U zgjua me nje dhembje te tmerrshme koke. Puliti qepallat disa here radhazi si per te qartesuar pamjen. Gjendej ne nje si dhome spitali. Çfare dreqin? Dhome spitali? U ngrit menjehere nga shtrati me mbulesa te gjelbra. Pajisjet perreth benin ate zhurmen acaruese teksa tregonin aktivitetin e zemres se saj, trysnine e gjakut dhe parametrat e tjere jetesor.E kishin nderruar dhe i kishin veshur nje nga bluzat e saj te rehatshme dhe ca tuta te shkurtra.
Dera e dhomes u hap dhe brenda hyri nje infermiere qe duhej te ishte rreth te pesedhjetave.
-Oh, me ne fund u zgjove, -foli gruaja zeshkane me nje theks te dukshem spanjoll.
-Ku ndodhem? - pyeti duke ferkuar koken mendueshem.
-Ne kliniken e zotit Diego.
-Ç'kerkoj ketu?
-Zoti Diego kerkoi qe te te benim nje kontroll te pergjithshem dhe te kujdesesha personalisht per ty.
-Me te vertet?-foli me shume me veten se sa me gruan.
-Po, dukej shume i shqetesuar. Nuk e kisha pare kurre ashtu, -mermeriti gruaja.
-Gjithsesi,-Aleksis i shperfilli ato fjalite e fundit dhe beri drejt deres,-Une po largohem.
-Çfare? Jo, ku po shkon? Por zoti Diego tha qe...
Pjesen tjeter te fjaleve te infermieres nuk degjoi, sepse tashme gjendej rruges per ne vile. Mori ashensorin qe lidhte shtepine me kliniken dhe sa hap e mbyll syte e gjeti veten ne sallonin e madh. Perreth nuk kishte kembe njeriu. Brodhi kot me kot rreth e rrotull. Nuk po i zinte syri askend, as nje roje, as nje sherbetore, as nje femer. E habitshme!
Rruges per ne dhomen e saj ndali tek zyra e Diegos, e cila ishte bosh gjithashtu. Perballe deres se dhomes se saj ndodhej Pepe, ai tipi gjigand qe i ngjante aq shume me Dwayne Johnson-in, truproja e saj personale, qe nuk i shqitej per asnje sekonde, te cilin, dje e kishte lene pa ndjenja.
Sapo e pa, Pepe i hodhi nje veshtrim te akullt, por nuk foli, nuk beri asgje. Pepe kurre nuk fliste, te pakten me te.
-Hej Pepe, plako, ç'behet ketej?- e goditi ne menyre vellazerore ne krah si te mos kishte ndodhur asgje.
Pepe ishte krej indiferent. Shihte vetem drejt dhe kurre ne drejtim te saj.
-Oh, he pra, ku ndodhen gjithe te tjeret?
Asnje shenje. Asnje pergjigje.
-Nese kujton se do te te kerkoj falje per hekurin e djeshem, harroje, sepse e meritove. Vet e ke fajin qe me ngjitesh nga prapa si morr pas byţhe.
Dhe me aq, Aleksis hapi deren, gati per te hyre brenda.
-Bosi ka ditelindjen!
***Tere diten e kaloi ne dhome. Telefonoi Emanuelin per t'i keputur nja ca sharje te mira, sepse e kishte lene pa ndjenja mbremjen e shkuar, por edhe per t'u siguruar qe ishte mire.
Vone ne darke, e terhequr nga muzika, zhurmat dhe zerat e larte qe vinin nga kati i poshtem, doli nga dhoma per te pare se çfare dreqin po ndodhte.
Pishina dimerore qe zinte nje hapesire te konsiderueshme te sallonit ishte mbushur e rrethuar plot me burra te dehur e te droguar. Gjysmat e tyre pinin pa pushim tekila, nje pjese tymosnin hashash, shumica paĺĺonte neper cepat e kuzhines ose ne pishine ndonjeren nga femrat e shumta te Diegos.
Vet zoteria i ditelindjes ishte pjesemarres ne ate lojen, ku duke bere vertikalen, duhej te pije sa me shume alkool te qe e mundur. Dhe me sa dukej, Diegoja ishte mbreti i asaj loje. Ai vazhdonte e vazhdonte te thithte birre a ç'mutin ishte nga tubi qe lidhte fuçine e birres me gojen e tij duke qendruar me kembet perjete e duart te mbeshtetura fort ne toke. Rreth tij ishin mbledhur nje sere burrash e femrash qe numeronin sekondat e ulerinin si te marre emrin e tij.
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...