Kishte shtruar ne tavoline tere ushqimet, per te cilat i ishte dashur e tere dita per ti gatuar. Ema i kishte premtuar qe do ta ndihmonte, ne fund te fundit kishte qene ideja e saj qe te ftonin Vilmen. Por nuk ishte dukur ende, e ai nuk e kishte telefonuar. E dinte qe ajo ishte tek Donaldi, dhe i besonte atij djali, i thoshte vetes qe ajo ishte e sigurte me te. Do te vinte padyshim nga momenti ne moment.Dikush trokiti ne dere, e mendoi se duhet te ishte ajo, por kur e hapi, u gjend perballe me Vilmen. Ajo kishte ardhur me heret se ce priste. Jo se nuk donte qe te vinte, por nuk ishte ende gati dhe e bija nuk gjendej ende aty.
– Vilma, cfare surprize. Mirese erdhe.
– Po te shqetesoj qe erdha kaq heret?
– Jo, jo, perkundrazi. Por jam ende duke gatuar.
– Mund te te ndihmoj.
– Jo, sot je e ftuara. Cdo gje eshte prej meje.
– Dhe vera prej meje. – dhe i zgjati nje qese kartoni qe mbante ne dore. – Doja te sillja dicka, tju falenderoja qe me ftuat sot.
– Nuk kishe perse te shpenzoheshe. Por faleminderit vertete.
E shoqeroi te ulej ne dhomen e ndenjes, e theriti Rean qe ti bente shoqeri. Ato te dyja shkonin shume mire me njera tjetren. Gjithmone i shihte teksa qeshnin e luanin, sikur te ishin te dyja dy vajza te vogla. Kur mbaroi dhe pergatitjen e sallates, qe e kishte lene per ne fund, sepse kishte dashur qe te ishte e fresket, vendosi te terhiqej e te telefononte Emen. E la zilen te binte gjate, aq gjate sa humbi numerimin, por ajo nuk iu pergjigj. Ku te ishte futur valle? Kishte qene aq e entuziazmuar per kete dreke, ishte i sigurte qe nuk do ti bente dalje. Booh, ndoshta nuk e njihte aq mire te bijen ne fund te fundit.
– Vilma, Rea, ulemi te hame?
– Ba, po Ema? – kerkoi te dinte Rea. E motra ishte zhdukur serisht. Si gjithmone.
– Do te vonohet edhe pak. – nuk e fshehu dot zhgenjimin ne zerin e tij. Kishte menduar se me ne fund sot do te mund te uleshin rreth tryezes si nje familje e vertete, per te ftuar edhe Vilmen per tu bere pjese e jeteve te tyre. Por si gjithmone, mungonte nje pjese e formueses per te plotesuar ate kornize, mungonte Ema.
Ishte lodhur duke qendruar tere diten ne kembe, pas atij banaku, ne ate lokal te piset, duke i sherbyer vetem pleqve qe kerkonin te pinin kafe, e me pas me gazeta ne duar, harroheshin ne rreshtat e gjate te artikujve, e nuk coheshin nga tavolinat qe kishin zene per shume kohe. Degjonte vetem ankesat e tyre per politiken, zhgenjimet ndaj premtimeve boshe te politikaneve, zhurmen e zarave te tavlles, apo guret e dominove. Dhe me pas se nje ore, e mbaronte turnin e tij. Por mengjesi tjeter trokiste shpejt, e serisht i duhej te shfaqej aty, i vetmi ndryshim nga nje dite me pare ishin gazetat ne duart e pleqve.
Degjoi nje zile te cuditshme, qe nuk ishte e telefonit te tij. Asnje nga klientet nuk po fuste doren ne xhep per tu pergjigjur, por zilja kokefrote vazhdonte te binte, nuk pushonte. E kujt ishte valle? Ndoqi drejtimin nga vinte ai tingull. Ndoshta dikush kishte harruar telefonin. Duhet tia kthente, sepse tani duhet te ishin te merakosur. U gjend perpara deres se tualetit te femrave. Ishte e kycur. Dikush ishte aty brenda, por pse nuk i pergjigjen telefonit. Ndoshta ishte dikush qe po mundohej te evitonte. Nuk kishte asgje per tu shqetesuar, por nje parandjenje e keqe po formezohej brenda tij. Trokiti, por asnje pergjigje. Trokiti serisht, me fort, kete here edhe duke pyetur nese kishte njeri aty brenda, e serisht asnje pergjigje. Athere vendosi te hapte deren me celesin rezerve qe pronari i ketij vendi ruante ne njerin prej sirtareve pas banakut. E hapi, per te gjetur nje vajze te re te shtrire te dysheme, te shperfytyruar e pa ndjenja, prane trupit te saj te ngrire, nje shiringe e perdorur.
Kolegu i tij e kishte bere serisht. I kishte shitur serisht droge dikujt. Ai pak me pare ishte zhdukur i dyshimte si gjithmone. Ndoshta e dinte qe nje kliente ishte futur aty, e nuk kishte dale me, ndoshta ishte frikesuar e kishte vendosur tia mbanthte.
Cfare duhet te bente tani? Po sikur vajza te kishte vdekur. I vendosi gishtat ne qafe, e me veshtiresi ndjeu nje puls shume te dobet qe po shuhej pak nga pak. Duhet te lajmeronte dike, dhe shpejt. Nga canta e vajzes nxorri telefonin e saj dhe hapi listen e kontakteve. Babi & Donaldi. Vetem kaq, keto duhet te ishin personat me te afert te saj, prandaj do ti telefononte te dyve. Por fillimisht duhet te lajmeronte urgjencen. Dreqin, nuk dinte numrin. Dikush nga zoterinjte qe si gjithmone ishin zhytur ne boten e tyre, duhet ta dinte. E ai tani do ti shkundte fort, per ti zgjuar e per te kerkuar ndihmen e tyre.
Mos duhet te fshishte shiringen qe ajo kishte perdorur? Cfare do te mendohej me pas per vendin, por vendosi qe nuk duhet te prekte asgje qe me pas mund te perdorej kunder tij.
– Lajmeroni urgjencen, dikush, ju lutem. – dhe teksa bertiti e ngriti ne krahe ate vajze te imet. Silueta e saj e bute, e pajete e beri ti vinte keq. Syte e saj rrethoheshin nga hije te zeza, te rimelit te rene. Duhet te kishte qare. Cfare e kishte shtyre te bente kete gje? Ne krahet e tij, ishte vetem nje vajze e vogel, e pambrojtur nga bota, e frikesuar qe kishte vendosur ta braktiste ate.
Ishte e bukur, nje bukuri engjellore. E imagjinonte te qeshur, shihte syte e saj plot jete e nje buzeqeshje rrezelluese. Ndoshta do te kishte fatin te shikonte kete profil te sajin, ndoshta do te takoheshin serisht nje dite. Ndoshta, nese ajo do ti mbijetonte kesaj.
YOU ARE READING
Tani Dua te Jetoj (shqip)
General FictionKu jam? Kam frike, vertete frike. Dua te arratisem, por nuk mundem ti shpetoj ketij vendi. Nuk eshte me vendimi im. Nuk jam me une ajo qe kontrolloj fatin tim. Dua te jetoj. Me degjon Zot? Tani jam me prane teje, apo ketu te kam humbur pergjithmone...