Kenga lart eshte nje nga te preferuarat e mia. I pershtatet shume gjendjes se Aleksisit momentalisht dhe tere historise ne pergjithesi. ✨Engjej te vdekjes... Po, te tille ishin! Nje grup misterioz me anetare akoma edhe me misterioz, qe kishin te shkuara te erreta, te fshehta vdekjeprurese, te tashme te tmerrshme e te ardhme te frikshme. Nje skuader djajsh me fytyra engjellore qe korrnin vdekjen kudo ku shkonin. Nje organizate e tere e perbere vetem nga meshkuj, nga vrases te kualifikuar. Ne pamje te pare, ishin veçse nje bande djelmoshash te parezistueshem qe shtynin kohen me femra dhe para. Por vetem nje analize e thjeshte mjaftonte per te kuptuar se diçka nuk shkonte me ta.
Dhe veçanerisht me drejtuesen e tyre!
-Kjo ka per te qene gallate!-u degjua zeri entuziast i Kenit perpara se te nxirrte "hanxharin" e tij-nje thike 30 centimetershe e t'ia ngulte drejt e ne arterien kryesore banakierit, duke shkaktuar vdekjen e tij te menjehershme dhe nje pellg gjaku te formohej prane trupit te tij te pajete qe u plandos ne toke.
-Aww, Ken! Pse e bere? Po fillonte te me pelqente ai tipi!-u tall ajo.
I pelqente karakteri prej sadisti i Kenit.
Ne anen tjeter te klubit, pjesa e mbetur e grupit po merrej me spastrimin e turmes. Xhoxho-ja, ose ndryshe "Xhentili" i grupit, po "rregullonte" nja dy vajza. Tipari i tij dallues ishte xhentilesa ne marredheniet me femrat, menyra se si i joshte aq lehtesisht dhe se si po aq lehtesisht i vriste.
Ate po bente edhe tani.
Nje nga duart e tij qendronte prane belit te njeres prej vajzave mendjelehta e fatkeqe, kurse tjetra tek xhepi i brendshem i xhaketes se erret, ku Aleksis e dinte mire se çfare fshihej.
Sapo vajzat rane ne rrjeten e Xhoxhos dhe filluan te putheshin marrezisht me don zhuanin maskilist e masakrues, vrasesi nxorri pistoleten nga brendesia e xhaketes.
Çfare tresheje! Do te benin nje trileçe te mire ata te tre!
Xhoxho e vuri re se Aleksis po e shihte ngultazi. I buzeqeshi djallezisht dhe iu dha fund vajzave.
Çfare XHENTILI!
Kurse Xhoxhon Aleksis e urrente. E perçmonte. Sipas saj, nuk kishte menyre me te pakuptimte se sa t'iu fusje gjuhen ne fyt femrave, duart ne te brendshme dhe plumbin ne koke.
Perveç kesaj, urrejtja e saj kundrejt Xhoxhos ishte personale. Vite me pare, kur Xhoxho sapo ishte bere pjese e Engjejve, ishte perpjekur disa here qe te ngacmohej seksualisht me Aleksisin. Por Aleksis nuk duroi dot me atehere kur ai e goditi ne te pasme paturpesisht. I dha nje te mesim qe ai s'kishte per ta harruar kurre, i tregoi se kush ishte bosi ne ate mes.
Megjithate, edhe pse e dinte se çfare e priste po te perpiqej qe te fuste shefen ne shtrat, Xhoxho serish mundohej te flirtonte me te.
Trap budalla!
Si Xhoxho, edhe çdo mashkull qe banonte ne vilen e Engjejve e dinte mire se me e thjeshte ishte te vdisje se sa te fusje shefen ne shtrat. Qe para tre vitesh, Aleksis kishte humbur çdolloj interesi ndaj meshkujve. Megjithese jetonte e rrethuar nga burra ne te katerta anet, nuk joshej apo intrigohej prej tyre. Vetem nje mashkull kishte terhequr vemendjen e saj gjate gjithe jetes se saj 23 vjeçare.
