This chap goes to my lil babe qe se nga ka humbur se di miss u😢😢 _aleksis26
E di qe kapitulli esh shum i gjat por dukeqenese skam kohe te bej update gjate javes detyrohem te bej kapituj te gjate ne fundjave.
Me shume dashni J.D.Asgje nuk i kishte shkuar mbare ate dite, asgje. Nuk donte te shihte askend me sy dhe e dinte se personi i pare qe do ta acaronte s'do ta kishte jeten te gjate. Qofte ky person edhe ajo e marra, Aleksis. Vecanerisht ajo! Ajo, me ate sjelljen e saj te pakuptueshme, ajo, qe nje here i dhuronte netet me te cmendura dhe kafsherore te jetes se tij , qe e ndizte ashtu sic askush tjeter nuk mundej dhe pastaj, shnderrohej ne nje femer te shkujdesur e mosperfillese. E urrente kur e shperfillnin. Shperfillja ishte sfide dhe sfidat e joshnin, por ajo femer nuk duhej ta sfidonte, jo!
Uli me force dorezen e hekurte. Perplasi deren pas vetes.
-Qetesohu, hijo (bir) ,-nuk mund ta harronte ate ze, zerin qe urrente me se tepermi ne kete bote, zerin qe do te donte te mos e degjonte kurre me.
Njeriu i mallkuar qe i kishte shkaterruar jeten gjendej tashme ne zyren e tij, i ulur ne poltronin e tij, me nje pamje acaruese ne fytyre sikur te qe zot i gjithckaje aty perreth. Ne te majten dhe te djathten e tij ndodheshin truprojat e ti te qelbura.
-Ti e di qe nuk je i mirepritur ketu!-foli akullt Diego.
-Kjo eshte menyra me e mire per te pritur babushin tend?!
-Si dreqin hyre brenda?-bertiti ai.
Plakushi leshoi nje nenqeshje.
-Ti harron se gjithe keto,-tregoi me gisht perreth,- i ke ngritur fale meje. Po te mos isha une, ti s'do te ishe asgje, s'do te kishte asgje. Do te ishte nje hic, njelloj si jot eme,-foli ngadale teksa ndizte nje puro.
Iu afrua dhe ne te qindten e sekondes e kapi nga xhaketa e kostumit dhe e plasi ne mur. Truprojat menjehere nxorren armet dhe ia drejtuan Diegos, por me nje te ngritur te dores, plakushi i ndaloi.
-JO ME NENEN! Mos e zer emrin e saj ne goje!-e ngjeshi me fort ne mur te atin qe qeshte i patrazuar.
-Sa shume e doje, ah, mekat! Sa keq qe ajo s'eshte ketu per te pare vogelushin e saj. Do te ishte shume krenare per ty, nuk mendon keshtu?
-QEPEE!-uleriu dhe ia plasi koken ne mur. Atij filloi t'i kullonte gjak nga hundet. Edhe kete here burrat e tij u bene gati t'i versuleshin Diegos.
-Qendroni jashte kesaj!-iu tha ai pasi preku gjakun qe i rridhte curg.
-Ti kurre nuk e kuptove hijo (bir). Ne zemren tone, nese kemi nje te tille, s'ka vend per dashuri. Ne s'mund te duam askend, sidomos kurva te uleta si jot eme, me kuptove?
-Ti bir bushtre! Si guxon?! Si mundesh?!
Dhe menjehere nisi ta rrihte te atin pa piken e meshires. Ai nuk kunderpergjigje, rrinte i palevizur, te pakten derisa krahet e rojeve e terhoqen Diegon larg tij.
-Plesht frikacak! Nuk ta mban te vish prane meje pa me sjelle ketu keta qente e tu, he?-hakerrehej Diego. Rojat e mbanin te shtrenguar fort ne krah.
-I kam si aksesore, nuk qendroj dot pa ta.
Diegoja i peshtyu tek kembet.
Ne cast, dera e madhe u hap duke treguar pamjen e nje Aleksi te nervozuar, se ciles i mbeti fjala ne gryk:
-Ku ke humbur o...
-Edhe kjo me duhej...-shfryne ate e bir ne te njejten kohe. U pane sy me sy per nje fraksion sekondi, pastaj u hoqen sikur asgje s'kish ndodhur.
YOU ARE READING
Pasion i fshehte [SHQIP]
RomanceA mafia story, not advised for audiences under 18. Kjo ishte... Po ndodhte... Njerezit brohorisnin dhe numeronin: 10... Nje shikim... 9... Nje shtrengim duarsh... 8... Nje buzeqeshje e embel... 7... Nje frymemarrje e shpeshtuar... 6... Nje perqafim...