– Si ia kalove Ems? – po e pyeste i ati. Kohet e fundit kishin rigjetur serisht gjuhen e perbashket. E gjithmone pas darke bisedonin me ore me njeri tjetrin. Kjo gje nuk kishte si ta bente me te lumtur. Me ne fund, kishin gjetur rrugen e drejte serisht.
– Shume mire, ba. Do te shkojme edhe bashke. Jo vetem ne Durres, por dhe ne shume vende te tjera. Une, Rea, ti. Si nje familje.
– Po zemra ime. Nuk e ke idene se sa te lumtur me bejne keto fjale. Dhe Ema, duhet ta dish sa keq ndihem per heret qe, hmm, jam sjelle ashper me ty dhe fjalet e renda qe te kam thene.
– Ba, boll me kerkove falje per here te nje mijte. Une kam gabuar, dhe ju kam lenduar, te gjithe rreth meje. Jam une qe duhet te kerkoj falje pafund.
– Jam shume i lumtur qe je kthyer serisht mes nesh.
– Edhe une. – dhe ne ate cast vendosi ta pyeste per Vilmen. – Babi, po ajo gruaja qe ishte ate dite ketu? Ju, vazhdoni bashke apo jeni zene, prej meje?
– Quhet Vilma. Dhe takohemi sa here kemi mundesi.
– Po mendoja, pse nuk e ftojme per dreke neser? Do te me pelqente shume ta njihja?
– Nuk e ke bezdi?
– Aspak. Dua ta njoh vertete shume. Mu duk shume e mire dhe jam e lumtur per ty qe gjete dike.
– Edhe une per ty dhe Donaldin.
– Sa per Donaldin, duhet te them dicka. – kishte ardhur koha qe ajo ti tregonte te verteten. Qe ishin thjesht miq, nese mund te quheshin edhe te tille. Qe nuk kishte asgje me shume mes tyre dhe qe ai ishte profesori i saj. – Ne jemi takuar ne fakultet dhe ai eshte... – profesori im, keshtu duhet te mbaronte fjalia por ndjeu celularin qe po i dridhej brenda ne xhep. Dikush po e telefononte, Donaldi po e telefononte. Asnje tjeter nuk e kishte kete numer te saj. Pas ndodhise me Markon, kishte blere nje numer te ri, e duke qene qe nuk kishte as nje shoqe, te vetmet kontakte ne celularin e saj ishin i ati dhe Donaldi.
– Me fal, por me duhet te pergjigjem. – dhe u cua nga tavolina dhe u largua per ne dhomen e saj ku dhe mbylli deren pas vetes.
– Alo. Ckemi? – ai po e telefononte edhe pas asaj qe kishte ndodhur. Kishte qene vetem disa ore me pare, e qe tani dukej sikur kishin kaluar jave. Lojerat e kohes.
– Ema, e bukura Ema, kam nevoje per ty. Do vish? Hajde. Te pres. Te lutem. – ai fliste percart. Ishte padyshim tape. Cfare i kishte ndodhur valle? Kishte pire per te harruar ate qe ndodhi? Dhe pse po telefononte pikerisht ate?
– Ok, do vi. Me prit. Dhe mos pi me. – e mbylli telefonin dhe nuk u mundua aspak te vishej por vetem rrembeu me vrull canten e saj nga nje cep i dhomes, ku kishte celesat dhe disa para dhe beri te largohej.
– Ba, po dal. Do takoj pak Donaldin. Ishte semure e do i coj disa ilace. – nuk po genjente kompletisht. Ai kishte nevoje per te. Dhe ashtu sic kishte qene Donaldi prane saj ne castet me te veshtira, edhe ajo vrapoi per tek ai.
Djali qe i hapi deren nuk ishte Donaldi qe ajo njihte, me ate pamjen gjithmone fisnike e te kujdesur. Perballe saj qendronte nje djale i dehur, e i çorientuar. Syte e tij ishin te fryre e te skuqur, te njejten sy qe e benin te enderronte e tremben. Dukej qe kishte qare, po per cfare?
– Ema, erdhee.. e dija se do vije, e dija. – fliste ai papushim duke perseritur gjithmone te njejtat gjera.
– Nuk kishte si mos te vija Donald, pas gjithckaje qe ti ke bere per mua. – donte edhe ti kerkonte falje per ate qe kishte ndodhur ate pasdite, sepse nuk kishte si mos te ndihej fajtore. Nuk e dinte se cfare e kishte katandisur ate ne kete gjendje, dhe diku thelle mendonte se kishte qene pikerisht ai cast qe kishin ndare me njeri tjetrin.
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...