Pjesa 23

401 46 2
                                    

Zilja binte papushim, kokeforte nuk pranonte te ndalej, pa e zgjuar ate nga gjumi. Ishte vetem 6 e mengjesit. Duhej te shkonte ne pune, te behej gati, por nuk donte te linte krevatin e tij, nuk donte te shkeputej prej saj edhe per pak, prandaj e la zilen te binte.

–       Zemer, zgjohu. – i pershperiti ajo pa hapur syte, pergjumesh.

–       Hmm, edhe pak.  Me perqafo edhe pak.

–       Duhet te shkosh ne pune. – dhe u shkeput prej tij, u kthye nga ana tjeter e vazhdoi te flinte. Donaldi e dinte qe  keshtu donte te zgjohej cdo mengjes, per vazhdimin e jetes se tij, prane Amit. U zgjua me pertese, e me inat mbylli zilen inatcore, qe asnjehere nuk i hapte rruge, asnje mengjes nuk e linte te flinte. Rutina e diteve te tij fillonte keshtu. Me nje dush te gjate, ku mendonte per njemije arsyjet pse duhet te linte punen si profesor, e ne krye te listes ishte gjumi. Por gjithmone gjente njemije e nje arsyje se pse duhet te vazhdonte. Kishte punuar fort, kishte studiuar me ore te tera, dite e nate per te arritur rezultate te shkelqyera, e ky ishte shperblimi me i mire i mundin te tij. Nese do te hiqte dore, cdo lodhje do te ishte e kote.  Doli nga ngrohtesia e dushit, e shkoi drejt guzhines, ku e priste kafja e ngrohte e mengjesi i pergatitur nga Ami. Ajo gjithmone zgjohej e i pergatiste per te ngrene kur qendronte me te. Ishte nje vit me e vogel, e kishte studiuar per ekonomi, tani punonte ne nje banke te qytetit dhe ishte e kenaqur me punen e saj, megjithese ishte ende ne nje post te vogel, thonte gjithmone qe nese nuk do harxhonte kohe duke u ankuar e duke kerkuar me shume sic benin shoqet e saj, pak nga pak puna e saj do te binte ne sy, do te shperblehej e do te ngjiste shkallet e suksesit. AJo ishte e duruar, e zgjuar. Fliste pak, por cdo gje qe thoshte ishte me mend, cdo fjale qe thoshte tregonin se kush ishte ajo. Nje vajze me norma, me vlera. Nje vajze qe dinte te fitonte respektin e te gjitheve qe ne momentin e pare. Ishte e bukur, por nuk ishte e vetedijshme per kete, nuk perdorte kurre bukurine e saj si armen e saj me te forte per te bere te tjeret per vete. Ajo nuk mundohej aspak te bente te tjeret ta pelqenin ate. Ishte pikerisht keshtu qe cdo person qe e njihte dashurohej me te, keshtu ishte dashuruar edhe ai vete. Me embelsine, cilterisine e pafajsine e saj. Hengri shpejt, e para se te dilte i rrembeu nje te puthur. Ishte menyra me e mire per te filluar diten.  Fakulteti nuk ndodhej larg nga shtepia e tij, prandaj preferonte te ecte ne kembe. I dukej e kote te nxirrte makinen, ne fund te fundit disa hapa nuk bejne keq, vecse mire per shendetin. E teksa ecte mes kembesoreve te tjere, te gjithe nxitonin ne drejtime te ndryshme, ndjeu celularin e tij ne xhep qe iu dridh vetem nje here. Nje mesazh. Nuk ishte asnje i tille, nje lajmerim nga facebook, me sakte nga grupi i universitetit ku krahas studenteve bente pjese edhe ai. Nuk para shtoheshin profesoret ne grupe te tilla, por duke qene se ai ishte me i ri ne moshe se koleget e tjere,disa djem e kishin shtuar kohe me pare e ai nuk kishte refuzuar. Tani here pas here i vinin njoftime te tilla per postime te ndryshme, qe ai nuk i hapte. Gjithmone flitej per data provimesh, pyetje, nota. Ndersa kete here e hapi sepse e intrigoi titulli: E RENDESISHME, nuk ishte as periudhe sezoni, cfare mund te ishte? Dhe ndoshta duke u mare me celularin rruga do ti dukej me e shkurter. Por cfare iu shfaq ne ekranin e vogel te celularit nuk ishte aspak cfare priste. U shokua. Nje kolazh fotosh te nje vajze te zhveshur. Kishte pare edhe me pare foto te tilla 'porno', por cfare e shokoi vertete ishte qe vajzen e njihte, ishte nje studentja e tij, Ema. Ajo ishte ndryshe, e shthurur, pa kufinj e takt ne sjelljen e saj ndaj meshkujve, kjo ishte e kuptueshme. Por nuk kishte menduar qe ajo do kishte arritur deri ketu. Qe ajo drogohej. Ne njeren nga fotot dukej fare qarte dora e ashper e nje djali qe injektonte nje shirinte ne krahun e saj. Edhe ate nate qe ishin ndeshur bashke duhet te kishte qene nen efektin e substancave narkotike. Kjo shpjegonte pse me pak ajo nuk mbante mend asgje. Nuk duhej te mendonte kaq shume, nuk duhej ti behej vone per dramat e jetes se njeres prej studenteve te tij. Por per ato pak caste qe kishin qendruar bashke kishte njohur edhe nje Eme tjeter, nje vajze qe ndihej e braktisur, qe lutej me lot ne sy per shpetim.

Tani Dua te Jetoj (shqip)Where stories live. Discover now