40.One last kiss

2.6K 171 85
                                    

Qe nga nata e Krishtlindjeve ajo nuk e pa me Diegon. Ai kishte shkuar ne Meksike per te mbyllur punet e fundvitit, per te bere bilancet vjetore e nje sere llogarish te tjera dhe i kishte premtuar se do te kthehej ne vigjilje te Vitit te Ri.

Ditet e fundit te atij viti ajo i kaloi e mbyllur ne dhomen e saj. Nuk kishte deshire te takonte askend. Donte vetem te hante çokollata e embelsira pa fund dhe te shihte ne ekranin e madh te televizorit serialet e saj te preferuar.

Noah trokiti disa here ne deren e dhomes se saj ato dite, gati sa nuk e shkallmoi deren, por ne fund, kur e kuptoi se shoqja e saj nuk kishte nder mend qe te dilte prej andej, hoqi dore.

Edhe Riko trokiti ne deren e saj. I dha lajmin e bukur se i kishte zgjidhur problemet me Nohan, madje i tregoi se do t'i bente asaj nje surprize te per Vitin e Ri.

Aleksis nuk e priste qe ne pragun e dhomes se saj te shkonte edhe Pepe. Ai kurre nuk i kishte thene me shume se dy fjale, por ate dite i foli, i foli teper. I tregoi se sa shume rendesi kishte ajo per Donin dhe per te gjithe anetaret e viles. Dhe teksa ai fliste, Aleksis zinte veshet me jastek ne menyre qe mos t'i degjonte fjalet e tij.

Qe te gjithe dukej sikur po e ndjenin se shume shpejt ajo nuk do te ishte me pjese e viles.

Sa keq qe nuk e dini se edhe bosi qe aq shume e doni nuk do jete me me ju edhe per shume kohe.

Ne intervalin kohor te gjashte diteve Aleksis gati sa nuk u çmend. Bente ecejake te pafundme nga njeri cep i dhomes ne tjetrin. Hante si e marre. Pothuajse nuk flinte fare. Shihte televizor derisa t'i dhembte koka dhe pastaj monologonte pafundesisht me vetveten. Donte te zhdukej pa shume zhurme e buje. Te zhdukej ashtu siç kishte ardhur, pa i shkaktuar askujt asnje dem apo problem, pa i shkaktuar Diegos asnje dem apo problem.

Hah, sa per te qeshur! Pse vrasja e dikujt mund te quhet dem? Apo problem?! Idiote!

Nderroi mendje disa here. E telefonoi Emanuelin me qindra here, por ai nuk i pergjigjej. Çdo here qe provonte te kontaktonte me te pergjigjej sekretaria telefonike me ate zerin mekanik e automatik:

Numri qe thirret nuk ekziston!

Me ne fund, pas pese ditesh ankthi e pritjeje te pafundme, nje dite para dates 31 e kaploi nje gjume i thelle e plot endrra, midis te cilave ishte edhe ky makth:

Po vraponte ne drejtim te paditur. Po ia mbathte nga dikush, por nga kush? Vraponte pa e kthyer koken pas. Ne nje moment e ndjente veten te lehte si pupel, kurse ne tjetrin te rende si gur.

-Ku mendon se po shkon chiquita?

Oh, Doni! Ai do ta shpetonte, ai gjithmone e bente. Do ta mbronte dhe do ta ndihmonte. Shkoi prane tij, por syte e tij nuk po i njihte. Ata ishin te huaj. Shprehja e fytyres se tij e trembi.

-Si guxove te ma beje kete chiquita? Si guxove te me tradhetoje? Mendoje se do te ma hidhje paq? Shpresoje se do te me genjeje deri ne fund? Ncncnc, nuk shkon keshtu! Dhe ti e di mire se çfare i pret tradhetaret, apo jo chiquita?

Ai nxorri armen, ia drejtoi asaj ne balle dhe para se ta shkrepte, perseriti pyetjen e tij:

-Çfare I pret tradhetaret chiquita, chiquita...chiquita...chiquita....

Gjeja e pare qe pa dhe ndjeu kur u zgjua ishin krahet dhe fytyra e Donit. Ende e trembur nga makthi, bertiti dhe e shtyu ate tutje.

-Qetesohu vogelushe, une jam ketu me ty. Qetesohu...-i peshperiste ai.

Por ai nuk mund ta qetesonte kete here. Ajo nuk mund te qetesohej duke e ditur se çfare do te ndodhte jo shume ore me vone. Fshehu fytyren ne kraharorin e tij. Nuk donte ta shihte shikimin e tij te shqetesuar, aq te preokupuar per te.

-Eja, do te dalim!-i tha Doni pas pak minutash.

-Do te dalim?-pyeti ajo me gjysme zeri,-Po ku do te shkojme?

-Eshte vigjilja e Vitit te Ri mi amor, do te dalim sonte, do te endemi rrugeve ashtu siç te kisha premtuar,-dhe e ngriti peshe nga shtrati me shpresen se do ta gezonte disi.

-Nxito, per nje ore vjen mesnata!-e kujtoi ai.

Per nje ore vjen mesnata...

Per nje ore vjen mesnata....

Per nje ore vjen mesnata...

Me levizje mekanike, ajo veshi nje xhup te trashe, nje pale atlete te zakonshme dhe shkoi pas tij.

Nje ore me vone, pasi kishin ecur krahe per krah njeri-tjetrit neper rruget e mbushura plot drita e njerez qe prisnin te lumtur ardhjen e Vitit te Ri, me ne fund mberriten ne nje nga parqet e qytetit. Turmat perreth po emocionoheshin. Shume shpejt do te niste numerimi i sekondave te fundit.

Diego e vendosi Aleksisin ne qender te parkut, e shtrengoi fort prane vetes dhe e pa drejt e ne sy.

Zemra e saj po shperthente nga rrahjet e shpejta. Nuk mund te artikulonte as edhe nje fjale. Ndihej aq bosh, por edhe aq plot ne te njejten kohe.

Kjo ishte... Po ndodhte...

Njerezit brohorisnin dhe numeronin:

10... Nje shikim...

9... Nje shtrengim duarsh...

8... Nje buzeqeshje e embel...

7... Nje frymemarrje e shpeshtuar...

6... Nje perqafim i ngrohte...

5.... Nje afrimitet i tepruar....

4.... Nje shkelqim verbues...

3... Nje hene deshmitare...

2... Nje puthje e fundit...

1.... Dhe nje Pasion i Fshehte...

Me te larguar buzet prej te sajave, me avullin qe i dilte nga goja, ai i peshperiti:

-Chiquita... Une... Une... Une...te...

Nje shkrepje arme dhe zemra e saj qe ndali per nje moment...

Fund

Ja tek erdhi edhe fundi i papritur qe na theu zemrat. As vete nuk mund ta besoj qe mbaroi...

Ok,ok, po tallem😂😂
Hello my bitches.
Edhe vete jam habitur me numrin e shumte te updateve qe kam bere keto dite, for fuck's sake 3 kapituj ne nje dite... Kjo ndodhi ngaqe mezi po e prisja kete kapitullin 40, eshte nje nga te preferuarit e mi, sepse ketu my bitches mbaron nje pjese e historise dhe fillon pjesa tjeter.
Shpresoj qe t'ju pelqeje dhe jam shume kurioze te di se çfare mendoni qe do te ndodhe ne te ardhmen... 😝
Deri heren e ardhshme qe do te bej update qe mund te jete pas nje ose dy javesh😂 ose kur te me kapi frymezimi,
ME SHUME DASHNI, J.D.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now