Diego Don Hernandez tek fotoja lart🙈
Naten e ardhshme, ajo shkoi serish ne klub. Duhej t'i afrohej atij njeriu te mallkuar me çdo kusht.
Ndryshe nga nata e kaluar, kete here, ai nuk po luante poker me miqte e tij. Perkundrazi, po "luante" me bjondinat e tij personale. Ajo me e beshmja i ishte ulur ne preher dhe seç po i derdelliste e emocionuar, kurse tjetra po i bente masazh tek shpatullat. Ai kishte mbeshtetur koken pas kolltukeve luksoz ku ishte ulur, me syte e ngulur lart ne tavan, tymoste nje puro nderkohe qe shijonte masazhin.
"Ta tregoj une masazhin ty, bir bušhtre!"
Me hapa te sigurte, me takat qe kercisnin vazhdimisht, me syte e te gjithe meshkujve mbi vete (perveç syve te tij!), Aleksis shkoi prane Diegos. Pa thene ende diçka, me syte ende ne tavanin e mbushur me drita shumengjyreshe, ai e pyeti:
-Ç'ben ketu, bukuroshe?
-Oh, ti e di, te perditshmen, kenaq syrin me striptiste, prek gjokset e ndonjeres prej tyre, ndoshta fus dhe ndonjeren ne shtrat,-u tall ajo.
Diegoja drejtoi trupin dhe koken. Edhe pse me puron e trashe ne mes te buzeve, ajo e dalloi se ai po nenqeshte.
-Nuk e dija se ishe lezbike,-vazhdoi lojen ai duke luajtur me kaçurrelat e bjondes qe i rrinte ne preher.
-Vertet?!-u hoq si e habitur Aleksis. -Paskam harruar te ta them!
-Çfare turpi! Dhe te mendosh qe sapo isha duke i thene Kamiles ketu,-beri me shenje nga bjondja e buzeqeshur qe tundej here pas here ne prehrin e tij,-se mund te te beja te me luteshe qe te provoje shijen e mikut tim mes shaleve te tua te gjata. -nje buzeqeshje prej djallushi u shfaq ne buzet e tij te plota. Syte e gjelbert i ishin zmadhuar teksa fliste. -Por, me sa shoh, duhet te terhiqem dhe ndoshta te ta jap Kamilen per sonte.
Asnje burre nuk I kishte thene diçka te tille me pare asaj, por nuk e dha veten.
-Oferte shume bujare nga ana jote, por me duhet ta refuzoj, ta kam lene ty Kamilen dhe gjithe balerinat e tjera ketu,-foli qete ajo.
-Atehere çfare mund te bej per te kenaqur deshirat e tua?-me ate shikim qe Diego i dha, ajo pyetje tingelloi me dy kuptime.
-Ti... Epo... Mund te besh... Shume gjera...-zeri i Aleksisit u be me sensual dhe joshes kete here. Po e bente per ta ngacmuar Diegon, i cili shume shpejt iu beri shenje bjondeve te tij qe te largoheshin. Dukshem te zhgenjyera, ama pa bere ze apo kundershtuar, ato u larguan duke e pare Aleksisin me shikime xheloze e inatçore.
-Qetesohuni bukurosheni, ai eshte i gjithi juaji, apo harruat qe une kam sy vetem per gjokse dhe bythe si tuajat?-Aleksis e goditi Kamelen lehtazi ne te pasme. Kamela u hodh perpjete duke qeshur si femije.
"Hata! Tani te gjithe mendojne se jam lezbike!"-me kete ide ne koke, Aleksis rrotulloi syte menderisht.
Diegoja po e shihte pa thene as edhe nje fjale te vetme. Me kemben e majte te vendosur mbi te djathten dhe i shtriqur mire ne kolltuk, dukej sikur donte te thoshte: Shiko se çfare kam ne mes te kembeve! Eshte i madh, apo jo?
Aleksis qortoi veten per ato mendime idiote.
-Çfare?-e pyeti Diegon kur ai nuk foli serish dhe vazhdoi te thithte puron.
Ai qeshi dhe i beri me shenje qe te ulej prane tij. Teksa ulej krahu i saj i zhveshur u ferkua pas kemishes se tij. Ai burre pervelonte! Ne kuptimin e plote te fjales!
-Pra... Ku e lame? Ah...po,-beri sikur u kujtua ai.-Çfare do qe te te kenaq, mi querida?
Aleksis supozoi se ajo fjala e fundit ishte diçka ne spanjisht. Dhe ajo e urrente spanjishten.
Ajo pa nga puroja e tij dhe i tha:
-Te pi duhan.
-Por duhani nuk ben per nje zonjushe te vogel si ti.
-Une nuk jam motra jote e vogel qe te me tregosh se ç'duhet te bej. Fale Zotit, nuk je as mamaja ime.
