Nje e trokitur e rende ne dere e zgjoi Aleksisin nga gjumi i pasdites. Me shume pertese shkoi te hapte deren. Disa çanta ishin lene aty, megjithate, s'kishte njeri gjekundi. Brenda tyre ishte paketuar nje fustan i zi mendafshi dhe nje pala taka te kuqe. Ne momentin qe nxorri fustanin nga çanta, nje pusulle ra ne shesh.
"Te pres tek klubi ne mbremje. Ne oren nente te jesh gati." -D
Ne oren nente te mbremjes, nje prej njerezve te Diegos erdhi per ta marre. E ndoqi burrin pas pa thene asnje fjale. Ai e shoqeroi per tek limuzina me te cilen do te shkonin ne klub, i hapi deren per ta futur brenda pastaj u pozicionua ne vendin e shoferit.
Pak minuta me vone hyri ne klub, i cili ishte me i populluar se heret e tjera. Me shume fytyra te erreta e misterioze mbushnin kolltuqet dhe tavolinat e tij ate nate.
Ne mes te asaj turme, kerkoi per syte e tij smeraldte. Nuk i gjeti askund. U ul ne njeren prej tavolinave, porositi nje vodka pjepri dhe skanoi gjithçka qe i zuri syri.
Po rrekellente nja dy gllenjka nga pija e saj atehere kur vuri re Diegon me nje grup burrash tek dilnin nga pjesa e pasme e klubit. Dukeshin sikur sapo kishin lare hesapet me dike.
Duke u perpjekur qe te mos e vinte re askush, u drejtua per andej nga kishte pare Diegon te vinte pak minuta me pare. Degjoi zera dhe zhurma, keshtu qe u fsheh pas murit qe ndante klubin nga dhomat. Fillimisht pa nje burre, pastaj dhe nje tjeter, i cili po terhiqte zvarre nje njeri te plagosur. Po, kishte patur te drejte! Diego sapo kishte lare hesapet me ate tipin qe tani po terhiqej zvarre i vdekur.
Ne klub u degjuan te shtena dhe ulerima femrash te frikesuara.
Po behej gati te telefononte Emanuelin qe ta lajmeronte se çfare po ndodhte, kur nje arome e njohur i ngacmoi shqisat, ndjeu nje trup te ngrohte nga pas vetes dhe zerin e erret ne vesh:
-Çfare mendon se po ben, linda?
"Edhe ky me duhej tani!"
-Provo te telefonosh policine dhe kjo ka per te qene gjeja e fundit qe do te besh ne kete jete!-i peshperiti ai dhe i kafshoi lehtesisht lobin e veshit .
"Se mos do telefonoja policine une!"
-Don! Duhet te nxitojme! Ata kane plagosur Pepen dhe Huanin. -U degjua zeri i Rikos.
-Nuk e shikon se ishim ne mes te nje bisede ketu?-bertiti Diego. Papritur, ai hungeroi nga dhembja dhe u ngjesh pas murit.
-Mierda!(müţ)-shau ne spanjisht Riko duke pare nga kemisha e Diegos qe ishte perlyer me gjak.-Qenke plagosur!
-Oh, vertet?! Nuk ia kisha idene!-uleriti Diego, por shtrengimi i muskujve beri qe te klithte me fort.
-Duhet te shkosh ne dhomen e sigurte, menjehere, bashke me te,-tha Riko duke bere me shenje nga Aleksis.
-S'ka shanc! Ajo do te perfitoje nga gjendja ime dhe do te me vrase rruges!-protestoi Diego.
-Qepe dhe ngrihu!-Riko e ndihmoi te ngrihej me kembe, e kapi nga shpatullat dhe megjithese Diego kembengulte se mund te ecte vet, ai i shoqeroi deri ne nje dhome te blinduar ne fund te korridorit.
Diego afroi syrin prane nje skaneri identifikues duke bere qe dera te hapej. Hyri, terhoqi edhe Aleksisin brenda, seç i tha Rikos dhe mbylli deren.
-Mund te kem nderin te di se çfare po ndodh?-pyeti Aleksis.
Diego u ul me kujdes mbi shtrat dhe me fytyren e shtremberuar nga dhembja, leshoi nje renkim te eger.
-S'ka ç'te duhet! -Ia preu shkurt.
-Oh, po, ka qe ç'ke me te! Mund te isha vrare atje jashte pak me pare!
-Mbylle gojen nese duk do qe te vritesh tani!
Kercenimet e tij nuk e frikesonin, sidomos ne ate gjendje qe ishte tani. Me shume veshtiresi, ai u ngrit, hapi ca sirtare, seç nxorri nje kuti qe atje, u ul ne toke, u mbeshtet pas murit dhe hoqi xhaketen duke u ngerdheshur ne fytyre nga dhembja. Zbertheu kopsat e kemishes qe tashme ishte gjakosur pothuajse e gjitha, nxorri ca fasha nga kutia e ndihmes se shpejte dhe beri nja dy perpjekje te deshtuara per te lidhur plagen me to.
