23.Midnight secrets

3.2K 182 53
                                    

Aleksis po vertitej kot me kot neper vile. I kishte dale gjumi aty nga ora 12 e çerek e mesnates dhe me nje stomak qe gerhiste si i marre per pak ushqim kishte shkuar ne kuzhine per te ngrene diçka. Pasi hengri vaktin e shijshem te mesnates, me te rendesishmin e dites (ose te nates) sipas saj, u kthye ne dhome. Nuk behej fjale qe te flinte me. U ngrit serish dhe filloi te bridhte pa ndonje qellim rreth e rrotull salloneve e dhomave gjigande.

Mesnata ishte pjesa me e zhurmshme e dites aty ne vile. Atehere beheshin te gjitha "proçkat", qofte profesionale apo personale. Erresira e nates mbartte e fshihte brenda vetes punet me te pista.

Dhjetera burra venin e vinin nga njeri kend i viles ne tjetrin. Ngjiteshin e zbrisnin nga njeri kat ne tjetrin duke mbajtur valixhe, kuti e shkresurina neper duar. Neper cepat e korridoreve fshiheshin vajzat e klubit qe me levizje e veshje tunduese joshnin djelmoshat e rinj duke i larguar nga detyra e duke i mbajtur te mbyllur ne dhomat e tyre per pjesen e mbetur te nates.

Aleksis mund te degjonte psheretimat dhe pasthirrmat cmendurake te buronin nga brendesite e atyre dhomave.

teksa kalonte para nje prej dhjetra dhomave, per çudine e saj, veshi nuk i kapi ndonje tingull te peshtire, por ca fjale te thena me ze te larte e tekanjoz qe nuk arrinte t'i shquante fort mire. Dera e dhomes ishte paksa e hapur. Nga hapesira boshe Aleksis shqoi silueten e Ainohes prane nje krevati ku ishte shtrire Riko. U be kurioze dhe i pergjoi per pak. Shoqja e saj se çfare po thoshte duke ilustruar si perhere çdo fjale me gjeste dhe duke i veshur ndonje grusht ne parakrah Rikos se gjore qe kishte perfunduar me kemben ne allçi.

Gjeja qe nuk priste te shihte ne ate moment ishte veprimi i papritur i Rikos, i cili e kapi Nohan nga bluza vrullshem, e afroi prane vetes dhe i dha nje te puthur te zjarrte duke i shtrenguar te pasmet me doren e lire.

Buzeqeshi me veten.

Pa qe Riko po e afronte Ainohan gjithnje e me shume prane vetes. Ishte radha e saj qe te vepronte.

-E dija! E dija! E dija!!-therriste Aleksis e entuziamuar si nje femije sapo hyri brenda dhomes.

Riko u hodh perpjete i trembur, Ainoah i hodhi asaj nje veshtrim vrastar.

-Te lumte Noah! Vajze e mbare!-i shkeli syrin shoqes dhe e goditi miqesisht ne krah si per ta uruar.

-Yeii!! Urime! Fitove bingon! Mos do te te sjelle dhe ndonje tufe me lule tani?-iu kthye Ainoah me ironi.

-S'do ishte keq dhe nje kuti me çokollata dhe e benim tamam nje Shen Valentin te parakohshem per pellumbat e vegjel, -shtoi Aleksis.

-A e di se sa eshte ora?-pyeti Riko me syte te zgurdulluar.

-E ku ta di une!

-Po atehere pse je ketu?-kerkoi llogari ai.

-Epo... Ja... Pashe qe gjerat ishin nxehur paksa ketu dhe s'doja qe te çoje dhe kemben tjeter ne allçi vetem e vetem se kesaj kuçkes ketu,-beri me dore nga Noah,-iu tek per séks ne mes te nates.

-U bere xheloze ti?-ngriti vetullat Noah me nne buzeqeshje djallezore ne fytyre kete here, -Oh, zemer, mos u trishto, ti je e vetmja ime, qendron me lart se gjithe te tjeret. Keta s'krahasohen me ty!-u tall ajo.

-Te tjeret? Kush te tjeret?-u be kurioz Riko.

-Shh... Me mire mos ta dish. Tani rri ketu me kete kuçken dhe mos bej naze sa te marr une ndonje gje per te pire.-tha Noah dhe doli nga dhoma.

Aleksis u ul ne shtratin e Rikos dhe filloi t'i bente shoqeri. Ishin duke biseduar per faktin se çfare do te thoshte Diego po ta merrte vesh per ata te dy, kur vet Diego u shfaq ne dhome, me shprehjen tejet serioze te fytyres dhe me syte qe i leshonin shkendija inati.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now