Hello bitches! E di qe doni te me vrisni te gjithe, but who cares, shkolla me ka vrare tashme😂kiddin
Kapitull s'eshte ndonje gje e madhe, por ishte gjeja e vetme qe me vinte ne mendje teksa presorja ime trape e informatikes fliste per ergonomine sot😂
Whatevah
Ajo tipja lart ne foto eshte Aleksis, do u like my choice??
Dhe me thoni se çfare mendoni se do ndodhe ne histori ne vijim.
Vote, comment and share ur love.
Me shume dashni, J.D.Zbriti nga limuzina e tij personale. Liroi paksa kravaten qe po e bezdiste dhe shtroi me dore rrudhat qe ishin krijuar ne kostumin gri. Pas tij, doli nga makina e erret edhe Karmeni. Sapo ishin kthyer nga Bogota. Kishin nenshkruar nje marreveshje te majme per kartelen e droges me nje familje kolumbiane. Kishte ardhur ne vilen e te birit ne Los Anxheles, vetem pasi mori vesh se ai qeni i pabindur, Doni, bashke me ate putanen e tij te re ishin kthyer nga udhetimi ne Meksiko. Migeli, truproja e tij besnike, e informonte rreth gjithckaje qe djali i tij i pabindur dhe i mallkuar bente. Ai bir bushtre i kishte hapur gjithnje shume telashe. Per shkak te tij i ishin hedhur ne ere sa e sa plane, i ishin vrare dhjetra nga njerezit e tij me te besuar, i ishin shkaterruar klube, i ishin nderprere transportet e nje sere vajzash. Ja pse tani nuk e linte ate maskara per asnje moment pa mbikeqyrje.
Disa muaj me pare, Migeli i kishte folur per nje femer te re qe kishte filluar te frekuentonte klubin me te madh te Diegos ne qytet. Nuk ishte ndonje gje e pazakonte, i biri ishte lojtar i madh me femrat dhe ato cmendeshin pas parase dhe sharmit te tij. Por kjo e reja sec kishte dicka te vecante, dicka ndryshe nga te tjerat. Nje hije dyshimi mbulonte gjithe qenien dhe identitetin e saj. Ishte e vetme ne kete bote, nje jetime , pa familje apo te aferm, nje jetime qe se ne ç'menyre te pakuptueshme kishte mundur te afrohej me Diegon dhe te behej dukshem nje nga shume te preferuarat e tij. Ende nuk e kuptonte pse nuk e kishte hequr vet qafe ate bushter te padobishme. E ndjente qe ajo veç telashe do te sillte.
Ja pse pas kaq shume kohesh, po shkonte qe gjoja t'i bente nje "vizite" te birit. Keshtu do te kishte mundesi qe te njihej vet me nga afer me ate putanen e re.
Me te hyre ne perimetrin gjigand te salles se mbremjeve, i foli Karmenit:
-Karmensita, ti qendro ketu nderkohe qe babushi do beje ca kontrolle lart si zakonisht.
Ajo u ul ne nje divan aty afer pa kundershtuar. Karmeni kishte qendruar me te per dhjete vite radhazi. Kur e kishte njohur, ajo ishte nje nga shume 18 vjeçaret qe merrte ne klubin e tij, e frikesuar, e pambrojtur, qe nuk binte ne sy. Por ai e pelqeu, e mbajti dhe megjithe diferencen e madhe ne moshe ajo nuk ishte ndare kurre prej tij.
U ngjit me hapa te shpejte ne katin e siperm. Rrugen per ne dhomen e asaj vajze e kishte mesuar nga Migeli. Hyri me kujdes, pa trokitur e pa bere zhurme. Ajo nuk e kishte degjuar, sepse po qendronte ne ballkon duke mbajtur ne dore nje shishe me vodka. Vodka qe ne 11 te mengjesit, kjo po qe ishte diçka per t'u lavderuar.
Ne profil, ishte pikerisht ashtu siç Migeli ia kishte pershkruar, nje flokzeze e gjate me shikimin te ngulur tutje ne horizont.
-Kush dreqin je ti plako?-e pyeti ajo pa e kthyer koken per asnje minute nga ai.
Burri leshoi nje te qeshur te mbytur.
-Nuk te ka folur Diegitua per babushin e tij?
Ajo serish qendroi indiferente ndaj fjaleve te tij.
-Ç'mütin do nga une?
Sjellja e asaj femre po i cingeriste nervat.
-Kujdes me fjalet qe thua picirruke!-e kercenoi.
Kete here ishte ajo qe qeshi dhe me pas rrekelleu ca gllenjka nga shishja e vodkes.
-Ti vlla, ngjan dhe tingellon tamam si ai tràpi qe ke pjelle.
Me aq e pati dhe durimi i tij. E kapi per fyti pa u menduar dy here. Ajo beri rezistence fillimisht, pastaj u mundua ta gjuante me shishen e qelqte, por nuk mund t'ia hidhte aq shpejt. Ia kapi doren, ia hoqi shishen, ia flaku nga ballkoni dhe me zerin kercenues i tha:
-Nuk mund t'ia hedhesh kaq kollaj me mua. Kam per te te shtypur si nje insekt te vogel,-dhe filloi t'ia shtrengonte duart ne fyt gjithnje e me shume, aq sa ajo filloi te luftonte me kembe e me duar kunder tij.
