Dyert e salles se dekoruar hijshem u hapen ngadale nga truprojat e familjes Guiterrez dhe ajo, me fustanin gjithe shkelqim te qepur posaçerisht per ate eveniment re shenuar, te bere enkas per te terhequr vemendjen e gjithkujt, hyri brenda. Megjithese kishte memorizuar prej ditesh gjithçka qe duhej te dinte, serish, e ndjente se diçka nuk shkonte. Diçka mungonte.Mes gjithe detit te fytyrave te panjohura kerkoi per dike. Nuk arrinte ta shihte. Kafshonte buzen nervoze dhe mendonte: Ku je, ku je?
-Pas banakut, ne te djathten tende, ora tre,-dhe si te kishte lexuar mendimet e saj, zerin i personit i cili aq shume i nevojitej ne ato momente degjua ne mikrofonin qe mbante te fshehur pas veshit. Hodhi syte atje ku ai i tha dhe kur e pa, me smokingun e zi qe i rrinte puthitur pas trupit, me nje maske te erret qe lejonte te dukeshin vetem syte e tij te gjelber, u mbush me fryme dhe u qetesua.
-Pepe dhe te tjeret jane perreth. Gjoksin para, shpinen drejt dhe ik tek Guiterrezi. E ke tek banketi. Prane tij eshte njeri nga djemte,-e udhezoi Diego.
Ajo e pa edhe nje here te fundit nga larg dhe beri siç i tha. Brenda pak minutash gjendej prane Adalbertos. Sapo maniaku don zhuan e vuri re, e kaloi shikimin ne linjat e saj elegante dhe para se t'i fliste, lepiu paturpesisht buzet i etur per trupin e saj.
Aleksisit i erdhi veshtire nga ai burre. Nga ai kasap i pameshirshem e i neveritshem, i cili fillonte te belbezonte nga frika me te pare Diegon.
-Luanesha qenka kthyer, -komentoi Adalbertua.
-Per luanin e saj...-dhe ja tek filloi aktrimi...
"Nuk gjeje dot diçka me pak klishé dhe klasike? Seriozisht, luani?!"-degjoi ne mikrofon zerin e acaruar te Diegos.
-A je gati per te sunduar xhunglen ne kete nate o mbret i séksit te kafsheve?-luajti piset dhe u ndje kaq idiote nga fjalia qe peshperiti ne veshin e Adalbertos , por e pse t'i interesonte ne fund te fundit?
Mashkulli qe kishte perballe vetem aq donte dhe surrati i tij kishte marre ate pamjen e fytyres sw çdo mashkulli kur sheh pörnö te kualitetit te larte.
"Çfare djallin mendon se po ben? Permbajiu planit! Xhungla dhe mbreit i saj nuk jane pjese e planit! Müt! Sapo te mbaroj pune me ate pallöshin, kam per te ta shqyer ate müt fustani qe ke veshur dhe do te te tregoj se kush eshte luani i vertete mi amor! Do te te bej qe ta ulerasesh emrin tim aq fort sa i tere Los Anxhelesi ta dije se kush jam!"-pa e marre vesh se si ndodhi, fjalet qe Diego i transmetoi ne mikrotelefonin qe mbante ne vesh e bene qe te emocionohej ca si shume e te psheretinte pa dashur.
E tmerruar nga ajo qe sapo kishte bere, pa me sy te zgurdulluar Adalberton. Ai dukej edhe me i "emocionuar" se ç'ishte ajo ne te vertete dhe me ç'tregonin rrethanat, fale Zotit, ai nuk kishte kuptuar asgje.
-Si thua sikur une dhe ti, luanesha ime, te pijme diçka freskuese qe te na shuaje zjarrin qe na vlon perbrenda?-propozoi Adalbertua.
Aleksis degjoi ne mikrotelefon Diegon te shante ne spanjisht. Nenqeshi me veten dhe ndoqi Adalberton nga pas. Kaluan mes per mes turmave te njerezve, u futen ne nje si tunel te ndriçuar e te zbukuruar me orendi te shtrenjta meksikane dhe ne fund, hyne brenda nje dhome te arreduar vetem me mobilje te kuqe.
U ul mbi shtrat dhe priti Adalberton qe te sillte pijet. Pasi rrekelleu nja dy gllenjka nga pija e shpifur, vuri re shikimin epshor te tijin.
-Luani eshte i uritur vogelushe. Si thua sikur te luajme pakez...
Teksa Adalbertua hiqte kepucet dhe zhvishte xhaketen dhe jelekun, ajo ndjeu gjakun t'i pulsonte si i marre nder vena. Kurre s'kishte qene ndonjehere e frikesuar ne jeten e saj, as atehere kur kishte hyre ne nje klub mafieje per here te pare.
Don zhuani i kapi te pasmet, ia shtrengoi aq fort sa ajo leshoi nje pasthirrme nga dhembja.
-Mmm... Me pelqen kur iu shkaktoj dhembje. Kjo nuk eshte asgje para dhembjes qe do te ndjesh me pas vogelushe.
Shume shpejt, pa i lene mundesine qe te vepronte, ai e shtriu ne krevat, i bllokoi gjymtyret me duart, kembet dhe peshen e trupit te tij dhe filloi ta kafshonte fort ne qafe.
Permbajiu planit! Permbajiu planit! Aktro! Bej sikur po te pelqen!
Sa per ta mashtruar Adalberton dhe per t'i terhequr vemendjen, leshoi nja dy psheretima false. Donte te arrinte thiken qe mbante te fshehur ne recipeta, por ai ia bente te pamundur levizjen.
Diego nxito! Nxito!
Adalbertua ishte bere gati per t'i grisur fustanin e per te vazhduar me tej, kur dera e dhomes u shperthye dhe u flak rendshem ne shesh. Diego dhe njerezit e tij rrethuan shtratin dhe kapen Adalberton. Shikimi i çmendur i Diegos u shkri me te sajin. Qe te dy sikur qetesuan njeri-tjetrin.
Adalbertua, tejet i zhgenjyer e i revoltuar, ulerinte e çirrej me te madhe:
-Kürve e felliqur! Do te ma paguash! Te gjithe ju do te ma paguani! Im ate do t'ju kape dhe do t'iu vrase!
-Zhdukmani qe ketej. Do te merrem me vone me te,-i dha Diego urdher Pepes dhe te tjereve.
Dhoma u zbraz dhe aty mbeten vetem ata te dy.
-Bera gabim qe s'te lashe me "luanin". Me sa munda te degjoja po benit qejf se bashku, -ishin fjalet e para qe Diego i tha.
-Po gabim bere! Dhe tani do ishe duke me varrosur mua dhe jo duke çuar ne vile nje nga armiqte e tu!-iu kthye ajo.
-Nga e di qe do te te varrosja?-e sfidoi ai.
Aleksis, pa ditur se ç'te thoshte, leshoi nje "Ugh" te nervozuar.
-Hajde, do te ikim!-foli Diego ftohte.
-S'dua te vij!
-Si te duash!
Ajo kujtoi se do ta linte te qete, por jo, nuk mbaronte ketu. Diego, per t'i dhene idene se nuk i behej vone nese vente apo jo ajo me te, beri sikur u largua. Dhe ne te qindten e sekondes, kur ajo u duk se u genjye, u kthye pas, e kapi ne bel, e ngriti lart dhe e hodhi mbi supe.
-Tràp meksikan! Xheloz i perveluar! Mashtrues!
Ai nuk shqetesohej prej sharjeve apo goditjeve te saj. Perkundrazi, vazhdonte rrugen i qete.
Kur arriten tek Roveri i madh, ne vend qe ta vendoste ne sediljen e pasagjerit, ai hapi bagazhin dhe e futi Aleksisin brenda.
-Jooo!! Jo! Ti s'do guxoje! Jo! Provo qe te me futesh aty dhe une... Une... Don Hernandezzzz! Do te te vras! -bertiste ajo para, gjate dhe pasi e kishin flakur ne bagazhin e gjere te makines.
Pas nje cope rruge, Diego e parkoi makinen, zbriti, hapi bagazhin dhe serish e hodhi Aleksisin mbi supe.
-Ku dreqin po me con? Do me shesesh te ndonje maniak seksual, he?
U futen ne nje lagje te vogel e te erret. Ne nje cep te saj Aleksis shqoi nje dyqan. Brenda arrinte te dallonte tatuazhe nga me te ndryshmet te paraqitura ne tabela te medha e te vendosura neper rafte. Gjeja e fundit qe mbante mend para se gjithçka te erresohej ishte zeri i tij:
-Me vjen keq, chiquita...
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...