Pjesa 4

695 68 11
                                    

Hapi deren e shtepise me qetesi. Ishte e sigurte qe te motren e kishte zene gjumi ne divan, teksa e priste, duke pare kukullat ne televizor. Ne shtepi ishte erresire, e vetmja drite vinte nga guzhina, nga u drejtua edhe ajo. Por drita nuk vinte nga kartonat qe leviznin e flisnin brenda ekranit, por nga nje film aksion. I ati. Beri te kthehej pas, me shpresen qe ai te mos kishte degjuar hapat e saj te kujdesshem. Sa do donte te dilte serisht nga ajo dere, e te shkonte diku, nuk kishte rendesi ku, vetem te ecte e lire, ashtu sic donte te ishte gjithmone, cliruar nga burgu qe duhet te quante shtepi.

–       Ema – theriti i ati. Zeri i tij tregonte se ishte i acaruar, i nevrikosur, i marrosur. Duhet te ndalonte, e dinte qe ishte koha te perballej me te, nuk kishin folur prej nje muaji, qe kur ai kishte vendosur per te tere qe do te ktheheshin ne Shqiperi. Ishte kjo menyra e Emes per te kundershtuar ate, por as kjo kryengritje kryenece ne fund te fundit nuk funskionoi. Ja ku ishin. Ne Tirane.  Prandaj zgjodhi te bente ashtu sic bente gjithmone. Te injoronte, dhe duke terhequr canten zvarre mbi toke beri drejt dhomes se saj. Planifikonte te kalonte naten shtrire, duke perjetuar me mendjen e saj, ato qe nuk kishte patur mundesine te perjetonte fizikisht pak me pare.

–       Po te theras per nje here te fundit. – hungeriu serisht i ati. Se dinte dhe sa here te tjera duhet ta theriste prandaj sikur mos te kishte degjuar asgje vazhdoi marshin e saj kryelarte. Pastaj ndjeu te atin qe iu afrua, dhe perbindshem i mbertheu krahet.

–       Me lesho. – bertiti Ema me sa ze kishte. Si behej vone se komshinjte flinin, si behej vone se per cfare do te mendonin ato. Ai monster nuk kishte te drejte ta prekte, as edhe nje qime te sajen. Ne dejet e saj rridhte gjaku i tij, por ai nuk ishte i ati. Ajo sdo te ishte kurre vajza e tij. Ajo sdo te kishte nje idhull krah saj qe ta mbeshteste ne cdo hap te jetes. Ajo ne fund te dites, kur binte te flinte, ishte vetem. Ajo dhe ditari i saj, mbartes i sekreteve te saj me te erreta. Shfletonte ndonjehere ato fletet porte e se shkuares. Mes rreshtave perjetonte edhe ndjesite e cka kishte ndodhur. Por kurre nuk pendohej. Kishte mberritur aty ku ishte prej zgjedhjeve te se shkuares. Dhe asaj i pelqente ku ishte. Ndoshta ne ate moment nuk do donte te ndihej si nje kavie e kapur ne grace, prandaj duke u perpelitur u mundua ti shpetonte shtrengimit te burrit qe qendronte perballe saj.

–       Me lesho. Mos me prek me duart e tyra te ndyra. –vazhdonte te bertiste ajo.

–       Mos guxo te me ngresh zerin. Je vajza ime. Me e pakta qe duhet te besh eshte te me respektosh, megjithese ke zgjedhur mos te respektosh veten tende. – fjalet e tij i peshuan rende ne zemer.

–       Ti nuk ke goje te me flasesh per respekt. Duhet ta fitosh qe ta meritosh. – dhe i peshtyu ne fytyre. Ishte nje veprim i pamenduar. Ishte menyra e saj per ti treguar urrejtjen qe ndjente ndaj tij.

–       Ti kurve e ndyre. Bushter qe fshihesh ferrave me meshkujt e botes. Si guxon ti te me flasesh per respekt. Si guxon. – donte ta mbyste me duart e tij, donte ta rrihte deri sa te fillonte te ndergjegjesonte qe po shkaterronte jeten e saj. Donte ta zgjonte nga bota e ndyre ne te cilen ishte bere pjese. Ajo ishte vajza e tij, e donte, e donte me shume se cdo gje tjeter ne bote. Ajo dhe Rea ishin dhuratat me te bukura qe zoti i kishte bere. Por ku gaboi? Degjonte njerezit te flisnin per te bijen, per sjelljet e saj te pamoralshme. E pas fjaleve te tyre fshihej nje kritike ndaj tij, qe nuk mund te kontrollonte nje 21 vjecare.

–       Ndoshta zbutesh nese te sjell....

–       Qepe ate goje te peshtire. – nuk duronte me, prandaj ngriti doren per ta goditur.

–       Jepi kontrollues i cmendur. Me gjuaj. Skam frike e di, dhe pastaj do te dal nga ajo dere, e do te harroj cdo gje qe ndodhi sepse... – por Rea qe u shfaq ne deren e dhomes, me arushin e saj ne dore e me kemishen e gjate te nates qe prekte me fundet e saj token, nderpreu komfrontimin e nxehur mes tyre.

–       Shkoni flini. – urdheroi ai dhe u largua prej saj. Ema ferkoi krahun kur duart e tij kishin lene shenjat e tyre. Dhe ndoqi te motren sypergjumur ne dhome.

–       Po ziheshin serisht? – kerkoi te dinte Rea.

–       JO.

–       Une degjova te bertitura.

–       Ashtu shprehin dashurine te rriturit. – pastaj pasi mbuloi te motren doli nga dhoma e saj duke i fikur driten. Ne dhomen e vet, pasi hodhi canten mbi krevat, hapi sirtarin e vogel te komodines, ku shtrire gjendej nje shishe Johny Walker. Me shishen ne dore u shtri mbi krevat dhe filloi te pinte. NJe gllenke per cdo grimze inati, urrejtjeje qe ndjente ndaj tij. Nje per kete vend te shpifur, nje per paragjykimet.. Nje per.. ktheu shishen por nuk kishte mbetur asgje me per te pire. Por alkoli ne sistemin e saj kishte dhene efektin e tij. AJo u gjallerua, filloi te kercente si e marre. Ashtu sic kishte kercyer ate nate...

Tani Dua te Jetoj (shqip)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant