Hola mi amigos! (spanjishtja on fleek😂) Doja vetem te thoja HOLY FUCK, this fucking story ka arritur mbi 10K lexime dhe #4 ne kategorine romance🙈.
Thank you my bitches
Me shume dashni J.D.-Pepe, erdhem ne!-thirri çuditerisht gezueshem Diego kur dyert e viles u hapen dhe ai se bashku me Aleksisin hyne brenda.
Ajo e pa e çuditur, tundi koken duke mos e besuar dot gjendjen e gezuar qe kishte kapluar Diegon.
Kur askush nuk u duk prane tyre per t'iu marre xhaketat nga duart apo per t'iu dhene sherbimet e para, Aleksis bertiti:
-A ka ndonje müt njeriu ne kete müt shtepie?
-Qetesohu, chiquita,-me nje gjest qe nuk e kishte bere kurre me pare, ai shtrengoi duart ne belin e saj dhe e rrethoi ngrohtesisht me krahet e tij.
Aleksis ndjeu nje lemsh ne fyt dhe nje ndjenje te pakendshme ne fund te barkut. Mos ishte faj?
Si per te fshehur mendimet e erreta prej Diegos, fshehu fytyren ne kraharorin e tij te madh. Aroma e tij e qetesoi disi.
-Don,-ne sallonin e madh u duk Pepe. Kishte nje pamje te shqetesuar.
-Ç'dreqin po beje? Kam nje ore qe iu therras!-ngriti zerin Diego duke u larguar menjehere prej Aleksisit dhe duke marre ate rolin e zakonshem, te ftohte dhe urdherues.
-Zoteri... Ne... Hm... Kemi nje problem...
Kjo duhej te ishte ndonje gje serioze. Sa here qe behej ndonje proçke, njerezit e Diegos fillonin te belbezonin nga frika ne sy te shefit te tyre.
Kjo kishte per te qene gallate!
-Ti e di qe i urrej belbezimet! Nxirre ate te shkrete! Ç'ka ndodhur!-e urdheroi Diego.
-Me falni zoteri... -Pepe, gjithe ai gjigand 2 metrosh, uli koken i turperuar dhe tha: -Vajzat jane zhdukur!
Oh, Emanuel, mos!-ishte e vetmja qe gje mund te mendonte Aleksis ne ate çast.
Diego iu afrua qetesisht, e kapi nga mjekra Pepen dhe i tha:
-Pa ma perserit edhe nje here kete qe sapo the, Sepse me duket se me bene veshet.
-Te gjitha vajzat e viles jane zhdukur...-peseriti Pepe.
-Çfare djallin thua? Si qenkan zhdukur? Ku jane ato?!
Nervat e Diegos e detyruan qe te ulerinte si i marre.
-Si mund te zhduken kaq papritur? Kaq te paafte jeni sa te lejoni qe te ndodhe diçka e tille?! Largohem vetem per nje nate dhe shiko se çfare katranosni! S'jeni ne gjendje as te ruani ca vajza te reja e te pademshme!-vazhdonte fjalimi i tij qe jehonte ne te katert cepat e viles.
Sherbetoret nxirrnin kokat nga cepat e kuzhines apo dhomave per te pare se ç'behej, por s'kishin guximin e duhur per t'i dale bosit perpara.
-Ç'mutin ke qe uleret qe ne pike te mengjesit? Ngrite gjithe vilen ne kembe!-kete here ishte Ainoah ajo qe foli. Dukej e lodhur, e pergjumur dhe e acaruar. Rrathet e zinj poshte syve tregonin oret e pakta te gjumit. Floket i kishte kapur ne ate topuzin e rremujshem e te zakonshem.
-Mos m'i ngre nervat dhe ti!-iu kthye i vellai.
-Edhe Aime eshte zhdukur?-u kujtua Aleksis me nje buzeqeshje te lumtur ne fytyre.
-Te mori malli per mua?
Kjo s'eshte e mundur!!!
Aime ishte aty, perpara saj, e gjalle, prej mishi dhe kockash, me krahet e kryqezuar ne gjoksin e beshem, trupin e ekspozuar me rrobat ekstravagante si zakonisht, por jo, vetem e zhdukur qe s'ishte!
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...