? Ajo vete? Kurrsesi. I ati, ai nuk donte ta shikonte me me sy. Rea, ajo ishte aq e vogel, e serisht aq e forte. Dikush duhet te perkujdesej edhe per te, duhet te kishte qene vete ajo, vete Ema, por diku kishte ngaterruar nje kthese ne rrugen plot udhekryqe te jetes, e tani ndodhej aq larg rruges se drejte, i duhej kohe, e shume mundim qe te rikthehej serisht aty. E nese nje dite do te gjente drejtimin e saj, do te ecte me nje barre te rende mbi supe, te shkuaren tunduese, qe gjithmone do te mundohej ta kthente pas. Mami, gjithmone prane saj. Ku kishte qene ajo teksa ajo gabonte, ku? Pse e kishte lene te thyhej ne kete menyre? Ajo nuk ishte, nuk do te ishte me kurre me te. Ajo, Ema ishte vetem. Vetem ajo e nje bote shume e madhe, shume tunduese, e rrezikshme, e cmendur, gllaberuese, me te cilen i duhej te perballej cdo dite.
Degjoi te qeshura qe vinin nga dhoma e ndenjes. Ai tingull stononte ne ate shtepi. Brenda atyre 4 mureve askush nuk qeshte. Me to jetonin vetem mundimi, vuatjet, dhimbja. E tani, dikush po qeshte. Po kush? Rea, ajo nuk qeshte kurre. Ajo vetem mesonte, lexonte. I ati, ai dinte vetem te renkonte. Nje i huaj kishte guxuar te sfidonte erresiren, e vetem me nje tingull aq te cilter e te pafajshem kishte ndezur nje rreze shprese edhe per to.
Ndoqi ate tingull e u gjend perballe me te atin e nje grua rreth te 40tave, te gjate, te veshur bukur me nje fustan te sofistikuar, e me floket e shkurter deri tek super te stiluara ne nje model plot onde te medha e te rregullta. Ne doren e saj shkelqente nje byzylyk, por nuk ishte shkelqimi i tij qe po ndriconte, ishte ajo vete qe kishte sjelle pak drite edhe per to. Gruaja buzeqeshte teksa bisedonte me babain e saj, e dhembet e saj te rregullt e te bardhe beni nate buzeqeshje edhe me te bukur. Ema u hipnotizua prej saj. Kishte frike te hidhte nje hap me prane tyre, megjithese donte ta prekte ate, donte te dinte qe ajo nuk ishte nje vegim, nje halucinacion, qe ajo ishte e vertete, qe ishte vertete aty, nuk donte ta trembte, nuk donte qe ajo te largohej e ai ndricim te shuhej.
Fytyra e te atit nuk ishte e zymte, ai ishte i lumtur gjithashtu. Ishte sic e mbante mend nga femijeria e saj. Kishte humbur tere vitet qe mbante mbi supe, perballe gruas ai ishte nje adoleshent i dashuruar. Por tere ajo magji u zhduk me nje fjale. Emrin e saj.
– Ema. – ai nuk e priste qe ajo te shfaqej, lutej qe ajo mos te dukej edhe per pak ore. Ishte hera e dyte qe sillte Vilmen ne shtepi. Terhiqej vertete prej asaj femre, ajo ishte e embel, e sjellshme, e arsimuar e me nje bote te mrekullueshme. Por mbi te gjitha ajo e kuptonte. Ajo i jepte force. Ishte cka i nevojitej ne ate moment. Por nuk donte ta humbiste. Nuk donte qe ajo te njihej me anen e tij me te keqe, me deshtimin e tij me te madh ne jete, ende jo, ishte shume heret. Do ti duhej ti tregonte per Emen, per zgjedhjet e saj, do ti duhej te shpjegonte, te fliste per maredhenien e tyre te komplikuar, por cfare te thoshte, cfare te tregonte per te? Tani ajo qendronte perballe tyre. Ishte ky casti kur i duhej te zgjohej nga enderra qe jetonte sa here ishte krah Vilmes e te perballej me realtitetin qe ishte Ema.
– Nuk doja te nderprisja. Isha vetem kurioze kur degjova te qeshura. – e kuptoi edhe vete qe nuk ishte nje koment qe do bente zakonisht. Do te kishte thene dicka me therese, por ajo femer po zgjonte brenda saj nje ndjenje qe kishte kohe qe flinte brenda saj, shpresen. Nuk donte ta humbiste serisht.
– Nuk ka gje. Hmm Vilma, kjo eshte Ema. – me pas ndaloi per nje sekond. – Vajza ime e madhe.
– Nuk mbaj mend te me kesh folur per te. – konstatoi ajo. Zeri i saj ishte i embel, melodioz.
– Hmm, ne... – i ati nuk dinte si te dilte prej asaj situate te sikletshme. Nuk i kishte folur per te. Ajo e kuptonte qe ai turperohej prej saj, qe e mohonte e nuk e donte me por nuk ishte ky casti per tu rebeluar.
– Ne nuk jetojme me bashke. Ndoshta nuk ka rene rasti. – u clirua. Ajo nuk shembi cdo gje qe ai mundohej te ndertonte, ajo kete here e ndihmoi, e mbeshteti per te dale nga ajo situate. Nuk qendroi gjate me to. U largua per ne dhomen e saj. Por ai ndihej ne siklet duke ditur qe ajo ishte aty, mund te degjonte bisedat e tyre, e madje ti shikonte ato sebashku. Prandaj percolli Vilmen, e cila si gjithmone ishte shume e kuptueshme. Ai duhet te kalonte kohe me vajzen e tij te madhe, duhej te kishin shume per te biseduar. Sa shume ajo nuk mund ta dinte, kishin vite te jetes se tyre per te diskutuar.
Vetem kur degjoi deren qe u mbyll ajo doli nga dhoma e saj.
– Pra, nje te dashur. Bravo 'babi' – dhe duartrokiti.
– Mendova se sdo te vije, si gjithmone.
– Nese do e dije qe do kthehesha, sdo e kishe ftuar.
– Jo.
– Ishte e mire. Kur eshte dasma?
– Sapo jemi njohur.
– Dhe nuk e dija qe ti di te besh nje grua per te qeshur. Te kam perfyturuar gjithmone si burrin e zymte, plak, e ke parasysh, ate qe sta perton e te rref. Kur do i vije dija ti gjuash edhe asaj?
– Mjaft.
– Pra nje mami e re. Rean ia kishte prezantuar te pakten? Apo te kujton perjetesisht beqar, pa asnje barre.
– Rea e njeh. Dhe ka vetem nje mama per ju, e ajo tani eshte lart ne qiell. – dhe u largua. Ai nuk kerkonte te gjente nje dashuri te re. Kishte dashuruar vetem ate, e ajo tani ishte engjelli i tyre mbrojtes, ai ende e ndjente ate. Ende e donte. Nuk kerkonte nje mama te re per vajzat e tij,ai kerkonte dike per te kaluar jeten. Dike qe ta priste ne shtepi, dike per te biseduar, dike per te ndare krevatin me te, e per ta ngrohur ne neten me te ftohta. Dhe Silvana e mbeshteste edhe ne kete vendim, sic kishte bere gjithmone gjate tere marteses se tyre.
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...