Pjesa 15

482 51 7
                                    

–       Sme besohet qe mora mendt e tua dhe perfundova ketu. – iu ankua ai shokut te tij te ngushte.

–       Plako, je bere si plak qe kur ke filluar kte punen e re. E ca se u bone profesor. Vitet 26 te kan ngel.

–       Me the qe do pinim nje ose 2 birra.

–       Po, vec se birrat do i pime ketu. – kishin zene nje tavoline ne cep te lokalit. Ishte vetem ai me shokun e tij te femijerise. Kishin kohe qe nuk ishin pare me njeri tjetrin, ai kishte qene per nje master jashte e ai vete ishte mare me punen, e megjithese ate nate kishte per te pergatitur nje prezantim, skishte si tia prishte shokut. Por kishte menduar qe do takoheshin diku, do uleshin per te pire ndonje birre, e do te bisedonin. Jo nje party ne club me te cmendur te qytetit, ku duhet te bertisnin me sa ze te kishin per te shkembyer dy fjale. Por nga ana tjeter duhet ta kishte pritur, shoku i tij ishte nje qejfli i lindur. Skishte si te rrinte larg clubeve te Tiranes. Thoshte gjithmone qe gjermanet ishin shume monstra. Ai i afrohej e i ofronte ti qeraste me ndonje pije e ato ia fusnin ndonje shpulle.

–       Tani Donald, hapi syte. Amit sdo i vi keq se pe ndonje vajze.

–       Po ti lej ty te gjitha shoku. Meqe te kemi te jashtem. – porositen per te pire nga nje coctail te vogel, birrat u harruan. Por nuk ishte dhe aq keq ne fund te fundit. Mund te duronte edhe na nje ore ne ate vend. Nxorri telefonin nga xhepi per ti derguar nje mesazh Amit, te dashures se tij prej disa muajsh tashme. Ti thoshte nese donte te bashkohej me to, pasi Tomasit i duheshin dhe 2 gota per ta braktiste por ishte Tomasi qe e ndaloi te shtypte butonin send.

–       Shoku, kisha harruar sa sexy jan shqiptaret. Se marr vesh per cfare jetoj akoma andej. Po iki te kap ate plako. – dhe i beri me gisht nga ana tjtr e club, ku nje vajze po kercente mbi banak, sikur asnje te mos ishte rreth saj duke e pare. Rreth vajzes ishin mbledhur shume djem, ku secili po mundohej ta zbriste nga aty e te kercenin me te. Ai e njohu ne cast. Ishte Ema.

–       Po shkoj un Tomi.

–       Ore ti, Ami harrove. – i kujtoi ai.

–       Eshte nje studentja ime.

–       U dashka ber profesor pse nuk thua ti. – por nuk ndenji per tiu pergjigjur por cau mes rremujes per te shkuar drejt saj.

Ema nga ana saj kishte arritur ekstazen e saj.Ishte vetem ajo dhe muzika. Djemte qe qendronin poshte saj, e qe i thonin te zhvishej, te bente rolin e striptistet per te ishin si milingona qe fare thjeshte mund ti shtypte me kembe. Vazhdonte te kercente lirshem mbi banak kur DJ qe gjithashtu duhet ta kishte spikatur vendosi kengen 'Leave your hat on'. Fix ajo qe duhej, e nen ritmin e muzikes Ema filloi te levizte provokueshem tekse me duart e saj filloi te ngrinte bluzen e saj te ngushte, qe nuk i linte shume imagjinates. Por nuk arriti ta hiqte, po, kishte bere nder mend ta hiqte, sepse dikur e kapi fillimisht nga kembet dhe me pas e terhoqi poshte.

–       Nuk prisje dot edhe pak. Do te zbrisja vete, apo doje te ishe ti fatlumi. – foli ajo pa pare fare se kush ishte ai qe tani po e mbante shtrenguar me veten.

–       Do ikim. – i tha Donaldi. Nuk do ta linte aty asnje cast me shume. Ishte shume e dehur. Do te pendohej per cka po bente. Dhe ai kurrsesi nuk mund te shihte se si ajo argetonte te tjeret duke shitur trupin e saj. Prandaj po e shtrengonte fort prane vetes, qe mos te kishte mundesine te shkeputej prej tij. Kishte vendosur njerin krah rreth mesi te saj, e ndjente kontaktin me lekuren e saj te bute, ndersa me krahun tjeter cante rrugen. Nuk shkoi me drejt Tomasit, do ti conte nje mesazh pak me vone, as nuk ndaloi te merrnin xhaketen e saj, ishte i sigurte qe duhet te kishte patur nje, por nxitoi qe te largoheshin jashte, te dilnin ne ajrin e paster e te briskte te nates e ti shpetonin tymit mbytes te duhanit. Ndoshta ajo do te kthjellesohej pak.

–       Nuk dua te iki. Nuk duaaa. Dua muzikee. Dua ... – ecte me veshtiresi, prandaj iu moren kembet e desh ra. Ai e ngriti ne krah dhe filloi te ecte drejt makines se tij qe e kishte lene diku aty prane. Nuk e dinte se ku jetonte, por do ta conte ne shtepine e tij, nuk mund ta linte ne mes te rrugeve ne ate gjendje. Me ta vendosur tek sedilja e prapme, ate e zuri gjumi. Nuk u zgjua teksa ai ngiste, nuk i zgjua as kur la makinen ne garazhin e pallatit te tij. Iu desh serisht ta merrte ne krahe e te ngjitej larte me te. Hapi deren e apartamentit te tij me veshtiresi, pa e leshuar Emen per asnje cast. Falenderonte zotin qe ishte e lehte si nje pupul. Me ne fund hyne ne shtepin e tij, dhe e vendosi mbi kolltuk, ku ajo vazhdoi te flinte. Te kishte pire aq shume valle? Po pse? Mori nje bluze te tijen dhe me shume kujdes ia veshi siper bustit shume te hapur te saj. Kjo vajze duhet te mesonte te vishej me me takt. Sic ishte veshur ate dite ne lenden e tij. E kishte te qarte qe ishte veshur ashtu vetem per te. Por dyshonte qe ato rroba te ishin te saj. Gardaroba e saj duhet te kishte vec kanatiere me dekolte te eksagjeruara. Dhe tualeti? Sa shume tualet te perdorte. Mori nje leter te lagur nga canta e tij dhe filloi ti pastronte fytyren me shume delikatese. Ne fillim ballin, pastaj syte, sa shume rimel qe kishte perdorur. Me pas faqet, hunden, e ne fund buzet. Kishte buze te mrekullueshme. Ishin te kuqe edhe pa buzekuq.E studioi serisht, ashtu pa asnje grime tualeti teksa qendronte perballe tij, aq prane. Ishte e bukur. Ishte me e bukur keshtu, ngjanet aq e pafajshme, aq engjellore teksa flinte. Ate moment donte te kerkulej mbi te ta puthte, me pas te perfshinte ne nje perqafim e te flinin te dy krah njeri tjetrit. Cfare dreqin po mendonte? Ai ishte i lidhur, ajo ishte studentja e tij. Nuk i shpjegonte dot vetes pse ndihej kaq i terhequr prej saj.Duhet te ishin 2 koktejlet qe kishte pire me TOmin. Beri drejt guzhines ku pergatiti caj, per veten dhe per te kur te zgjohej.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now