Me t'u larguar ata te tre, Aleksis mori guximin per te bere diçka te çmendur, qe ndoshta do t'i kushtonte jeten. Afroi koken akoma edhe me shume me thiken qe Diego mbante si kercenim prane qafes se saj. U pre dhe filloi t'i dilte gjak prej plages se vogel. Kur Diego e kuptoi se ç'ndodhi, flaku thiken tej, ia shtrengoi fytyren fort me te dyja duart dhe i bertiti:-Ç'bere keshtu? Ç'te tha mendja? Krisht, po te del gjak! Po sikur... Po sikur ta kisha afruar me shume thiken, e kupton qe do te te kisha lene pa koke?
Ate e kishin tradhetuar emocionet. Aleksisin po ashtu. Nuk arriti te artikulonte asnje fjale. Pa e magjepsur se si Diego i tha qe te shtrengonte qafen per te ndaluar hemorragjine e metejshme, u zhduk diku pas klubit per te sjelle kutine e ndihmes se shpejte prane saj.
-Eshte vetem nje gervishtje e vogel,-e qetesoi ai.
Me gishtat qe i dridheshin, Zot, gishtat e tij po dridheshin, ai ia mjekoi plagen, nese mund te quhej e tille dhe vendosi nje fashe te vogel te bardhe atje ku ajo ishte prere.
Aleksisit i dukej se kishte harruar te merrte fryme. Zemra i dridhej ne kraharor nga shqetesimi qe ai nuk u druajt per ta shfaqur aq hapur ne fytyren, syte dhe veprimet e tij.
Ai i mjekoi qafen, por asaj iu duk sikur i mjekoi shpirtin.
-Do te te percelloje pak, por nuk eshte asgje serioze,-tha Doni.
Tashme syte e tij ishin te qete dhe miqesor. Ajo gati sa nuk shkriu nen veshtrimin e bute qe ata po i dhuronin.
-Pse?-e pyeti ajo thjeshte.
Ai nuk u pergjigj, u step, u ftoh, vuri distancen e akullt mes trupave e shpirtrave te tyre.
E pritshme!
Bipolar i mallkuar!
As ajo nuk foli. Qendroi si e ngrire perballe tij, e paafte per te levizur. E shihte ate si e shastisur.
-Pa shiko, pa shiko... Pellumbat e dashuruar nuk qendrojne dot larg njeri-tjetrir. Te pakten larg trupave te njeri-tjetrit.
Ai ze qe kumboi neper muret e klubit beri qe qindra sinjale te perçoheshin ne shtyllen e saj kurrizore. S'kishte si te ishte ai!
-Kush eshte aty?-pyeti Diego pasi u ngrit me kembe dhe mori nje pozicion mbrojtes perpara Aleksisit.
-Oh, Doni, Doni, Doni... Nuk po e njeh "shpetimtarin" tend, njeriun qe te shpetoi nga vdekja e sigurte?
Aleksis u drodh e tera. Trupin e ndjente te ftohte e te rende si shkemb. I dukej se zemra do te ndalonte se pompuari gjak nga nje moment ne tjetrin.
I panjohuri doli nga cepi erret prane te cilit po fshihej dhe atehere Aleksis per pak sa nuk ia shkrepi te qarit.
Aleksander Parkeri ndodhej perballe saj! I teri dhe i beri!
Ajo u be gati te vraponte drejt tij e t'i hidhej ne krah, por Diego e ndali.
-Çfare po ben?-e pyeti ajo duke buzeqeshur,- Ai eshte vellai im!
Ai serish nuk e la. Aleksis u tremb.
-Çfare ke Hernandez? Ka ndonje gje qe nuk shkon?-pyeti Aleksandri,-Pse nuk e le moterzen time qe te me takoje? Ke frike mos i bej keq? Uh, çfare bastardi protektiv qe je!
-Aleksander,-nisi te fliste Diego me nje ze te larte, por te kontrolluar,- Do qe t'ia them une, apo do t'ia thuash ti?
Aleksis nuk po kuptonte asgje. Donte veçse te perqafonte te vellane, por diçka, perveç qendrimit te Diegos, e pengonte, nuk e linte te shkonte.
