Per dy jave te plota, te gjata, acaruese, qe iu duken te pafundme, Aleksis nuk e pa qofte edhe per vetem pak minuta Diegon. Ishte zhdukur si zakonisht pa lene gjurme dhe keto zhdukjet e tij te papalajmeruara ishin gjeja me idiote ne ate vile, pas Aimes, kuptohej.Por lajmi qe Ainoah i dha nje pasdite i ngriti humorin dhe adrenalinen. Me ardhjen e Don Diegos nga udhetimi i tij me i fundit dhe me i suksesshem, do organizonin nje nga ato mbremjet e famshme. Aleksis po fillonte te thurte nje plan djallezor ne mendjen e saj. Diego do te pendohej per ate skenen turperuese perpara dhe per indiferencen me te cilen e trajtonte ne sy te asaj kuçkes, Aimes.
Noah i dha listen e te ftuarve ne te cilen perfshiheshin kryetaret me ne ze te mafies se Los Anxhelesit bashke me shoqerueset apo shoqeruesit e tyre. Pak informacione rreth tyre, nje veshje dhe sjellje provokuese -keto ishin armet e saj te forta ate mbremje.
Vila Hernandez 22:00
Salla ku zhvilloheshin evenimentet e rendesishme gelonte nga zerat, zhurmat e tingujt. Çdo centimeter i saj ishte i mbushur, plot me sherbetore qe leviznin mekanikisht nga nje cep i salles ne tjetrin, plot me burra me shikime te vengerta, puro nder buze, unaza nder gishta dhe me femra te bukura ne krah.
Syte nuk po ia zinin Nohan, as Rikon. Nenqeshi djallezisht. E dinte mire se çfare bente shoqja e saj sa here qe shtepia ishte plot dhe askush nuk e kishte mendjen tek ajo, i shfrytezonte ato momente ne menyren me te mire se bashku me Rikiton.
Aime rrotullohej neper salle, levizte, takonte te ftuarit, i pershendeste, iu fliste e sillej si te qe e zonja e asaj shtepie. Kishte veshur edhe fustan te kuq, ugh, perpiqej te terhiqte vemendje sa pa mberritur Diego.
Küçke budallaqe!
-Ai eshte duke ardhur, -e lajmeroi nje nga sherbetoret me te cilet ishte miqesuar ato ditet e fundit. Ishte nje gei i lezetshem e i afrueshem.
Tani ishte monenti qe te vinte ne jete planin e saj. Ne mes te nje grupi te gjere shoqeror, shqoi ate te cilin po kerkonte, djaloshin Adalberto Guiterrez, birin e Alfredo Guiterrez, plakushi qe i prishi pune jave me pare Diegos, plakushit te cilit dikur i perkiste Kamela. Djali i tij kishte ardhur ne mbremje per te kontrolluar situaten dhe per t'iu shpjeguar Diegos per keqkuptimin qe ndodhi me policine.
Adalbertua ishte pikesynimi i Aleksisit ate nate.
Me tere sharmin qe zoteronte, beri drejt grupi te femrave qe kishin rrethuar Adalberton.
-Me falni, ju jeni Adalberto Guiterrez?-pyeti embelsisht.
Grate dhe vajzat qe i lepiheshin Adalbertos e pane si kafshe inatçore. Mes tyre qendronte edhe Aime. Aleksis ngriti njeren vetulle si per t'i thene: "Edhe ti ketu?!"
-Po, une jam. Dhe kush eshte bukuroshja qe me kerkon?-Adalbertua i puthi doren sensualisht.
Djaloshi kishte prestigj te fuqishem si feminist i terbuar, i fiksuar pas zonjushave te reja joshese.
-Nje adhuruese e juaja, e reputacionit tuaj, epo... Eh... Edhe e trupit tuaj... -Kafshoi buzen si per ta joshur me shume dhe i kaloi paksa gishtat neper kraharor.
0 muskuj! Kraharor i qullur!
Adalbertua dukej se do te leshonte jarg nga goja nga casti ne cast. Leshoi krahet e femrave qe po mbante deri me tani dhe iu afrua Aleksisit. Ish-shoqerueset e tij dukej sikur i ulerisnin Aleksisit: Boh! Büshter!!
-Na falni zonjusha! Ju premtoj se do t'ua kthej shume shpejt,-tha ajo dhe u shkeli syrin.
Teksa levizte neper salle me Adalberton, vuri re Aimen te shkonte ne qender te banketit, prane dikujt. Nuk ishte e nevojshme ta kthente koken per te pare se drejt kujt shkoi Aime. Don Diegua kishte mberritur!
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...