Aleksis rrotulloi syte. Mund ta linte qe te vdiste, mund te perfitonte nga gjendja e tij dhe ta vriste. Nuk e beri! Perkundrazi, iu afrua, u ul prane tij, i mori fashat nga duart dhe i tha:
-E bej une!
Diego e pa drejt e ne sy pa thene asgje.
E pati te veshtire t'ia pastronte disi perciptazi plagen qe i rridhte vazhdimisht gjak dhe t'ia fashonte nderkohe qe prekte kraharorin e tij te zhveshur. Ishin aq afer sa i degjonte frymemarrjen e rende, i ndjente uljet dhe ngritjet e shpeshta te gjoksit muskuloz. Nen prekjen e gishtave te saj te ngathet, trupi i tij tensionohej.
-Estoy loco por ti...(jam i çmendur pas teje.)-peshperiti ai ne spanjisht teksa majat e gishtave te saj kalonin edhe nje here te fundit mbi muskujt e tij te plagosur.
-Çfare the?-e pyeti Aleksis pa i ngritur syte.
-Thashe qe po me vret. Edhe vete mund te mjekohesha me mire, -Diego e ngriti zerin menjehere.
-Oh, vertet, jepi atehere! Kam shume deshire te te shoh teksa e ben!-dhe me te thene kete, me nje inat te papermbajtshem, fashat qe me aq veshtiresi ia lidhi ne bark, ia grisi fuqishem.
-Vafsh ne djall!-i uleriti ai. Klithte e shante ne spanjisht. Shtrengonte syte dhe grushtat. Po vuante dhe asaj nuk i behej vone. Keshtu mendonte te pakten.
Me vone, duke u perplasur sa andej-kendej, ai arriti te nxirrte nje shishe me alkool nga nje komodine prane shtratit. Me ca gllenjka gjigande, pothuajse e rrekelleu te tere pijen.
Tashme ishte hedhur mbi shtrat dhe kishte shtrenguar plagen duke e lidhur me kemishen e gjakosur.
-Ngjan shume... seksi me kete...fustan...-po fliste duke ndare fjalet nga njera-tjetra. Alkooli po bente te veten.
-Dhe ti ngjan shume seksi i dehur!-foli me ironi ajo.
-Duhet...-ai me zor qendronte ne kembe, por kjo nuk e pengoi qe t'i afrohej Aleksisit dale ngadale. -Duhet... ta dish... se ngjaj akoma... Me... seksi... kur bej... $€k$...i dehur...-perfundoi fjaline me koken te mbeshtetur ne qafen e saj. Ai gjest i vogel afrimiteti dhe intimiteti beri qe gjaku te vershonte me shpejt ne trupin e saj.
Papritur, Diego leshoi tere forcen e trupit mbi te duke e rrezuar Aleksisin mbi shtrat dhe veten mbi te.
-Çfare po ben Diego?-e pyeti me te leshuar nje psheretime te lodhur.
-Me duket...se... po... te perdhunoj...-i tha ato fjale me syte e gjelbert te zmadhuar tej mase. Dukej sikur edhe vete te qe habitur nga budallalleku i sapothene. Dhe pastaj ia plasi nje te qeshure histerike.
Ai ishte i dehur keq... Perfundimisht, teresisht i dehur!
Disa sekonda me pare ai po qeshte si i marre, disa sekonda me vone ndaloi, e pa Aleksisin ngultazi ne sy dhe i preku kofshen e zhveshur si te qe gjeja me normale ne bote. Gishtat e tij benin rrathe te vegjel ne pjesen e brendshme te kofshes se saj. Ata ngjiteshin me lart, beheshin me posesiv, me kerkues, kerkonin me shume. Ajo u drodh e tera.
-Tani po...- peshperimat e tij ngjanin te largeta. -qe jam gati per te te perdhunuar...
-Ti je tape... Dhe i plagosur...-i rikujtoi Aleksis qe sikur u zgjua papritur nga nje enderr e kendshme.
-Mendon se nje i dehur...mund ta beje kete?-e pyeti Ai dhe levizi gishtat me ne brendesi te saj.
Trupi i saj u pershkrua nga dritherimat. U mundua te rigjente kontrollin e vetes. Atehere kur ai nuk e priste, Aleksis i rrotulloi te dy. Ai gjendej poshte saj, ajo mbi te. Duke bere kujdes qe te mos i lendonte plagen, ajo i tha:
-Nje i dehur mund ta beje ate, por prape mbetet veçse nje i dehur!
Gjithçka ndali ne momentin qe dera e blinduar u hap dhe grupi i burrave te drejtuar nga Riko hyri ne dhome.
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...