Pjesa 19

448 50 4
                                    

Shkurt 2005

Jam lidhur ngushtesisht me kete lloj jete. NUk mund te shkeputem me tani. E ndjej, kam ndryshuar. Nuk jam me vajza qe isha dikur. NUk i trembem me tim ati dhe verenjtjeve te tij. Nuk kam me nerva te merrem me me motren time, ta ndihmoj per te bere detyrat. Nuk bej me asgje. Jetoj si nje parazite mes rremujes qe ka pushtuar jo vetem shtepine tone, por edhe jeten time.

Shkolles i kam bere dalje. Nuk duroj dot me 'shoqet' e mia, mesuesin, djemte asnje.

TJ nuk e kam takuar prej shume kohesh. Jam munduar ta kontaktoj por nuk i eshte pergjigjur asnjerit prej mesazheve te mia. Por kjo sme ka ndaluar qe te gjej drogen. Fale Bred mesova qe nuk me duhet te paguaj vetem me para.

Maj 2005

Kam nevoje per kokaine, tani. NUk mund te perqendrohem as edhe tek nje fjale e vetme. Duhet te kaloj provimet qe kam javen tjeter.

Gusht 2005

Rea kishte ditelindjen. As denjova te shkoja ne shtepi ate dite. Ishte 5 vjetori i saj. Babi kishte organizuar nje feste me shoqet e saj. Nuk kisha nerva te degjoja britmat e tyre e te duroja lojerat e tyre te merzitshme. Doja te pija, te pija per tiu arratisur realitetit.

E lendova motren time, me syte mbushur me lot me shihte teksa hapa deren e u zhduka pas saj.

Maj 2007

Po mbaron viti i 3te. As vete nuk e kuptoj si kam arritur deri ketu. Kam qene thjesht me fat, sepse nuk mbaj mend te kem prekur libra me dore qe nga epoka e mamit. Sa larg me duket. Me mungon. Vetem une e di se sa shume. Por jam e forte, sepse e di qe cdo hap qe hedh eshte nje hap me prane saj.

Babi gjeti ditarin tim. Lexoi cdo gje. U kthye ne nje bishe, dhe bestiste pafund. Me shau, me rrahu, theu gjysmen e gjerave te shtepise e me pas doli. Rea filloi te qante dhe u turr drejt meje. Une nuk kisha aspak me nerva te merresha me te, prandaj e shyva tutje. Filloi te deneste, sa nuk e duroja dot. Doja tia qepja gojen, tia shkulja floket e ta mbyllja ne dhomen e saj. Duhet te qetesohesha. I tere trupi po me dridhej. Rrembeva canten qe ishte ne toke dhe bera per nga dera, por ishte e mbyllur. Provova me kot ta hapja, ajo nuk dorezohej. Babi me kishte burgosur. Po tani? Hapa cdo dollap ne kerkim te nje shisheje alkoli. Nuk kishte asgje. As cigare. U ula ne toke. Nuk duroja dot me. Nuk jetoja dot keshtu. Nuk jetoja me fale ujit dhe ushqimit por droges. U mbylla ne dhomen time dhe nuk mbaj mend te kem dale prej aty ne nje jave. Rea me sillte ushqimet, por nuk ia hapja deren askujt. Nuk futa gje ne goje per nje jave te tere. Vetem kur nuk kisha me fuqi as per te mbajtur syte hapur, as per te marre fryme u dorezova nga greva ime e urise. Dhe hengra vetem nje cope te vogel buke. Aq. Megjithese isha e uritur, buka nuk me shijonte aspak. Dhe sa do te vazhdonte kjo torture?

Qendroja mbyllur te njejtave mure, ato me ishin merzitur. Njeren prej diteve vendosa ti beja nje rimodelim dhomes. Ngjita mijera foto ne mure, vizatova e shkruajta pafund tekste kengesh mbi to. E teksa me gershere po mundohesha te gervishtja muret per te gdhendur emrin tim, aksidentalisht preva gishtin. Dhimbja me pushtoi, por ishte nje dhimbje e embel. Bashke me gjakun qe rridhte, largohej edhe nje pjese e sikletit, ankthit qe me kishte pushtuar. Por zgjaste fare pak. E pas atyre casteve te pakta clirimi, ankthi me pushtonte serisht, mblidhej si nje top ne kraharorin tim e nuk me linte te merrja fryme. Prandaj gjithmone rrembeja gersheren dhe prisja veten, gervishtja aq thelle sa te me dilte gjak. E te perjetoja per pak sekonda ate clirim te mrekullueshem. Merrja fryme thelle dhe lejoja tere qenien time te clirohej. Te nesermen krahet e mi ishin mbushur plot vraga. Dhe prerjen e kishin humbur efikasitetin e tyre, edhe ato me braktisen. Duhet te dilja jashte. Duhet te largohesha. Diten e fundit mora nje vendim. Me karrigen, ku me pare ulesha per tu studiuar thyva xhamin e dritares. Dhoma ime ishte ne kat te pare, dhe nuk e kisha aspak te veshtire te dilja. U bera serisht pjese e botes, thitha serisht ajer te paster, me pas e lire vrapova. E dija se ku duhet te shkoja, e dija se per se kisha nevoje.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now