37.Forgive and forget

2.6K 173 52
                                    


Hapi syte ngadale. Qepallat i rendonin dhe me zor arrinte qe t'i mbante hapur. U kthye ne anen tjeter per te shmangur rrezet acaruese te diellit. Diego po flinte i shtrire permbys me koken e krahet te vendosur mbi jastek. Tashme, ishte mesuar me pranine e tij ne shtratin e saj.

Ishte familjarizuar me te, me ngrohtesine qe buronte prej atij trupi me shpirt te ftohte. Ishte familjarizuar me tiparet e tij te forta ne perditshmeri, por qe zbuteshin aq shume kur flinte. Ishte familjarizuar me ndryshimet e tij te humorit, me damaret e trashe qe i shfaqeshin sa here tensionohej, me nofullen e ashper qe shtrengohej kur ai perpiqej te permbante inatin, me ngjyren e smeraldte te syve te tij intrigues, me duart e shkatheta, dreq, shume te shkatheta, qe i kalonte shpeshhere ne floke kur nervozizmi e kaplonte, me buzet mishtore qe seç permbanin nje si esence intoksikuese brenda tyre, me menyren se si trupi i tij pershtatej aq mire me te sajin kur benin dashuri...

Nje minute, nje minute!

Pa prit pak!

Çfare benin?

Dashuri?!

Jo! Bashkimi dhe lidhja e trupave te tyre s'ishte asgje tjeter veç diçkaje fizike, qe iu falte kenaqesi seksuale dhe kaq! Asgje me shume!

Po atehere, pse i dukej kaq e tmerrshme ideja e ndarjes nga ai njeri?

E ndarjes? Po ata nuk ishin as te lidhur. Po pse, a mund te lidheshin dy njerez si ata se bashku?

"Po ç'dreqin po ndodh me mua?"

Dhe shtrengonte koken fort me duar, ne kerkim te nje pergjigjeje, te nje zgjidhjeje. Po per çfare i duhej zgjidhja valle? Gjerat ishin shume te thjeshta:

Ajo do ta vriste ate. Ai do te vdiste dhe keshtu ajo do te merrte hakmarrjen e shumekerkuar.

Fund i lumtur!

I hodhi fytyres se tij nje shikim te trishtuar.

A do te me vije edhe nje here mundesia qe te te shoh duke fjetur? A do te jete kjo hera e fundit qe te shoh kaq te paqte e te pashqetesuar?

O zot!

Si mund te sillte vdekjen e atij mashkulli?! Te atij burri te frikshem karakterin e te cilit e njihte me mire se te sajin, te atij njeriu qe mbillte tmerr e vdekje kudo ku kemba e tij shkelte, por qe shnderrohej ne nje qenie te pafuqishme kur perfundonte ne krahet e saj.

Pa e permbajtur dot veten, kaloi lehtesisht, pothuajse pa u ndjere, gishtat mbi fytyren e tij.

I gjori ti! As nuk e imagjinon se çfare fundi tragjik te pret! Me duket sikur i kam para syve kundershtaret e tu qe do te qeshin e festojne kur te marrin vesh vdekjen tende, duke thene plot hare e gezim: U VRA NGA PROSTITUTA E TIJ E PREFERUAR!

Prekese, nuk mendon edhe ti keshtu?

Ja qe ti nuk mendon dot, ne te kundert, po ta dije se perse jam duke ndare shtratin me ty, do te me kishe hequr qafe shume kohe me pare.

Si mund te ta bej kete? Si mund te te tradhetoj kaq paturpesisht? Si mund te ta ngul thiken pas shpine duke te te pare ne sy? Si mund te te harroj ty dhe gjithe sa me fale dhe me more kur ti je pergjithmone i gdhendur ne mendjen dhe trupin tim, kur ti ke lene shenjat e tua te perjeteshme mbi mua?

Idiote e mallkuar! Femer e marre! E kupton se ç'po thua? E kupton se çfare marrezirash bluan ne ate mendjen tende te dhjere?

Ai eshte vrasesi i vellait tend! VRASESI I MALLKUAR I VELLAIT TEND TE MALLKUAR QE TE FUTI NE KETE MESELE TE MALLKUAR!

Do ta vrasesh dhe do t'iu japesh fund vuajtjeve te tua!

E mban mend se ç'ke kaluar per te ardhur ketu? Te kujtohet qe u shnderrove ne nje striptiste te qelbur vetem e vetem per te marre hakun e tet vellai? Le pas gjithçka, braktise gjithçka dhe tani, tani ben si nje qaramane e dobet tere ndjenja dhe emocione?

