44.No more men

2.2K 163 35
                                    


Pasi mbaruan pune ne klub, Aleksis u zhduk si zakonisht nga syte kembet. E veshtire per t'u besuar, por ishte bere tip me i terhequr ato vitet e fundit. Ndoshta ishte pjekur? Jo, nuk besonte keshtu. Ndoshta kishte humbur interesin kundrejt gjithçkaje qe e rrethonte? Po, keshtu mendonte.

Ate mesnate, beri diçka qe kishte vite pa e bere. Kembet e shpune automatikisht ne zyren e tij, ne ate dhome qe tashme ishte si "e mallkuar".

Me doren qe i dridhej paksa, uli dorezen e akullt. Me nje fije ngurrimi ne veprimet qe bente, shtyu deren dhe hyri brenda. Zyra kishte mbetur po ajo qe kishte qene kur ai ishte gjalle, me perjashtim te disa ndryshimeve te vogla. Mbi mobilje, karrike, tavolina e librari ishin hedhur mbulesa te medha te bardha e gjysme te tejdukshme dhe gjysmat e orendive ishin thyer. Ajo vete i kishte thyer ato orendi.

                             ***

Kishte kaluar nje vit nga vdekja e tij. Nje jete e re. Nje vit i ri. Nje detyre e re. Nje grup i ri. E kishin zgjedhur drejtuese te Engjejve. Grupi Hernandez nuk ekzistonte me. Nje pjese e mire e anetareve ishin larguar pas vdekjes se tij. Pjesa e mbetur ishin shkrire me Engjejt.

Pas nje viti, me ne fund mori guximin qe te hynte ne dhomen e tij, te gerrmonte mes gjerave te tij, te kerkonte pak nga shpirti i tij ne ate mjedis, te kerkonte nje pjese te qenies se tij ne ato shkresa te mallkuara, ne ate poltron te erret ku ai kishte kaluar ore te tera duke punuar. Ne ate poltron qe tashme ishte i saji. Ne ate zyre qe tashme i perkiste asaj.

Po si kishte kurajen qe t'i drejtonte Engjejt, te drejtonte Rikon, Pepen dhe Ainohan? Si arrinte t'i shihte ne sy e t'i genjente aq lehte? Si mund te ishte liderja e tyre, kur ishte ajo qe kishte vrare liderin e tyre te fundit?

-Ti duhej te ishte ketu tani dhe jo une! Ti!-kishte bertitur ne mes te zyres duke iu drejtuar qiellit, duke iu drejtuar atij.

-Ti duhej te ishe i ulur ne poltron duke bere ato punet e tua te merzitshme e te pafundme, duke i urdheruar e frikesuar, kercenuar e vrare te tere, jo une! Jo une!

Dhe pastaj, pa permbajtur dhembjen qe pikonte nga zemra e saj e mallkuar, kishte thyer çdo gje qe i kishte kapur dora...

                             ***

Instiktivisht, kaloi doren mbi tavolinen e pluhurosur. Djalli ta merrte! Pikerisht mbi ate tavoline kishin kaluar disa nga momentet e tyre me te nxehta. Mendja po i punonte rrengje. Mbi ate tavoline imagjinonte veten e saj, krejt te zhveshur e te pafuqishme nen forcen e pamposhtur te tij, duke iu nenshtruar kenaqesise qe vetem ai i falte...

U largua nga tavolina...

U perplas me poltronin.

Iu krijua perfytyrimi i saj atehere kur perpiqej qe ta masakronte seksualisht Diegon dhe ta linte me gisht ne goje. I kujtohet vetja, e veshur me ato rrobat prej kamariereje seksi, e ulur ne prehrin e tij, Duke i thithur qafen teksa shijonte pamjen e tij te qete e te paqte dhe teksa i peshperiste: "DIKUSH QENKA I URITUR SI DREQI!"

Levizi prej poltronit. U ul ne divan per t'u qetesuar paksa. Nuk duhej te mendonte me gjera te tilla!

Iu duk sikur dikush e mbertheu nga kurrizi ne nje perqafim te ngrohte.

Perfundimisht po çmendej!

Kaloi doren neper fytyre e tensionuar. Syte e saj u ngulen ne divanin me lekure te erret. Aty, dikur, vetem me rrobat e banjes, ferkohej nxehtesisht pas rrobave te tij e puthte tere afsh buzet e tij te buta.

Dreq! Mjaft! Ndal!

Shtrengoi koken me duar. Ferkoi ballin disa here. I hapi e i mbylli syte per disa sekonda.

Ajo dhome e ktheu pas ne kohe, i ktheu kujtime qe nuk donte as ta mendonte se fshiheshin ende ne skutat e erreta te nenvetedijes se saj. Ajo nuk duhej te mendonte per te. E ç'te mire do t'i sillte ne fund te fundit? Ai nuk ishte me dhe askush e asgje nuk mund ta sillte serish ne jete!

Doli nga zyra pa i hedhur as edhe nje shikim te fundit. Ishte e tronditur, e shokuar me faktin se sa pak mjaftonte qe mendja e saj te punonte vetem rreth tij e momenteve qe kishin kaluar bashke.

Mbylli deren, e kyçi dhe mbeshteti shpinen pas saj. Mbushi mushkerite me ajer. Plasi koken ne mur. Nuk e ndjeu dhembjen. Pse ishte ende e afte qe te ndjente dhembje ajo?

-Çfare ka shefja jone qe nuk eshte ne humor?-me te degjuar zerin e Xhoxhos ndryshoi menjehere qendrim.

Edhe kete kishte manget!

Ai po e shihte me ate shikimin e zakonshmen, ate shikimin lakmitar, sikur po e perdhunonte menderisht pikerisht mu aty, ne mes te korridorit.

-Nuk ke ndonje pune me te mire per te bere ti se sa te verdallisesh kot neper vile?-foli ftohte ajo.

-Oh, po... E kam nje ide se çfare "pune" me te mire e me te frytshme mund te bej, vetem se... Nuk mund ta bej i vetem. Vetem nese ti nuk do te me shohesh duke u masturbuar, atehere ne rregull.

Ngjyrimi i felliqur e pervers qe po iu jepte ai njeri fjaleve qe thoshte ishte i patolerueshem.

-E di une se çfare mund te besh me mua ti,-tha Aleksis dhe e plasi ne mur.

-Jo kaq eger bose... Di diçka? Me pelqen te te therras bose. Ndoshta kur te jemi vetem une dhe ti ne nje shtrat mund te te le qe te jesh ti bosja, t'i hipesh siper atij mikut tim e te drejtosh gjithçka,-dhe Xhoxho nenqeshi i kenaqur me idete e tij te çmendura.

-Oh, vertet?! -u shtir si e emocionuar ajo,- Di diçka? Me pelqen shume te jem bosja, sepse mund te bej kete,-i veshi nje shkelm me kupen e gjurit ne mes te kembeve.

Xhoxho ra pertoke nga dhembja dhe filloi te klithte.

-Nese provon te thuash qofte edhe nje fjale me teper heren tjeter qe me sheh, kam per te te lene steril dhe atehere asnje femer s'do te te afrohet dhe ne nuk duam qe ti te mos i shijosh me kenaqesite e tua te shfrenuara seksuale, apo jo Xhoxho?-u tall ajo pasi i veshi nje dacke pas koke, u ngrit me kembe dhe u largua.

S'kishte me vend per meshkuj ne jeten e saj!

Por,oh, sa shume qe gabohej...

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now