22.Watch and learn!

3.2K 175 216
                                    


-Kuçke e poshter, zgjohu! Hajde hapma deren, debile e dreqit! Ke tere diten qe fle! Ngrije bythen e qelbur nga krevati!!!

Zuri veshet me jastek dhe u rrotullua neper shtrat. Ainoah po e çmendte. As te flinte nuk e linin. Vinte bast qe ajo edhe te vdiste e qete s'do ta linte.

-Zhduku moj! Dua te fle!!-i bertiti qe poshte nenkresave Ainoas.

-Mos me detyro te hedh deren ne ere!

-Deren e dhomes se atij debilit do hedhesh, jo timen.

-Ti e di qe e bej dhe s'me plas shume!-u çorr Ainoah.

-Ugh! -shau neperdhemb, mbeshtolli me kujdes çarçafin rreth trupit dhe shkoi te hapte deren.

-Ke guxon te lesh tri ore te dera, he?-i bertiti shoqja pasi e gjuajti me grusht ne krah.

-Auç, mos harro qe jam plagosur!-ferkoi krahun.

-Me plasi! S'je plagosur ne krah, po ne bark dhe ke ndonje muaj qekur je plagos. Perderisa ke hedhur dhomen ne ere me tim vella mbreme do te thote qe je sheruar plotesisht, -tha Ainoah pasi hodhi nje sy perreth dhomes se shkaterruar. Perdet kishin dale vendit, nje nga kanatat e dollapeve ishte thyer, sirateret e komedines po ashtu, mbulesat e shtratit ishin flakur gjithandej.

-Nje minute, nje minute, me ke??-e pyeti Aleksis. Ose i bene veshet, ose nuk e kishte degjuar mire kete pjesen e fundit.

-Me ate trapin qe kam per vella, praktikisht gjysme-vella se jemi me nena te ndryshme. Pse s'ta kisha thene?-u habit Ainoah.

-Jo! Pse s'me kishte thene njeri gje per kete mua?-me shume foli me veten ajo duke iu referuar faktit se kur kishte studiuar Diegon, nuk kishte lexuar a marre vesh gjekundi se ai kishte ndonje moter a gjysme moter.

-Sepse ai debili nuk i ka thene askujt qe jemi moter e vella. E perdor kete fakt per te bere xheloze prostitutat e tij dhe per te mbajtur meshkujt e viles larg nga une.

-Kjo shpjegon shume gjera.

-Sidomos menyren se si keni arreduar dhomen,-u tall Ainoah.- Sekş gorillash, he?

-Qepe dhe me prit sa te vishem.

-Se kam problem te te shoh edhe te zhveshur. Ti e di qe je lezbikja ime e preferuar zemer.

-Pirdhu!-i bertiti qe nga dera e tualetit.

-Uuu dhe vish ndonje gje te rehatshme, se kemi pune sonte.

-Ca punesh moj?

-Do i prishim pune tim vellai me sakte. Me ka thene Rikua qe sonte kane ca transporte per te bere, ca te rendesishme dhe ne do iu qepemi nga pas. Doni e urren qe une t'i prish planet dhe me e bukur do jete se do te te marr dhe ty me vete. Ah, e ku ka me bukur?

-Me pelqen, me pelqen...

Njezet minuta me vone, ne terrin e nates, te hipura ne nje nga shume makinat e viles, i shkuan nga pas Diegos dhe grupit te tij. Perpiqeshin qe te mos zbuloheshin apo dalloheshin. Ainoah e dinte mire se ku do te behej shkembimi dhe ato te dyja arriten ne destinacion para Diegos.

Kur grupi i burrave mberriti, Ainoah ishte pozicionuar mbi makine dhe kishte filluar te kendonte e argetuar.

-Aw, çfare surprize e kendshme!! Çkemi vellaçko, te mungova?-thirri gezueshem ajo Duke u hedhur perpjete mbi makine.

Te gjithe po e shihnin si te qe e çmendur, vetem Aleksis qeshte me budallalleqet e shoqes se saj.

-Ç'djallin doni ketu ju te dyja? Zhdukuni prej ketej menjehere! Prodhuesit kane per te ardhur nga momenti ne moment, -i urdheroi Diegoja syte e te cilit veshtronin me nje inat te paperceptueshem Aleksisin.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now