-Aiiii, papiiii (babush)!!-u degjua nje ze i njohur.
Bukur, edhe kjo i duhej! E leshoi "prene" e tij dhe u kthye nga e bija, bastardja e tij, Ainoah. Me ato rrobat e saj gjithnje te erreta, syte me ate ngjyren e tyre te paperceptueshme dhe me floket e zinj qe gjithnje i mbante ne nje top te çrregullt ne maje te kokes dhe me ata rrathet e zinj poshte syve te frikshem qe çdokujt i kallnin daten (te kujton nanj gje qo?😂 CrazyllekXx), iu hodh si e çmendur ne qafe atij.
-Qelbesira ime e vogel!! Ç'djallin ben ne kete vend te felliqur? Apo po kujdesesh per ate Don bastardin ?-e ngacmoi ai pasi e puthi ne balle.
-Oh, ti e di, iu bej ndonje vizite striptisteve, pime ndonje cik droge,-dhe i shkeli syrin teksa fliste tere shkujdes,-gjera te zakonshme. Ti ç'ben ketu mor plakush?
-Po laja ca hesape,-tha ai dhe i hodhi nje shikim Aleksisit qe mezi mbushej me fryme. -Do qe ta mbaroj kete pune apo ke qejf ti te merresh me te?-iu drejtua serish te bijes.
-Hmm... Lere fare me mire se me duhet.
-Çfare?-u habit ai.
-Eshte lezbikja ime, pse nuk e dije?-nuk dinte ne ta besonte apo jo. Aq serioze sa ishte ne ate çast dhe aq e marre sa ishte ajo, kurre nuk i dihej.
-Mos u tall me mua Ainoah!
-Pse s'kishe njohur ndonje biseksual me para ti? Ajo kuçka aty dhe jot bije jane te tilla! Po ik me mire dhe mos u perzje me keto pune se s'kane ç'te duhen!
Papritur zilja e celularit te tij ra. Ne ekran dukej emri i Migelit. Ndonje gje serioze me siguri. I pakenaqur qe nuk arriti te mbaronte pune me Aleksisin, ai e pa dhe nje here te fundit vajzen qe ende ishte gjysme e perkulur nga dhembja ne toke, pershendeti Ainohan dhe u largua.
Kendveshtrimi i Aleksisit
U ngrit me kembe ngadale dhe ferkoi serish fytin. Ai plakushi i mallkuar do t'ia paguante. Kishte per ta vrare me duart e veta. Pa nga Ainoah dhe pa kuptuar se ç'ndodhi, e pyeti:
-Pse mütin me shpetove?
-Ti je shume qenie e trashe. Ne vend te me falenderosh qe te shpetova býthen, me kerkon dhe llogari,-me te thene keto fjale Ainoah doli nga dhoma. Aleksis e ndoqi pas.
-Eja ketu!! Ughh! Ti kuçke e dreqit! Me prit!
Ainoah se nga u zhduk. Pastaj, nje dore e kapi Aleksisin, e terhoqi dhe e uli pas murit.
-Çfare dja...??
-Qepe büçen dhe shiko atje!-Ainoah beri me dore drejt zyres se Diegos. Ajo kishte marre nje pako me patatina ne dore dhe po hante. -Shijoje shfaqjen!-tha para se te mbushte gojen me patatina.
Nje sekonde me vone, ne deren e zyres se Diegos u duk Aime. Sapo hapi deren, Ainoah e terhoqi Aleksisin pas vetes dhe u gjenden perballe zyres ku nje spektakel i vertete ndodhi. Me te hapur Aime deren nje sistem i tere kurthesh u vu ne levizje. Hapja e deres shkaktoi derdhjen e nje kove me boje te zeze mbi koken e Aimes, hapjen e nje ventilatori qe shfryu nje pako me miell dhe pupla mbi trupin e Aimes duke bere qe kjo e fundit te bertiste e te mallkonte si e çmendur. Aleksis dhe Ainoah mbanin barkun me dore nga te qeshurat.
-Ju kürva te ndyra! Keni per ta pare! Diego do t'ju rrjepe te gjalla, te dyjave! Do t'ju vras! Femra te qelbura!!
-Ik pàĺĺohu me ndonjerin o pule e rrjepur!! -Dhe Ainoah filloi te imitonte tingujt qe leshojne pulat. Aleksis beri po njelloj si ajo, kurse Aime u zhduk nga syte kembet.
Pas te qeshurave te pambarimta, Aleksis me ne fund u kujtua dhe tha:
-Ti je shpirti i küçkes sime binjake!
-Yeii!!-beri gjoja si shume e entuziasmur tjetra. Pastaj u be serioze serish. Pastaj qeshen si femije serish.
Ajo paradite e çmendur solli fillimin e nje miqesie te re, qe do te zgjaste deri ne fund te koherave.
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...