Ajo dhe Enea kishin levizur nga lokali. Tani ndoheshin ne sediljen e pasme te makines se tij. Kishin parkuar ne nje cep te qete te qytetit dhe po shijonin njeri tjetrin. Ai puthte mire, por kishte provuar edhe me mire. Ishte lodhur nga kjo rutina e zakonshme, por ishte gjithmone me mire se te qendronte ne shtepi. Ndjente frymemarrjen e renduar te Eneas mbi trupin e saj, dhe se si puthjet e tij po beheshin gjithmone e me te thella, me pasionante, me kerkuese. Dhe ajo, si lozonjare te ishte po ia kthente me te njejten monedhe. U lodh vetem me puthjet. Ai kishte me shume se dy ore qe kishte pushtuar gojen e saj e spo i linte kohe as te merrte fryme. Vendosi duart ne floket e tij, dhe teksa Enea i vogel pershpejtonte puthjet e tij, ajo filloi te luante me floket e tij, duke ia shpupuritur. Pastaj ia uli koken poshte drejt qafes se saj. Enea ndeshi shikimin e Emes .
– Nuk ke degjuar qe qafa eshte zona me e ndjeshme e femres. Jepi. – ai filloi ti dhuronte puthje te vogla te njepasnjeshme ne qafe. Nese vazhdonte keshtu, nuk do ta kalonte as naten e sotme ne shtepi. Epo nuk kishte shume rendesi, i ati kishte kohe qe kishte hequr dore prej saj, prandaj pa u menduar me gjate, rreshqitu duart poshte bluzes se tij dhe ia ngriti lart, e pastaj ia hoqi. Kishte nje trup te mire, me muskuj barku te mire formuar, dhe teksa Enea vazhdonte i dhuronte puthje pafund ajo luante me muskujt e tij te barkut. Provoi ta gulugiste.
– Zemer, mos. – klithi ai.
– Pra gulugisesh? – dhe ajo vazhdoi serisht. Me pas edhe ai po bente te njejten gje. Ajo nuk gulugisej po per hir te situates filloi te qeshte si e marre, si nje femije e duke u munduar ti shpetonte prekjeve te tij. Loja e saj e vogel funksionoi. Funksiononte gjithmone tek djemte e ndryshkur si Enea. Me ne fund ai filloi te levizte edhe duart pervec buzeve. Ne fillim kerkuese ato udhetuan drejt fundshpines se saj, duke e afruar ate me prane vetes, e vazhdonte ta mbante ngjeshur pas vetes, e me pas u ngjiten lart mes belit te saj per te ndaluar tek gjoksi i Emes.
– Tani po. – murmuriti ajo dhe pastaj mori fryme thelle.
– Te pelqen?
– Bej cfare ke per te bere. – urdheroi Ema. Enea me shpejtesi filloi te zberthente kopsat e kemishes se saj te holle, duke u trembur se ajo do te nderronte mendje. Kur e kishte ftuar per here te pare te dilnin nuk kishte menduar qe gjerat do te shkonin keshtu, qe ajo do ti jepej kaq thjeshte. Por ja ku ishin tani, dhe dreqin, vajza ishte seksi. Dhe me eksperience, ajo dinte cbente. Cdo puthje, cdo prektje ishin aq epshndjellese. Vetem kur me ne fund arriti tia hiqte bluzen buzet e tyre u takuan serisht e duart vazhduan te eksploronin njeri tjetrin. Me pas nje zile telefoni.
– Dreqin. – mallkoi ajo dhe iu shkeput prekjes se tij dhe u zgjat te merrte telefonin ne canten e saj. Ishte i ati. Iu pergjigj me pertese. Pikerisht tani qe gjerat me ne fund po beheshin interesante. – I dashur baba, jam e zene. – por nga ana tjeter nuk iu oergjigj zeri i trashe e i ashper qe priste, por ai plot embelsi i se motres qe i lutej te kthehej ne shtepi pasi i ati kishte dale me disa shoke per darke, dhe ajo kishte frike te qendronte vetem. Asaj nuk i thoshte dot jo ndersa djalit gjysem te zhveshur qe qendronte me te po.
– Duhet te iki Enea. –ai u zhgenjye nga fjalet e saj. – por do te vazhdojme ku e lame. Une nuk harroj. – dhe pa e veshur mire bluzen zbriti nga makina e tij. SHtepia e saj nuk ndohedh shume larg, dhe nuk donte qe komshinjte ta shikonin te zbrite nga makina e nje djali ne kete ore te vone e pastaj ti tregonin te atit. Ai mendonte si aventurat e saj nokturne kishin mare fund. Ketu njerezit flisnin, ishin ne Tirane...
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...