57.Flames of hell

2.5K 184 121
                                    

Tashme, te veshur  qendronin te hutuar perballe njeri-tjetrit.

-Nuk ke per te thene ndonje gje rreth kesaj?-e pyeti nervoz Diego.

Lajmi qe sapo kishte marre e kishte lehtesuar sa me s'ka. Ndihej vertet shume i qete me faktin se ai femije nuk ishte i tij, por nuk dinte ç'te thoshte per ate pjesen tjeter. Si mund te ishte i Aleksandrit ai femije? Po a nuk duhej çuar me pare ADN-ja e tij ne laborator per te nxjerre kete rezultat te papritur?

Qendrimi pasiv i Aleksisit nuk po i pelqente aspak. Ajo nuk kishte shqiptuar as dy fjale te plota qe ne momentin kur ai perfundoi telefonaten. Ndoshta ishte e tronditur po aq sa ai, ose ndoshta akoma edhe me shume se ai. Ne fund te fundit, e gjithe kjo ishte vertet shume e dyshimte. Si kishte mundesi qe ai femije te kishte prinder Aimen dhe Aleksandrin? Ç'dreq lidhje kishte mes atyre te dyve? Nga djallin e njihnin njeri-tjetrin?

Aleksis nuk po i puqte syte me te tijet. Kjo nuk ishte nje shenje aspak e mire.

-Thuaj diçka dreqi ta marre! Po me frikeson,-pranoi ai.

-Ne duhet... Ne... Duhet te ndahemi,-tha ajo duke e pare drejt e ne sy.

I bene veshet, apo jo?

-Çfa... Çfare the?-belbezoi.

-Ne nuk mund te qendrojme me se bashku. Duhet t'i japim fund,-perseriti Aleksis me nje siguri qe atij po i kallte daten.

-Po kjo nga doli per ate Zot?

-Ne s'kemi per te zgjatur dhe ti e di mire kete. E gjithe kjo s'ka per te funksionuar kurre. Eshte e kote qe ta vazhdojme.

Iu afrua me hapa te shpejte dhe e shkundi fort.

-E kupton se ç'po thua?

-Po, e kuptoj shume mire madje,-u pergjigj Aleksisi me ze te bute.

-Ti nuk po flet seriozisht, apo jo? Te lutem me thuaj qe kjo eshte ndonje loje e jotja! Dije se nuk po me pelqen.

-Don... Une nuk po luaj... E kam me te vertete. E ke menduar ndonjehere se ç'do te behet me ne? Ke menduar ndonjehere rreth te ardhmes sone? Nuk besoj, dhe e di pse? Sepse nuk ka nje te tille per ne te dy!

-Mjafton qe ti te jesh me mua dhe do ta ndertojme se bashku te ardhmen!

-E si? Mund ta di se si? Duke u grindur per çdolloj gjeje te mundshme dhe me pas duke perfunduar ne shtrat? Pse ne kete menyre do t'i zgjidhim problemet? Keshtu do t'i zgjidhim edhe plaget qe do te marrim gjate rruges, duke u grindur si femije? Po femijet tane keshtu do t'i edukojme? Jo, me mire t'iu mesojme rrugen e mire te drejte, gjithçka arrihet duke vrare e duke shitur droge! Po, pikerisht! Oh, harrova diçka, ti as qe nuk e ke imagjinuar ndonjehere idene e te paturit femije me mua!-bertiti ne fund ajo.

-Keto tre vitet e fundit, teksa jetoja si nje i vdekur mes te gjalleve, nuk kam patur edhe aq kohe te mendoja qe te beja femije me femren qe per pak sa nuk me vrau,-iu kthye furishem ai.

-E sheh? Une per pak sa nuk te vrava, ti u ktheve per te me vrare, por meshira qe ndjeve per jetimen e deshperuar ma kurseu jeten. Keshtu do te vazhdojme? Do te perpiqemi te vrasim njeri-tjetrin derisa te shkaterrohemi krejtesisht?

-Ne do te sherohemi, nuk do te shkaterrohemi,-zbuti zerin ai dhe IA vendosi fytyren nder duar. Kishte nevoje per pranine e saj, kishte nevoje ta ndjente prane vetes.

-Une hodha ne ere gjithçka tenden! Jeten tende, punen tende, veten tende, gjithçka! Duhet te zhukem sa me shpejt te jete e mundur prej teje. Te kam sjelle veç telashe.

-Shh.. Te lutem, mos fol keshtu... Shhh...-i perkedheli floket dhe fytyren. Kerkoi ta ledhatonte edhe me, por ajo e shtyu fytyren larg duarve te tij,- Ti je forca ime, ti do te me shtysh te eci perpara.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now