1.Let the game begin!

10K 297 179
                                    

Kjo ishte! Ia doli! Me ne fund ndodhej aty ku donte te ishte. Ne njerin prej klubeve te Los Anxhelesit, muret dhe brendesia e te cilit bertisnin: "Rrezik!" Dhe ajo per kete kishte ardhur, per te rrezikuar.

Me nje fustan te zi te gjate deri ne fund te kembeve, i cili kishte nje dekolte jo rastesisht provokuese, nje te çare tunduese qe reklamonte nje pjese te mire te kofshes se saj te gjate e te bute. Ondet e zeza i tundeshin sa majtas djathtas ne çdo hap qe bente. Me shikimin dinak e te zhdervjellet perpinte gjithçka qe e rrethonte.

Atmosfera ishte e nxehte dhe grishese. Ne skene kercenin paturpesisht balerinat gjysme te veshura e gjysme te zhveshura. Burra te veshur me kostume te zinj, me shikime gllaberuese, me dhjetera unaza te florinjta nder gishta e puro te trasha nder buze, fershellenin drejt balerinave, bertisnin e ulerinin si kafshe. Te njejten gje bene edhe kur e pane ate, te paren femer qe vinte kembe ne klub ate mbremje.

Por ajo nuk frikesohej prej tyre, as nuk joshej, qellimi i saj ishte diçka tjeter, diçka shume me e madhe se ca burra te eksituar, gojet e te cileve leshonin jarge pambarimisht.

"Se mos eshte e vetmja gje e tyre qe leshon jarge ne keto momente!"-mendoi ajo me vete duke vene cepin e majte te buzes ne gaz.

Dhe ja ku ishte qellimi i saj! I ulur ne nje tavoline pokeri bashke me kater burra te tjere, i rrethuar nga dy femra, dy bjonde qe mbanin ne trup vetem ca te brendshme te kuqe gjithe shkelqim qe ekspozonin gjokset e tyre gjigand. Zot! Çfare gjoksesh! Gjoksi i saj nuk mund te krahasohej kurre me ata topa futbolli qe ato femra kishin ne kraharor.

"Fokusohu! Nuk eshte koha per te krahasuar silikonet e dikujt me portokallet e tua te vogla!"-i bertiti menderisht vetes.

Dy bjondet perkedhelnin lehtazi krahet e tij muskuloz ose floket e tij ne ngjyre karameli te hapur. Dhe pikerisht atehere kur ajo po skanonte per te sajten here fytyren e tij perfekte, shikimet e tyre u ndeshen. Syte e tij te smeraldte pershkruan çdo centimeter te trupit te saj, duke filluar qe nga gjoksi e deri tek shala e zbuluar. Asaj iu duk se ai veshtrim e zhveshi te teren. Ne fund ai u ndal serish ne syte e saj dhe i buzeqeshi ne menyren me tunduese te mundshme.

"Ky po qe eshte nje playboy, por nuk e ka njohur ende mbretereshen e lojrave!"-me kete mendim ne koke ia ktheu buzeqeshjen po me te njejten joshje, duke hapur paksa buzet si per ta ftuar per me shume dhe duke pulitur qerpiket sensualisht.

U desh vetem aq qe ai te linte tavolinen e pokerit, prostitutat leshverdha dhe miqte e tij te lojes per t'iu afruar asaj. Njeren dore e mbante te futur ne xhep, kurse me tjetren lemoi paksa floket e shprishur nga ledhatimet e perkedheljet e panumerta te bjondinave gjoksmedha. Ecte drejt saj me nje siguri te plote. Nen efektin e dritave te skenes syte e tij te gjelbert shkelqenin si syte e nje maceje te llastuar.

"Ai-nje mace! Hah! E bukur kjo!"-u tall ajo me veten dhe mendimin e saj femijenor.

-Çfare ben nje vajze e vogel, e vetme si ti ne nje vend si ky plot me burra te medhenj e te frikshem?-ishte fjalia e pare qe ai i tha. Dhe mes anglishtes se tij te qarte e te paster ajo e dalloi theksin e trashe spanjoll.

-Oh, nuk jam e vetmja vajze ketu,-tha duke bere me koke nga striptistet dhe prostitutat e tij. -Burrat e tu nuk jane aspak te frikshem dhe epo... Nuk mendoj se jam edhe aq e vogel,-kukurisi lehtazi per ta luajtur rolin sa me mire te qe e mundur.

E kuptoi nga menyra se si shprehja e tij ndryshoi qe ai ishte argetuar.

-Perveç mikeshave te mia,-iu referua ai gjithe vajzave te "stafit te tij",-ti je e vetmja femer ketu. Nuk te duket e rrezikshme kjo?

-Jo per sa kohe nje djale i forte si puna jote ndodhet ketu,-i gudulisi sedren mashkullore ajo me nje te folur te embel prej kokete.

"Prej kuřve!"-shau nenvetedija e saj.

E gjithe kjo po e kenaqte playboyn e parezistueshem me shikim vrasesi. Po e bente te qeshte.

-Me te vertet qe po me pelqen ti,-e komplimentoi ai,-po me pelqen edhe aktrimi yt i mrekullueshem.-shtoi pas pak duke u bere serioz.

"Seriozisht? Tani qe po me pelqente mua?! Pune muţi!"-mendoi disi e zhgenjyer.

-Oh, faleminderit qe nuk me le te vazhdoja me gjithe ato fjalime te embla e te sheqerosura! Per pak sa nuk me ra te fiket prej diabetit!-foli gjoja e lehtesuar.

Asnje muskul ne fytyren e tij nuk levizi. Ai nuk puliti as qepallat.

-Çfare do prej meje?-e pyeti ai duke iu afruar rrezikshem.

"Te te vras!"-donte t'i ulerinte ne fytyre.

-Gjithçka!-i peshperiti ne vesh. -Nese ti me lejon, sigurisht.

-Tani po qe po me pelqen.-mermeriti ai. -Diego "Don" Hernandez!-u prezantua pasi i shtrengoi doren fort.

"Auç! Edhe doren e shtrengon ne menyre posesive! Bastard i felliqur!"

-Aleksis Parker!-ia ktheu ajo dhe veç tri fjale kishte ne mendje:

LE TE NISE LOJA!

Hello again ma babies! E di qe kjo eshte paksa e papritur por ja tek po vjen nje histori e re!🙈
Me vjen keq qe ju zhgenjej, por me duhet te fshij "Zemra te zjarrta" tani per tani dhe ta vazhdoj atehere kur te ndihem gati dhe ta shoh te arsyeshme.
This new book is about smexy mexican mafia gangs and a crazy, hot-tempered girl who seeks revenge but unfortunately, along her difficult way she finds herself totally, madly, deeply in love with the bo$$ himself Diego "Don" Hernandez!
Sorry po kur emocionohem filloj te flas anglisht😂🙈😝.
Shpresoj ta mireprisni kete histori dhe t'iu emocionoje po aq sa me emocionon edhe mua.
Vote, comment and share this story with your friends if you like what you read.
Me shume dashni, J.D.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now