Ti nuk ndjen!

S'ka ndjenja!

S'ka emocione!

S'ka meshire!

Mendo per dhembjen qe ke perjetuar, per jeten qe t'u shkaterrua, per Aleksandrin tend te shtrenjte qe vdiq pa patur asnje faj.

Dhe tani mendo se sa te pafajshem si Aleksandri ka vrare Don Diegua! Doni qe ti ke frike ta vrasesh, Doni qe te hapi zemren, qe te foli per nenen e tij, qe te shenjoi me tatuazhin e tij!

Mjaft! Mjaft! Nuk mundem me! Kjo eshte shume per t'u perballuar! Nuk duroj dot me! Kaq shume dhembje... Kaq shume frike...

Don... Te lutem... Me ndihmo... Beje qe te ndale! Te lutem! Ndale dhembjen qe po me gerryen te teren dalengadale!

-Ç'dreqin ben zgjuar kaq heret?-e permendi zeri i tij mengjesor.

Largoi duart nga fytyra te cilen deri ne ate moment ishte duke e ferkuar fort sikur te donte te zhdukte tere mendimet negative qe e kishin pushtuar ate mengjes.

E hodhi veshtrimin mbi fytyren e tij. Floket i kishte te shprishur, syte te picerruar nga gjumi dhe zerin disi te thyer e te lodhur.

Ajo nuk i ktheu pergjigje. E ç'mund t'i thoshte? Po kuvendoja me veten ne duhet te te vras apo jo?

U shtri ne nje cep te krevatit duke marre ate pozicionin e fetusit qe e urrente aq shume, sepse e bente te dukej vulnerabel, e dobet dhe e pambrojtur, kur ajo ishte teresisht e afte per t'u kujdesur per veten, apo jo?

Diego qendroi pa levizur per pak, pastaj iu afrua duke i thene:

-Çfare nuk shkon me ty?

Asnje pergjigje. Ajo nuk mundej as qe ta shihte ne sy.

-Mos me thuaj qe je merzitur, sepse nuk arritem te benim gje mbreme. Pasi me volle siper aty nga ora dy e mengjesit, pata frike te rresikoja per me shume, megjithese ma le bukur ngritur dje, mi amor,-ai po perpiqej qe ta bente te qeshte dhe po, ajo e vuri vertet buzen ne gaz.

Por pastaj, ne koke i jehuan ato fjalet e vogla, ndoshta te parendesishme e te rendomta qe ai shpesh i thoshte:

Mi amor (dashuria ime)

Chiquita(vogelushe)

Linda(bukuroshe)

Ato e bene te ndjehej keq. Nuk i meritonte, jo!

-Aleksis Parker nuk po flet! Bota po shkon drejt fundit!-u tall ai.

Ajo as kete here nuk e shqepi gojen. U perhumb ne irisat e gjelber te syve te tij dhe fryma iu ndal per nje çast, ashtu siç iu ndal atehere kur i kishte ndeshur ata sy te rrezikshem per here te pare.

-Une di shume menyra se si mund te te bej qe te flasesh chiquita, por ti... Si te duash... Meqe e paske ndare mendjen qe te Mos flasesh. Atehere s'me mbetet gje tjeter perveç se...-dhe i ngjiti buzet ne barkun e saj.

Filloi t'i thithte siperfaqen e bute mbi stomak me gjuhe duke shkaktuar te qeshura te papermbajtshme tek ajo. E dinte qe e kishte nje efekt te tille. Ajo e kishte pike te dobet barkun.

-Po tani? Ke nder mend te flasesh, apo?-e pyeti ai.

-Mjaft! Ndal! Mjaft! Zot! Dooon! O Zot! Ndaloo!-ajo qeshte e qeshte duke levizur duart e kembet ne ajer.

-Mmm... Chiquita... Me ndeze tani... Dhe o Zot, nuk di se si do te fikem... Vetem nese...-dhe para se gjuha e tij te zbriste poshte barkut per te shkuar atje ku asaj i nevojitej me shume, ai i hodhi nje shikim joshes, per t'u siguruar qe ajo nuk do te rrinte me pa folur tani.

Dhe teksa ai luante me pjeset e saj delikate, teksa i dhuronte kenaqesite erotike qe vetem ai dinte si dhe ku t'ia falte, ajo u ndje e qete per pak kohe.

Dhe ne fund, kur ai permbylli gjithçka duke takuar buzet e tyre me njera-tjetren, ajo mendoi:

Ah, sikur me nje puthje sublime te falja e te harroja!

Pasion i fshehte [SHQIP]Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora