Kishte shkuar e para ne klase ate mengjes, e ishte ulur ne banken e pare, perballe tavolines ku Donaldi do ulej pak me pas. Ate dite ishte mbuluar, e kishte veshur nje kemishe te bardhe e nje xhakete siper, xhinse te ngushta si gjithmone. Floket i kishte mbledhur ne nje bisht. Kur ishte pare per here te fundit ne pasqyre ate mengjes nuk e kishte njohur dot veten, dukej serioze, e pjekur. Nuk ishte vetvetja, por nese do ti duhej te humbiste vetveten per te fituar Donaldin, do ta bente.
Kur studentet e tjere filluan te vinin, ajo kishte drejtuar edhe librat mbi banke e po perseriste per here te fundit ato qe kishte mesuar nje nate me pare. Te tere teksa hynin ne klase, i hidhnin syte nga ajo te cuditur. Ishin mesuar ta shikonin gjithmone te pispillosur e provokuese, ose thjesht nuk ishin mesuar ta shikonin ne oret e seminareve me pare. E kishin etiketuar end epa enjohur si vajzen rebele e te keqe te shkolles. Nuk mundnin ti kuptonin sjelljet e saj, e nuk lodheshin te mundoheshin te gjenin nje shpjegim se pse ajo ishte e tille. Kenaqeshin me etiketimet qe i kishin vendosur. E kur flitej per te, asnje nuk i drejtohej me emrin e saj. Ndoshta as qe e dinin qe ajo kishte nje emer si gjithe te tjeret, qe ajo quhej Ema. Asnje ne kete shkolle te re nuk i ishte afruar per ta njohur, per ta pyetur si ishte. Asnje vajze nuk ishte munduar te bente nje muhabet me te, e asnje djale ta shikonte me shume se nje lecke per te kaluar naten. Te nesermen, pas nje nate me te, e kerkoni vetem kur ndiheshin te vetmuar, e donin dike per te qendruar me to. E ajo nuk i afrohej me, ajo shikonte vec perpara, e shkuara ishte nje koleksion dhimbjesh e vuajtjesh e ishte e kote te ktheheshe serisht tek ajo, kur e dije se cfare te priste. Ndonjehere ndihej e vetmuar, kritikonte veten per cka ishte. Por pastaj kujtohej qe sa me akses ti lije njerezve, sa me shume ti hapje atyre veten, aq me shume do te te lendonin. Ajo kishte nje moter, qe kur te rritej edhe pak, do ti tregonte cdo gje, cdo gabim te sajin, duke pritur mbeshtetje nga ana e saj. Ndersa per tani, kishte alkolin dhe pupacet me te cilet argetonte veten.
Per here te pare dikush u ul ne te njejten banke me te, nje vajze qe e kishte pare gjithmone ne leksione ato here qe ishte paraqitur, nje vajz qe si ajo rrinte gjithmone vetem.
– Ky eshte vendi im. – foli ajo.
– Nuk lexova emer prenotimi dhe u ula.
– Mendova qe bankat e fundit do benin me shume per ty.
– Kam arsyjet e mia.
– Mund te qendrosh. – vazhdoi vajza.
– Nuk kerkova per lejen tende. – ndjenji pak duke e shikuar pa ia ndare syte, pastaj u ul prane saj.
– Jam Alisa. – u prezantua ajo.
– Me behet qejfi. Ema.
– E dija.
– Ma mori mendja. – vazhdoi Ema.
– Si je? Si po te duket shkolla? – kjo vajze po mundohej te fliste me te, ta njihte vertete pa i kerkuar nje nate defrimi ne shkembim. Prandaj edhe Ema vendosi te sillej me mire me te.
– Ndryshe. Ende nuk jam mesuar. Me shkollen me Tiranen. Ishte nje ndryshim shume i madh e po mundohem te gjej vendin tim.
– Kam degjuar shume per ty. Nuk merrem me thashetheme. Ne kete vend ujqerisht, ku secili mendon vec per veten, une ul koken e shoh vec punen time, por ndyshe nga thashethemet e tjera, fjalet qe dalin per ty jane te renda. Nuk te vjen keq per nje moment qe te tere flasin per ty?
– Ato nuk me njohin.
– Pikerisht. Duhet.
– Alisa, jane veprimet e mia qeperfliten. Veprime qe une i kam bere me vetedije te plote. Nuk me intereson se sa me kritikon bota, se sa shume vendosen te me vene perfund. Sot per sot kjo jam une. Nje dite ndoshta do te shoh pas e do te turperohem nga vetja, e di, por ajo dite nuk ka ardhur. Prandaj duhet te vazhdoj te bej gjera qe me pas do te me bejne te turperohem. Nuk e di ne me kupton.
– Ti po jeton jeten pa asnje kufi. Kete kuptoj une.
– Une po kenaqem.
– Vajzat thone qe ti je e vetme dhe kerkon ngushellim tek meshkujt..
– Vajzat jane xheloze. Dhe po, une jam e vetme, por nuk kam nevoje te me ngushelloje askush.
Je e mire Ema. Mund ta shof. – dhe me aq i vuri kapaku bisedes me te.
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...