Pjesa 10

596 60 7
                                    

–       Alisa me te vertete do donte ta njihte me mire Emen, te behej shoqe me te. Do te perflitej, por ndoshta kishte ardhur koha qe te zhvishte nga vetja tere komplekset qe e rrethonin. Te clirohej nga frika e paragjykimeve, te jetonte. Mund te mesonin nga njera tjetra. Ajo mund ti tregonte Emes qe kishte edhe njerez te cilet mund te beheshin pjese e jetes se saj per gjate, njerez qe do zinin rrenje tek ajo, rrenje qe ajo nuk mund ti shkepuste me nje apo dy veprime te nxituara. E nga ana tjeter Ema mund ti falte asaj lirine. Ndersa ne syte e Emes, Alisa ishte nje vajze e frikesuar, e trembur nga bota, qe i kishte veshur vetes nje petk qe e bente te padukshme per boten, ndaj edhe e mbronte.  Ishte simpatike, e embel. Ndryshe nga ajo. Mendimet e te dy vajzave u nderprene kur profesori hyri ne klase. Ashtu sic kishte parashikuar, vendosi librat ne tavolinen perballe tyre dhe u ul ne karrige, duke hapur nje rregjister. Ne vetem nje cast shikimet e tyre u ndeshen. Ema i buzeqeshi lehte, nje buzeqeshje qe vetem ai e pa, por nuk reagoi ndaj saj dhe vazhdoi me laps ne dore te bente apelin

–       Per here te pare qenkeni te tere te pranishem. – verenjti ne fund, dhe Ema e dinte qe ai koment i ishte drejtuar asaj. Vazhdoi me mesimin, 40 minuta, gjate te cilave ajo u perhumb tek ai duke pare si shkruante, si buza e poshtme i dridhej kur kritikonte ndonje nga studentet qe zgjidhnin ndonje ushtrim gabim. Zot, sa donte ta puthe aty, ne ate moment, te provonte shijen e buzeve te tij.  Shkruante me doren e majte, duhet te kishte ndonje talent artistik. Studimet e Harvard thonin qe personat qe shkruajne me doren e majte, jan me te prirur artistikisht. Me pas zeri i tij, i thelle, i plote, kumbues e autoritar. Kushedi sa bukur duhet te ishte te perkedheleshe me ate ze, sa bukur do ishte te zgjoheshe krah tij. Ishte hera e pare qe mendonte kaq thelle per nje mashkull, hera e pare qe analizonte nje te tille kaq imtesisht. Hera e pare qe me te vertete terhiqej nga nje djale, nje terheqje pertej kufinjve te fizikes. Ndoshta thjesht sepse ai e kishte refuzuar. Molla e ndaluar behet me terheqese thone. Epo, molla e saj qendronte tani perballe saj, duke rregulluar librat e duke i futur ne cante, teksa studentet nje nga nje po dilnin nga klasa. Pa e kuptuar mesimi kishte mbaruar.

–       Ema, do te vish? – pyeti Alisa.

–       Jo, vazhdo perpara. – dhe kur kjo e fundit doli nga klasa kishin mbetur vetem ato te dy.

–       Erdha te te njoh edhe une, por asgje. Nuk mund te te njoh teksa zhgaravit struktura Lewis ne tabele. – i foli ajo. Qe ne momentin e pare qe ishte futur ne klase, dhe e kishte pare aty, te qendronte perballe tij, e kishte kuptuar qe ndryshe nga se po mundohej te tregonte me veshjen e sofistikuar, ajo ishte aty vetem per te. E shikonte ne syte e kesaj vajze te vogel qe ajo ishte terhequr prej tij. Komenti i saj e beri te vinte  buzen ne gaz, por nuk u pergjigj.

–       Pra ke vendosur te luash te veshtirin. Heret a vone do dorezohesh. Aty loja merr fund. – i foli Ema teksa provokueshem u cua nga banka dhe u mbeshtet tek tavolina e tij.

–       Ema, une jam e pamundura. – vazhdoi Donaldi. Ishte nje profesor vertete, por ishte i ri, vetem 26 vjec. Sapo kishte mbaruar studimet me rezultate te shkelqyera e kur i ishte ofruar ai vend pune, nuk ishte menduar gjate per ta pranuar.

–       Asgje nuk eshte e pamundur.

–       Keshtu i provokon te tere meshkujt? – kerkoi te dinte ai.

–       Kam armet e mia. Por kjo menyre po funksionon me ty?

–       Jo.

–       Athere pse nuk je cuar akoma nga ajo karrige e te largohesh nga klasa? – pse nuk ishte larguar akoma pyeti veten kete here.

–       Sepse ti je shume shperqendruese.

–       Pra me genjeve. Pergjigja duhet te ishte po. – dhe iu afrua akoma me shume.

–       Je provokuese Ema, por jo deri ne ate pike sa te dua te te njoh me mire. Je shume larg vajzes qe me terheq mua. Dhe midis provokimit dhe terheqjes ka shume ndryshime. Vendos ku do qe te jesh ti?

–       Kush do te me fitonte nje qerasje?

–       Terheqja.  – dhe u cua nga karriga.

–       Atehere do bej detyrat e mia.

–       Te kimise. – i kujtoi ai duke i buzeqeshur. – faqja 270. Neser do te cohesh ne tabele.

–       Do jem prane teje, mezi po pres.

–       Nese nuk zgjidh ushtrimin do te marresh – qe do ndikoje ne noten e provimit tend perfundimtar. – dhe doli nga klasa me hap te vendosur. 1-0 per te.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now