-Fale Zotit nuk jam as vellai yt, bonita!
-Tani me jep pak nga ai dreq duhani!
Aleksis po priste qe Diego t'i ofronte nje thithje nga puroja e tij, kurse ai, perkundrazi i dha nje thithje te forte puros, pastaj iu afrua asaj dhe ia leshoi tymin mu ne mes te buzeve te saj te hapura. Ajo nga ana e saj, e thithi, ndjeu shijen e athet t'i kalonte ne mushkeri dhe pastaj e leshoi tymin ne fytyren e Diegos. Te ishe aq afer tij ishte masakruese dhe.... Dhe... Dhe... Kaq eksituese!
"Idiote! Idiote! Ç'kujton se je duke menduar?!"
Diegoja po e shikonte perseri me ate shikimin qe sikur thoshte:"Dua te te zhvesh dhe te te bej timen pikerisht mu ne mes te ketij klubi!"
Aleksis u distancua prej tij. Mori qendrimin e ftohte dhe provokues AKA kučke.
-Megjithese e kuptoj pelqimin tend te hapur ndaj femrave, nuk mund ta mohoj se je nje çoroditje e madhe per burrat e mi, bonita!-i tha Diegoja.
-Burrat e tu?-e pyeti ajo.-Me duket se nuk jam e vetmja anetare e LGBT-s ketu. Sa keq! E gjora Kamile! Do te zhgenjehet! Te pakten do te kem nje shanc me te, -ironizoi Aleksis.
-Besome, Kamila nuk eshte zhgenjyer prej meje, as ti s'ke per t'u zhgenjyer.
-Çfare te ben te mendosh se ke per ta futur mikun tend te vogel brenda meje qofte edhe per pese sekonda?
Ai qeshi me te madhe. Iu afrua aq shume sa ajo ndiente aromen e kolonjes se tij. Parfum i shtrenjte burrash! Parfum i mire burrash! Kishte gje me tunduese se kjo?!
-E shikon, bonita? Kjo gjuha jote e gjate dhe e ashper me ben te mendoj se shume shpejt kam per ta futur mikun tim ne nje parajse te vertete. Dhe me beso, nuk eshte aspak i vogel. Nje here ke per ta provuar madhesine e tij dhe s'do te duash te ndahesh me kurre prej tij!-mermeriti ai me nje ze te eger dhe me syte qe i leshonin shkrepetima te gjelbra te mbushura me epsh.
-Ti tràp arrogant! Qepe ate buçen tende te madhe, te vetmen gje te madhe qe ke dhe mos i perdor me ato fjalet e tua idiote meksikane me mua!
Fytyra e Diegos u shtremberua. Nofullat i shtrengoi fort. Syte iu picerruan nga nje inat i papermbajtshem. Pa pritur as edhe nje sekonde, e ngriti Aleksisin ne kembe duke e shtrenguar fort ne parakrah.
-Çfare djallin mendon se po ben?
Ai e kapi ne mes, e hodhi ne kurriz si te qe nje çante shkolle. Ajo filloi ta godiste me grushte ne kurriz dhe me kembe ne kraharor.
-Kam per te te vrare kur te zbres qe ketu, me degjove? Kam per te ta prere ate gjuhen tende te qelbur meksikane dhe do ta mbaj si varese. -I bertiste ne mes te shqelmave e grushteve qe i jepte.
Ai shtirej sikur nuk e degjonte. Po e shpinte ne pjesen e pasme te klubit. Aleksis e kuptoi kete, sepse korridoret e kuqe ku po shkonin ishin te mbushur me femra gjysme lakuriqe,te ngjeshura pas murit ne kryerje e siper te aktit seksual me burra me kraharor te zbuluar.
-Te pakten nje gje e mesova nga klubi yt, si te bej porno live!
Diegoja nuk duroi dot me. E goditi ne te pasme.
-Müt! Si guxon e me prek te pasmet!
Aleksis nuk e mbaroi dot fjalimin e ri qe po mendonte t'i thoshte Diegos, sepse ai tashme kish hapur nje dere, e kish futur brenda. E flaku ne toke si nje top qofteje. Pastaj, me nje veprim te fuqishem, e ngriti menjehere, e perplasi fort ne mur dhe duke marre fryme rendshem prane gjoksit te saj, i tha:
-Kete fiton kur me quan mua tràp arrogant!
Fryma e tij e nxehte u perplas ne qafen e saj. Asaj iu duk se po digjej nga ai afrimitet.
Para se te dilte nga dhoma, ai i tha me nje theks te rende spanjoll:
-Dhe une nuk flas meksikançe, por spanjisht!
Dhe me aq e la Aleksisin te vetme ne ate dhome te madhe.
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...