Dhe ai mashkull nuk ishte me!
"Lezbike!"-e tallte Noah.
Se mos Noah i kishte me mire marredheniet me meshkujt se sa ajo. Pas vdekjes se Diegos, lidhja e Nohas me Rikon kishte marre tatepjeten. Qe te dy ishin shkaterruar. Noah ishte shume kokeforte per te pranuar dhembjen, kurse Riko shume i derrmuar per te luftuar per te.
Hipi mbi banak, mori nje pozicion te rehatshem prej nga ku mund te shihte gjithe klubin dhe gjithe kasaphanen qe po behej. I pelqente shkaterrimi.
Le te shkaterrohen ashtu siç u shkaterrova une! Le te vdesin ashtu siç vdiqa une, ashtu siç vdiq ai!
Shijonte vdekjet e shkaktuara, rremujen mbizoteruese. Ushqente shpirtin me friken qe i lexohej ne sy çdo te pafajshmi perpara se te jepte frymen e tij te fundit. Zhvillonte shpirtin e saj te zi me gjakun e derdhur. Megjithate... Kishte nje problem te vogel...
Shefja e madhe, shefja e pameshirshme, qe urdheronte vrasjen e qindra njerezve ne dite, qe e transportonte kokainen nga nje cep i Amerikes ne tjetrin si te qe koka-kole, prej se ciles frikesoheshin e druheshin burra nga me te rinjte e deri tek me te moshuarit, femra qe i kishte bere vend vetes ne boten e mafies, ishte e paafte per te vrare ndokend!
Po, ajo, vete, personalisht, nuk kishte vrare kurre ndokend. Ishte e pafuqishme ne kete drejtim. Ja pse vazhdimisht shoqerohej nga rrethi i ngushte i Engjejve, nga ai grup burrash te beses e te nderit qe do te jepnin edhe jeten per te.
Duket e pabesueshme qe ajo te mos kishte vrare askend. Por kishte nje arsye te forte qe fshihej pas kesaj dobesie. Dhe kjo arsye mbante emrin Diego Don Hernandez.
Me te marre armen ne dore, ne vend te viktimes, perpara syve te saj shfaqej ai, i frikesuar, i trembur ne vdekje, i shokuar dhe ajo, megjithese perpiqej, nuk mundej ta shkelte dot kembezen. Nuk mundej ta vriste per te dyten here! Nuk mund te vriste serish! Nuk mundej, sepse makthet e perndiqnin ne çdo hap qe hidhte. Ai e perndiqte ne çdo hap qe hidhte, sepse ai ishte pjese e saj, pjese e pandashme, e pamohueshme, e pashkaterrueshme e saj. Ajo nuk mund te shpetonte kurre prej tij, prej imazhit te tij qe i ulerinte:
Vrasese!
Important Author's Note
My dear babybitches!
Kapituj e ardhshem mund te jene pak te merzitshem dhe ca te shkurter. OK, SHUME te merzitshem, por s'kam ç'ti bej, edhe ata jane mjaft te nevojshem.
E di qe pa Diegon historia s'ka kuptim, e di qe jeni gati te merrni thikat e te me vrisni🙈 pooor
BENI DURIM sweethearts!
HUGE SPOILER, ok jo dhe aq Spoiler per shumicen😂:DIEGO DO TE KTHEHET CHIQUITOS!!
Si ju duken personazhet e rinj, Keni? He's such a caveman👅
Dhe Xhoxho one of my favs, dat hot piece of meat🔥Nje pyetje te fundit:
Doni qe t'ju tregoj aktoret qe kam gjetur per personazhet e "Engjejve te Vdekjes"? (per Rikon, Ainoahn🙈, Xhoxhon, Kenin etj.)Keshtu qe kini durim, lexoni, votoni dhe komentoni.
Me shume dashni, J.D.
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...