15.She ran away

3.6K 193 121
                                    


Kaloi gishtat neper floke i irrituar. Nuk e dinte se sa kohe kishte kaluar i ngjitur pas asaj tavoline te mallkuar duke shfletuar ato letra te mallkuara. Kishin hasur ca probleme me ngarkesat qe duheshin çuar ne Nju-Jork dhe si per dreq nuk pati mundesi t'i rregullonte gjerat, sepse pikerisht ate mbremje i ishte dashur te ndiqte zonjushen Aleksis teksa bente qejf ne klub me ate italianin.

Shfryu me nervozizem. Ndjeu zera qe vinin nga jashte, qe u pasuan me nje trokitje te paduruar ne dere. Jo, nuk ishte Aleksis, ajo kurre nuk trokiste. Ishte Aime. Ajo gjithmone tregohej e paduruar. Kishte veshur nje fustan te shkurter blu, te ngjitur pas trupit te saj epshndjelles. Me ate buzeqeshjen e lige dhe djallezore qe i lodronte ne fytyre, ajo iu afrua ngadale dhe e pyeti:

-Mos po te shqetesoj?

-Jo, aspak,-largoi me pertese shkresat e pafundme nga tavolina, i futi ne sirtarin e pare dhe me pas e kyçi.

-Dukesh i lodhur,-i tha ajo duke i shkuar nga pas per t'i masazhuar lehte shpatullat e gjera.

-Je shume i tensionuar,- Aime i peshperiti ne vesh. Floket e saj i perkedhelen qafen. -Relaksohu... Çliroji muskujt,-dhe vazhdoi t'i bente masazh.

Masazhet e saj gjithmone arrinin ta shlodhnin disi. Kete here nuk po funksiononin. Mbylli syte dhe leshoi nje psheretime te gjate.

Duart e Aimes u zhvendosen nga shpatullat drejt gjoksit dhe kraharorit te tij te beshem. Ato e ledhatonin butesisht. Koke e Aimes u pozicionua prane te tijes. Ajo i kafshoi veshin dhe qafen. Kur pa se Diego nuk po e kundershtonte, i doli perballe, iu ul ne gjunje, dhe ende duke i ferkuar gjoksin, ajo i hoqi rripin.

Diego e dinte se ç'donte te bente Aime. Para se ajo t'i zberthente pantallonat, ai e ndali:

-Nje here tjeter.

Syte e saj te kalter e pane gati-gati te shokuar. Ai kurre me pare nuk e kishte refuzuar.

-Çfare nuk shkon?-e pyeti pa kuptuar gje ajo.

-Te thashe nje here tjeter. Nuk jam ne qejf sot.- sqaroi duke ngritur zerin ai.

Aime i dha nje shikim te zhgenjyer.

-Gjithsesi!-tha para se te ulej mbi tavolinen e tij e te niste te limonte thonjte si te mos kish ndodhur asgje.

Diego po mberthente rripin kur Riko hyri ne zyre me nje pamje te alarmuar.

-Edhe mund te trokasesh!-iu hakerrye tere nerva me te mbaruar pune me rripin.

-Me vjen keq, por puna nuk pret Don!

-Mos me thuaj qe ata verioret e mütit na kane permbysur serish ngarkesat?

-Jo, s'ka te beje me kete!

-Po çfare djallin atehere?!

-Aleksis ia ka mbathur.

Diego shqeu syte. Kjo nuk ishte e mundur.

-Si ia ka mbathur?-uleriti.

-Qetesohu. Nuk ia ka mbathur ashtu siç mendon ti. Thjesht... Ka lene pa ndjenja Pepen dhe ka dale me ate italianin.

Kjo e habiti edhe me Diegon.

-Si dreqin ia ka dale qe te lere pa ndjenja Pepen? As une nuk i shpetoj dot atij bastardit.

Riko sikur ngurroi te pergjigjej.

-Ia ka veshur pas koke me hekur hekurosjeje,-i shpjegoi.

-Tipike,- u ngerdhesh ai. -Ku eshte tani dhe ç'djallin kerkon prape me ate tràpin italian?

-Po hane darke ne nje restorant italian.

Diego qeshi me te madhe.

-Po ajo nuk di as te flase italisht!

-Nga e di ti?-pyeti papritur Aime.

Diego i dha nje nga ato shikimet qe do te thoshin shkurt, qarte dhe paster :"Qepe!"

Aime iu kthye thonjve.

-Do qe ta ruaj?-u ofrua Riko.

