7.Hungry as hell

3.7K 217 52
                                    

Super duper long chapter. E di qe pjesa e pare eshte pak si shume e merzitshme, por duheshin sqaruar ca gjera. Shpresoj qe t'iu pelqeje, sidomos pjesa e fundit. Xp
Vote, comment, share and enjoy.
Me shume dashni, J.D.

Pse ndodhej ne njeren prej shume vilave te Diego Don Hernandezit? E thjeshte-per te sjelle shkaterrimin e tij, ashtu siç dy vite me pare ai kishte sjelle te sajin.

Dy vite me pare... Ngjante si nje jete e tere... Dy vite me pare... Atehere kur jeta e saj u permbys nje here e pergjithmone. Atehere kur i vrane Aleksandrin, personin e vetem qe donte ne ate bote te mallkuar, personin e vetem qe kujdesej per te, qe interesohej per te, qe i siguronte jetesen, vellane e saj te vetem.

Babai iu kishte vdekur ne nje aksident automobilistik shume vite me pare. Mamaja ishte nje e alkoolizuar e mbaruar qe nuk mbante dot as veten e saj. Keshtu qe Aleksandri ishte familja e saj e vetme, mbeshtetja e saj, nena dhe babai i saj. Pa te ajo ishte e vetme dhe e pambrojtur ne ate bote te madhe.

Dhe çfare ndodh kur merr vesh se te kane vrare vellane? Vellane e dashur, protektiv, te vetpermbajtur, qe nuk perfshihej kurre ne sherre e zenka, qe nuk i bente keq askujt. Pa Aleksandrin jeta e saj nuk kishte me kuptim.

Ja pse e la universitetin, iu perkushtua me mish e me shpirt gjetjes se vrasesit te Aleksandrit me qellim te vetem: HAKMARRJEN!

Atehere kur vrasesit u gjeten, shpresat e saj u shuan. Aleksandrin e kishte vrare nje prej grupeve me te rrezikshme te mafies meksikane ne Los Anxheles, grupi i Diego Don Hernandezit. Dhe si mendonte se mund te hakmerrej kunder mafies se pakapshme, te pashkaterrueshme edhe nga vete autoritetet shteterore e policore?

Pas muajsh te gjate depresioni nervor, i lindi nje ide e çmendur, ndoshta e parelizueshme, por e pse te mos e provonte? Ne fund te fundit nuk i kish mbetur me asgje per te humbur. Kish humbur Aleksandrin, kish humbur gjithçka...

Me ane te forcave policore zbuloi se grupi Hernandez ishte ne rivalitet te fuqishem me grupin Gonzalez. Ne dhjetevjeçaret e fundit, nje sere problemesh e mosmarreveshjesh kishin lindur mes dy familjeve te mafies meksikane.

I duhej te gjente nje menyre se si te lidhej me Gonzalezet. Dhe menyra me e mire ishte qe te shfaqej ne klubin e tyre si nje rrugaçe e zakonshme ne kerkim te nje pune te re si striptiste apo kamariere. Nuk qe e veshtire pranimi ne klubin e Gonzalezeve si nje nga "balerinat" me te reja te klubit dhe nuk vonoi shume dita kur vet nje nga bosat Gonzalez te kerkonte nje kercim privat nga balerina e re qe shume lehte terhoqi vemendje me talentin e saj si kercimtare.

Aleksis u be balerina e preferuar personale e njerit prej zevendesbosave te klubit- Emanuelit. Dhe nje dite vendosi qe t'i hapte zemren "mikut" te saj te ri. I tregoi historine e saj, çfare i ndodhi Aleksandrit, pse u be balerine ne klubin e tyre dhe deshiren per hakmarrje qe i vlonte ne gjak per vdekjen e te vellait. I kerkoi qe ta ndihmonte, qe te infiltrohej ne familjen e Hernandezeve, te merrte informacione prej tyre dhe t'ua jepte Gonzalezeve. Dhe si shperblim per lojen e dyfishte qe do te bente, do te kerkonte vdekjen e Diego Don Hernandezit, vrasesit te Aleksandrit.

Nuk qe e lehte te sillte ne jete planin e saj te shumemenduar e te mirorganizuar, por ne fund ia doli. Me nje identitet e pamje te re, me shume stervitje e praktike, me nje vit te tere kerkimesh e investigimesh, me grupin Gonzalez si mbeshtetje, Aleksis Parker duhej te behej pjese e klubit dhe familjes Hernandez, duhej te fitonte besimin dhe zemren e te pameshirshmit Diegon Hernandez.

E njihte Diegon me mire seç njihte veten e saj. Emanueli i kishte mesuar çdo gje qe i duhej te dinte rreth atij njeriu dhe grupit te tij dhe tani, e vetmja gje qe duhet te bente ishte qe ta bente ate burre qe te binte ne dashuri me te.

Don Hernandezi duhej te binte ne dashuri me te, jo e kunderta!

Por kjo loje ishte shume me e veshtire nga ç'e kishte menduar.

