39.Last Christmas

2.6K 175 91
                                    


Ate dite ne varreza, ne pranine e babait te Diegos e kishte ndjere veten jashtezakonisht te rrezikuar, jo fizikisht, se po te plagosej apo te vritej nuk eshte se do t'i interesonte shume, por te rrezikuar se per pak sa nuk u zbulua ne syte e Diegos dhe fajin per kete e kishte ai babai i tij i mallkuar.

Dreqi ta merrte ate njeri te poshter!

Po si e kishte marre vesh valle per te?

Mos, mos ndoshta... Ai ishte bosi?

E largoi nga mendja ate ide. Kishte pune te tjera per te bere. Duhej te perqendrohej tek Krishtlindja. Po, per here te pare pas kaq shume vitesh ajo do te festonte Krishtlindje dhe jo nje Krishtlindje te zakonshme, por Krishtlindjen e fundit me Diego Don Hernandezit.

Gjate gjithe dites u end neper korridoret e viles, ne kerkim te frymes se Krishtlindjeve, por qe e kote. E ç'priste ajo? Nje shtepi mafieje te festonte Krishtlindjet?!

Per fatin e saj te mire, para se te dilte per te blere gjerat qe i nevojiteshin per "dhuraten" e Krishtlindjeve qe do t'i bente Donit, u ndesh me Rikon.

-Rikito... Ç'ma ke kete surrat? Jane Krishtlindjet! Koha me e bukur e vitit!-u tall ajo.

-Po pra, koha me e bukur e vitit dhe Ainoah eshte gati qe te me pushkatoje topet e te me lere steril,-ai bente shaka, por thelle-thelle, Aleksis e dallonte se sa i merzitur ishte ai.

As vet nuk e dinte pse po i vinte keq per te. Ndoshta sepse e dinte se sa te veshtire ia bente jeten Noah atij, dhe per me teper jeten "dashurore", nese ajo e Nohas dhe e Rikos mund te quhej nje e tille.

-Mos me thuaj... Mut! Ajo te mban ende meri qe nga ajo dita kur bere roje per Aimen?-dhe nuk e permbajti dot nje te qeshur. Noah ishte kaq kokeforte!

Riko krruajti koken i sikletosur si per te thene po.

-Aime se nga dreqin u zhduk, keshtu qe perfito nga rasti qe t'i rregullosh punet me te,-e shtyu Aleksis.

-Kujton se eshte kaq e thjeshte? Ugh...
Kujton se nuk e kam provuar?

-Nuk ke provuar sa duhet atehere. Shiko... Do te bejme nje pakt. Ti do te me shoqerosh ne qendren tregtare per te blere disa gjera, kurse une do te te ndihmoj si ta besh kete Krishtlindje nje nate te paharrueshme per ty dhe ate kuçken,-i propozoi ajo me nje shkelqim entuziast ne sy.

Riko e pa me mosbesim fillimisht, por pastaj pranoi. Ajo dite qe vertet e paharrueshme, per te mos permendur shprehjen e Rikos kur hyne ne departamentin e te brendshmeve per femra. Ishte e paçmueshme!

Aleksis i mesoi ca menyra se si ta bente Nohan per vete, si ta qetesonte e si te ulte pak nervat e saj. Shpresonte qe keshillat e dhena te funksiononin dhe mosmarreveshjet mes Rikos dhe Nohas te sheshoheshin.

Ne mes te bisedave, shakave e blerjeve te gjata, Riko i shpjegoi se Vila Hernandez nuk ishte dekoruar kurre per festat e Krishtlindjeve. Fjala Krishtlindje nuk ekzistonte ne fjalorin e atyre qe jetonin e punonin ne ate shtepi.

Dhe atehere Aleksis vendosi qe te merrej ajo me kete pune. I kerkoi ndihme Rikos dhe çuditerisht, ai pranoi.

Nese paraditen e kaluan duke bere pazare Krishtlindjesh, pasditen e kaluan duke dekoruar çdo cep te sallonit te madh me drita, drere e babagjysha ne miniature. Shume shpejt, Rikos dhe Aleksisit iu bashkuan edhe sherbetoret. Per here te pare ne vilen Hernandez mbizoteronte nje atmosfere e ngrohte, gati-gati e pabesueshme, nje atmosfere Krishtlindjesh!

Aleksis po bente dekorimin e fundit, po vendoste yllin e shndritshem ne majen e pemes gjigande. Kishte hipur ne nje shkalle te gjate e te hekurt, sepse ajo ishte menyra e vetme per te arritur majen e pemes. Duke zbritur shkallet e parafundit, kemba i rreshkiti dhe per pak sa nuk u rrezua por per fatin e saj te mire Riko u gjend aty dhe e kapi ne krahet e tij.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now