-E çfare t'i themi? Se u shtira sikur vdiqa ne menyre qe te fshihja punet e pista ne te cilat isha perfshire? Apo qe nepermjet korruptimit te policise e bera te besonte se ishe ti vrasesi im? Apo qe une isha personi i cili e bindi Emanuelin qe ta ndihmonte per te te vrare ty? Oh,jo, e gjeta! Le t'i themi moterzes sime dhe dashnores tende se isha une vrasesi i Emanuelit, vrasesi dhe shpetimtari yt! Isha une ai qe shtiva hakmarrjen ne mendjet e te dyve ju. Dhe e dini pse? Sepse ju dua te dyve te vdekur!
Aleksis u perplas pas murit. Ne çdo fjale qe Aleksandri kishte thene, ajo kishte bere nje hap prapa. Çdo muskul i trupit i dridhej ne menyre te pavetvetishme. Nuk po i perthithte dot gjithe informacionet qe sapo kishte degjuar.
Ai njeri qe i qendronte perballe nuk ishte Aleksandri! Nuk ishte vellai i saj, njeriu i vetem qe e kishte kuptuar e ndihmuar, meshiruar e besuar pas ne kohe, atehere kur ishin vetem dy femije te vegjel qe jetonin ne nje bote te erret plot me shqetesime. Ai nuk ishte Aleksandri me te cilin ishte rritur, Aleksandri qe i jepte per te ngrene, per te pire, qe i jepte rroba e para, libra e çokollata.
Ai Aleksander kishte vdekur pese vjet me pare!
-Une shkaterrova jeten per ty! Une pothuajse vrava te vetmin person qe desha vertet per ty! U bera pjese e botes se mallkuar te mafies per ty! U dashurova me nje kriminel per shkakun tend dhe si ma shperblen ti, duke kerkuar vdekjen time?-keto fjale i tha Aleksisi Aleksandrit.
-Per hir te Zotit, kursemi sentimentalizmat,-beri si i bezdisur ai.
-Kete do Aleksander, te vrasesh tet moter?-e pyeti e deshperuar.
-Ti nuk je as motra ime!
-Çfare?-belbezoi ajo.
-Po, mire e degjove! Mamaja ime e marre te biresoi ne nje shtepi te mallkuar jetimesh, sepse ishte e paafte per te lindur me femije! Ajo te deshi, te deshi ty qe ishte thjesht nje jetime, por nuk me deshi mua, djalin e saj! Ja pse une te urreva, te urreva me gjithe shpirt! Ti kurre nuk ke qene motra ime! Ke qene thjesht shkaterrimi i jetes sime! Pas ardhjes tende, babai vdiq. Ai vdiq ne nje aksident te dhjere automobistik teksa shkonte ne nje dreq dyqani per te blere pelenat e tua te dhjera! Pastaj mamaja ra ne depresion, u shnderrua ne nje te alkoolizuar te mbaruar dhe tere inatin qe kishte me boten ma nxirrte mua! Dhe e vetmja rruge per te mbajtur veten gjalle ishte qe te behesha pjese e diçkaje qe do te me sillte vertet para, te behesha pjese e mafies!
Mendja po i vinte rrotull. Te bertiturat e te çjerrat e Aleksandrit i arrinin te largeta ne vesh. Iu duk se degjoi shkrepje arme, zhurma kembesh, hapje dyresh e shkrepje te tjera.
Pastaj, gjithçka u mbulua nga erresira...
Hello madafakas!
Alexander is here you bitches!
Is anybody excited? 😂🙈
Love him or hate him already?
Po ai ndryshimi i Diegos kur u plagos Ale? So sweet 😭😭
Meqesenese ky eshte kapitulli i fundit...per kete vit😝, ju uroj te gjithe GEZUAR VITIN E RI MY DARLINGS! Qofte ky vit me i bukuri per ju! Sa me shume fat dhe epo...Leke😂P.s. Sa i mire eshte kur qesh😭😻🔥👅
Deri ne 2017,
Me shume dashni J.D.
STAI LEGGENDO
Pasion i fshehte [SHQIP]
Storie d'amoreA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...