Pjesa 11

523 57 10
                                    

(fragment Ditari)

Gusht 2004

Jam shume e emocionuar. Dhe ditet mezi po kalojne. Dhe 20 dite dhe do te filloj shkollen e mesme, dhe 20 dite dhe do hap nje kapitull te ri te jetes sime. Me presin 4 vjet qe dua te jene te paharueshem. 4 vjet qe dua ti kaloj me shoqet e mia gjithmone prane, plot me aventura, cmenduri nga me te ndryshmet. Dua qe cdo gje te jete si neper filma.Vera kishte kaluar e qete, e merzithshme me thene te drejten. Nuk kemi shkuar ne asnje vend me pushime. Gjithmone shkojme, por kete here mami, qe eshte gjithmone e para gati per cdo udhetim, madje eshte vete ajo qe organizon gjithcka, kete here nuk pranoi. Tha qe donte te rrinim ne shtepi, te kalonim kohe me njeri tjetrin.

Dhe une u denova me 2 muaj internim, nuk para dilja, shoqet i kisha te tera me pushime. Ndonjehere Sara vinte nga une, ato pak dite ne te cilat ndodhej ketu. Gjithmone e kalonte pjesen me te madhe te veres ne shtepine e saj te plazhit. Me kishte ftuar edhe mua te shkoja me te, por sic pritej babi nuk pranoi, por kete here edhe mami nuk ishe dakort. GJithe kjo pjese e planit qe te kalonim kohe me njeri tjetrin. Dilnim pasditeve ne qendren e qytetit, ose shkonim per darka ne restorante qe nuk kishim qene me pare. Ishte mami gjithmone ajo qe i gjente dhe ia kerkonte babit, duke i thene qe do i pelqente shume te provonte e te njihte sa me shume vende te reja. Kete vere per here te para provova ushqime kineze, japoneze, tajlandeze, indiane.

Rea rritej dita dites. Ne korrik ishte dhe ditelindja e saj, dhe une ma kursimet qe kisha mbledhur i bleva nje kukull te bukur, me te cilen ajo flen cdo nate. Asgje e vecante, por ia kalonim mire.

Madje shume shpesh pyes veten, cfare do te ndodhe kete vit? Cdo vit ndodh dicka qe thyen rrjedhen e gezimit.. Vjet Rea thyu kemben, disa verera me pare, kur un isha e vogel, humba. O zot, si sot e mbaj mend sa e tmerruar isha, kur me zuri shiu dhe nuk dija nga te shkoja. Vetem qaja duke menduar se nuk do te shikoja me familjen time, qe nuk do shkelja me kurre kembe ne shtepine time te dashur. Ndersa kete vere nuk kishte ndodhur akoma dicka e tille. Dhe shpresoj vertete te mos ndodhe. Te mbaj mend nje vere te jetes sime, pikerisht veren perpara se une te quhem zyrtarisht nje gjimnaziste, si veren me te qete.

U cova nga krevati, dhe bera drejt ditares. Mami ishte jashte dhe po priste disa nga barerat e keqinj ne oborrin e vogel perpara shtepise sone. Zbrita poshte edhe une. Doja te qendroja me te. Megjithese gjithmone i belbezoja pa fund se me sa deshire po e prisja fillimin e shkolles, edhe kete here do te ndaja emocionin tim me te.

–       Mamush, dhe 20 dite.. Sikur ditet te kalonin me shpejt.

–       Ema, sikur te jesh gjithmone kaq e entuziasmuar per shkollen. – me tha ajo duke me buzeqeshur.

–       Me ne fund do te kem edhe une dollapin tim personal, qe do ta dekoroj sipas qejfit. Dhe pastaj mund te futem e te behem pjese e grupeve te ndryshme. Do jete si tia nisesh nga e para.

–       Do te jete 4 vitet me te bukura te jetes tende. Edhe une e mbaj mend gjimnazin si periudhen me te bukur. E di qe qe ather jam njohur me babin tend. Me pas shkuam ne universitete te ndryshme, por Tirana ishte nje qytet i vogel, u takonim shpejt. Me pas u fejuam.

–       Nuk me kishe treguar kurre me pare se si ishit takuar.  U donit shume?

–       Po. Ende e dua. Dhe ai me ka bere gruan me te lumtur ne bote, me ka dhene ty dhe Rean.

–       Do te jeni nje nga ato ciftet, do te plakeni bashke, e me pas do i tregoni niperve tuaj aventurat e mia dhe te Reas. SI neper filma. E ndjej. – syte e mamit u mbushen me lote. Nuk e kuptova pse. Ndoshta u emocionua.  Me pas u perkul dhe me perqafoi fort, me shtrengoi ne nje perqafim qe me mori frymen.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now