Ndjente rrezet e diellit ne fytyre. Puhiza e kripur e detit i ledhatonte lekuren. Ishte shtrire ne shezlon teksa shijonte ate dite te nxehte vere ne bregdetin meksikan.
Kishte kaluar nje jave qe kur kishin ardhur ne Meksiko. Dukeqenese Diego zhdukej pa lene gjurme per pjesen me te madhe te kohes, Aleksis i kalonte ditet ne plazh. Fillimisht, Diego e detyroi qe te shkonte ne plazhet e tij private, por e acaruar nga prania e "qenve roje" qe ai i çonte nga pas kudo qe te shkonte, filloi te frekuentonte plazhe te rendomte, te zakonshem, si ky i sotmshi.
Leu lekuren me krem mbrojtes gjithe delikatese. Ca picirruke te qelbur, ndoshta 15 apo 16 vjeç, e shihnin gjithe epsh e deshire, seç peshperitnin me njeri-tjetrin teksa ajo perhapte kremin ne lekuren tejet te ndjeshme ndaj rrezeve te diellit. Vemendja e adoleshenteve ia shpifte. I dukej sikur po e pedofilonin, domethene ishte e kunderta, po gjithsesi.
U shtri permbys ne shezlon, zbertheu me kujdes recipetat ne menyre qe kurrizi t'i nxihej njetrajtesisht, nese do t'i nxihej ndonjehere dhe degjoi se si ata hormonalet e dreqit ne çadren ngjitur filluan te fershellenin e te thoshin se çfare gjoksi e bythesh qe kishte. Iu hodhi nje shikim vrastar dhe e kenaqur qe sikur i trembi pak me fytyren e saj te acaruar, mbeshteti koken ne krahet e kryqezuar dhe pa e kuptuar as vete e mbertheu nje gjum i embel.
***
Hapi njerin sy, pastaj tjetrin. Nje qetesi totale, e pazakonte, pothuajse e frikshme mbizoteronte perreth. Ashtu e shtrire, nuk pa asnje njeri.-Çfare surprize! Me ne fund bukuroshja e fjetur u zgjua!
Shpresoi me gjithe shpirt qe t'i kishin bere veshet dhe qe kjo te ishte nje enderr, por e kuptoi qe ishte realitet kur pa fytyren e kenaqur te Diegos, i cili, ende i veshur me pantallona kostumi, kemishe dhe kepuce, ishte pozicionuar ne shezlonin prane saj. Koken e mbante te mbeshtetur ne krahe, kembet te kryqezuara. Syte e tij te smeraldte po e shihnin me nje kenaqesi te çuditshme.
-Çfare djallin ben ketu? A nuk duhej te ishe duke u pàĺĺüàr me ndonjeren apo duke u argetuar me striptizem ne klub tani?
-Po te isha ne vendin tend, duke pare gjendjen aktuale nuk do te isha ne qejf per shaka,-dhe ja tek i hodhi syte serish neper trupin e saj.
Ajo vertet qe i kishte zgjidhur recipetat, por nuk ishte lakuriq. Te pakten keshtu mendonte.
I hodhi nje sy gjoksit, pastaj preku te pasmet. Mbylli syte ne perpjekje e siper per te rifituar qetesine. Nuk qe e mundur! Kishte mbetur lakuriq ne mes te nje plazhi publik!!
Diego shpertheu ne te qeshuren e tij mashkullore. Behej me te vertete seksi kur qeshte ashtu!
"Idiote! Ai te ka lene lakuriq e po tallet me ty, kurse ti mendon se ai behet seksi kur qesh! Zot, me jep fuqi, ose te pakten pak tru!"
Kontrolloi me dore per rrobat e banjes, peshqirin apo veshjet e tjera. Ne çader s'kishte asgje.
- Nese po kerkon ato qe mendoj une se po kerkon hidh nje sy nga deti. Rrobat e tua te banjes po bejne nje banje te kendshme e te ngrohte tani,-shpjegoi me nje ton te zbavitur Diego.
Aleksis shqeu syte, shtrengoi dhembet. Do te çmendej!
Mbushi mushkerite me fryme.
-Vertet s'do ta kishe problem po te bridhja lakuriq ne sy te qindra burrave si te qe gjeja me normale ne bote?-u mundua me kot ta ngacmonte. Perkundrazi, ai dukej shume i qete e i patrazuar.
-Hidh nje sy rrotull chiquita. Vertet mendoje se do te merrja mundimin per te shkuar ne nje plazh "publik",-e tha fjalen publik si te qe ndonje semundje e pasherueshme,-dhe per me teper, te te zhvishja ne nje plazh publik? -Nenqeshi me ironi,-Je kaq budallaqe ndonjehere chiquita. Nuk ta mori mendja se çdo plazh ku ti shkon eshte i imi?
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...