Don Diegoja ishte nje playboy i mirefillte dhe po luante piset me te. Kishte vetem disa dite qe e njihte dhe bastardi e kishte provokuar dhe turperuar ne menyrat me te tmerrshme te mundshme dhe asnje burre nuk e linte ashtu Aleksisin!

Ja pse nje mbremje te vone, e veshur me nje kostum provokues prej kamariereje seksi qe ia kishte dhene Emanueli, dhe me nje tabaka gjigande nder duar, Aleksis hyri ne zyren e Diegos. Ky i fundit, si zakonisht kur ishte mjaft i zene, ishte perhumbur pas nje tufe shkresurinash i ulur ne tavolinen e tij te punes. Xhaketen e kostumit te zi e kishte flakur ne divan, kishte ngritur menget e kemishes duke bere qe t'i zbuloheshin krahet e beshem dhe kishte liruar paksa kollaren.

Aleksis u gelltit me veshtiresi.

Me ne fund, ai ngriti syte nga dokumentet qe po shfletonte. Kuptohet qe kap ne befasi, por nuk e dha veten. Mbajti ate shprehjen e zakonshme te ngurte te fytyres.

-Nuk te tha Rikua qe isha i zene?-e pyeti ftohte duke iu hedhur serish nje sy fletave mbi tavoline.

-Po...-Aleksis shkoi prane tavolines, la tabakane mbi te dhe me levizje te shkatheta hipi edhe vete mbi tavoline. -Por edhe djemte e medhenj e te forte si ti duhet te bejne pak pushim dhe te argetohen ndonjehere,-kryqezoi kembet e mbuluara nga getat e zeza rrjete.

Shprehja e zbrazet e fytyres se Diegos nuk u ndikua nga zeri i saj i embel e i llastuar.

-Çfare do?

Aleksis mori tabakane e mbushur me ushqime nder duar dhe i tha e emocionuar:

-Te te ushqej.

-Mos me ngaterron gje me vellane tend te vogel?-u tall ai.

"Oh, jo! Oh, jo, ai nuk e tha kete! Qetesohu, merr fryme, nxirr fryme, fute brenda, nxirre jashte. Ok, kjo tingellon shume perverse!"

Pa e patur aspak problem, nderroi pozicion dhe iu ul Diegos ne preher. Mbushi lugen me ushqim dhe u be gati t'ia fuste atij me zor ne goje, atehere kur ai ia kapi kyçin fort, e ndali dhe i tha kercenueshem:

-Ti nuk do te provoje ta beje!

-Dhe kush e tha kete?-e sfidoi ajo.

-Une!-gjemoi ai.

-Oh, Doni,-zeri i saj ishte ledhatar,-do te me duhet te perdor tere arsenalin tim per te te futur dy luge ushqim ne goje.-rrotulloi syte e bezdisur dhe me nje gjest te papritur ekspozoi gjoksin e saj perballe fytyres se tij.

-Te pelqejne?-e ngacmoi duke i afruar akoma edhe me gjokset ne fytyren e tij.

- Sapo i kam bere. I kam dhurate nga nje doktor njujorkez. Ke qejf t'i prekesh?-kafshoi buzen dhe i shkeli syrin Diegos. Ai ishte eksituar. E kuptoi nga shikimi i uritur dhe nga ajo gjeja mes kembeve te tij qe ishte ngritur ndjeshem.

-Uou, merre shtruar bukurosh, ai tigri nen pantallonat e tua u emocionua ca si shume me duket.

-ZBRIT. QE. KETU.-zeri i tij ishte i rende dhe i eger. Tani qe e shihte nga afer, buzen e poshtme e kishte ende pak plage qe ate dite kur Aleksis e kafshoi.

-Ti nuk merr vesh me te mire, mbase merr me pahir!-ajo e terhoqi nga kollarja dhe perplasi buzet e tij me te sajat. Levizi ne prehrin e tij dhe ia rrethoi belin me kembet e saj. E ngjiti trupin fare afer me te tijin.

Goja e tij ishte e etur per te sajen. E ndjente kete nga levizjet e tij te paduruara. Ai e afronte gjithnje e me shume prane vetes. Aleksis e nderpreu puthjen. Me buzet ende te nxehta e te lagura, filloi ta puthte ngadale ne qafe. Aroma e tij e kolonjes e dehu. I ngjiti buzet me lart, i puthi nofullen e forte. U ngjit me lart, i kafshoi veshin. Ai leshoi nje si hungerime kenaqesie. Ajo nenqeshi duke e kuptuar se çfare po i shkaktonte.

-Dikush qenka i uritur si dreqi, -mermeriti Aleksis teksa i thithte nje pjese delikate te qafes. Ai leshoi koken pas nga kenaqesia. Syte i kishte mbyllur, buzet i mbante gjysme te hapura. Ajo nenqeshi serish. I dha dhe nje kafshim te vogel ne vesh dhe rreshqiti me ngadale nga prehri i tij.

-Tani jemi barazim!-tha Aleksis me syte qe i shkelqenin me triumf perpara se te mbyllte deren pas vetes.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now