-Jo, do te shkoj vet! Ju s'jeni gje tjeter veçse nje tufe te paaftesh! Ju kerkoj te ruani pas nje büshter te pademshme dhe ajo iu iken duarsh!-bertiti pa permbajtur uljet dhe ngritjet e humorit.

-Epo... Nuk eshte edhe aq e pademshme...-mermeriti Riko.

-Thuaji te me bejne gati makinen. Do te nisem menjehere,-veshi xhaketen e kostumit dhe vazhdoi: -Me dergo adresen e restorantit rruges.

U be gati te dilte nga zyra, por u kthye pas dhe i terhoqi vemendjen Aimes:

-Ç'me rri aty? Eja, do te vish me mua!

-Çfare? Po, pse?

-Me ndiq dhe mos kerko shpjegime.

Aime leshoi vetem nje "Ugh!" te acaruar dhe i shkoi prapa. Pas nje udhetimi te shkurter e te ndere, u gjenden perballe restorantit te madh italian. Diego hyri brenda i ndjekur nga Aime. Ne anen e djathte te salles gjigande plot tavolina, shqoi fytyren e merzitur te Aleksisit. Ajo po jepte e merrte me nje celular ne dore, nderkohe qe italiani rrekellente ca gllenjka vere te kuqe.

Fillimisht, Aleksis as qe i vuri re. Keshtu qe e terhoqi Aimen dhe u ulen ne tavolinen perballe tyre. Italianit i shihte vetem shpinen dhe kaçurrelat e erreta, kurse Aleksisin e shihte te teren.

Me te ndeshur syte me te sajet, e pa se si flakerima inatçore u perhap nder ta. Ajo shtrengoi pirunin fort ne dore, Diego i buzeqeshi ligesisht, madje edhe e pershendeti me dore. Ne inat e siper, Aleksis nguli pirunin fort ne tavoline, por ne vend qe te ngulej ne tavoline, dhembezat e pirunit u futen thelle ne mishin e dores se italianit qe shau thekshem ne italisht.

Ajo, e tmerruar nga veprimi i sapobere nisi t'i kerkonte falje. Diego shpertheu ne te qeshura.

-Çfare po ndodh?-u be Aime kureshtare.

-Asgje. Mos u kthe pas, ne rregull?

-Pse jo?

-Bej si te them!-tha Diego kercenueshem.

Pasi porositen, filloi te vezhgonte me kujdes çdo veprim qe Aleksis bente. Ndryshe nga pak momente me pare, tani po sillej gjithe entuziasem e miresjellje me italianin. Madje nja dy here se ç'djallin i tha edhe diçka ne italisht.

"Eh, Google translate ben te veten!"

Gjeja me acaruese ndodhi kur asaj i ra nje fije makarone pikerisht m'u mbi kraharorin e hapur, shume pak milimetra larg gjoksit dhe italiani, si nje xhentelmen i vertete qe ishte, ia hoqi makaronen qe aty dhe me pas e hengri. Po, dreqin, e hengri pa piken me te vogel te turpit dhe ajo küçka e vogel qeshte si nje macke e qelbur dhe e llastuar.

Diego filloi te qeshte me te madhe. Aime e pa si te qe i çmendur.

-Afrohu pak,-i kerkoi ai. Ajo iu bind.

-Fillo dhe qesh sikur te jem duke te te thene diçka fantastike dhe te piste,-i peshperiti Diego ne vesh.

Aime e pa serish e habitur, por u detyrua t'i bindej pas shikimit vdekjprures qe ai i hodhi.

Po qeshnin kot me kot,tere shtirje e falsitet duke terhequr vemendjen e nje grupi jo te vogel njerezish.

-Je kaq shakaxheshe, chiquita, -tha Diego me ze te larte. Fjalen e fundit e theksoi me paramendim. Aleksis e pa dhe e degjoi. Vetullat e saj u mblodhen te egersuara.

"Misioni u permbush!"

Pas pak, "kokeshkurrja italiane" i futi Aleksisit nje pirun me makarona ne goje. Diego ngriti njeren vetulle. Aleksis ishte bere pis tek cepi i buzes. Ajo se çfare i mermeriti italianit dhe nje sekonde me vone ai iu afrua, i lepiu buzen e bere pis, e kafshoi lehtazi dhe te dy qeshen te argetuar.

Aleksis e pa Diegon tere triumf qe nga karrikja e saj. Erresira e syve te saj e sfidonte dhe nuk ishte mire kur ai sfidohej.

-Aime, -foli Diego gjithnje duke pare nga Aleksis.

-Mm?

-Kam nevoje te me besh nje nder...

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now